Lajme
Izet Mexhiti: VLEN-i është forca e parë e shqiptarëve, bashkimi po merr drejtim të ri
Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit, gjatë fjalimit të tij në kongresin e VLEN, deklaroi se ky koalicion është shndërruar në forcën kryesore politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Ai theksoi se VLEN-i sot përfaqëson një subjekt të konsoliduar politik, duke u pozicionuar si faktor kryesor në skenën politike shqiptare.
“Sot VLEN-i është bërë forca e parë kryesore e politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ky është momenti kur bashkimi merr një peshë të re, sepse bashkimi i vërtetë nuk matet kur fillon, por kur konsolidohet dhe merr drejtim të ri”, u shpreh Mexhiti.
Lajme
Nikolloski: Shteti ka rezerva të kerozinës për tre muaj
Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, informoi se vendi nuk ka probleme me furnizimin me kerozin dhe se aktualisht ka rezerva për 90 ditë. Nikolloski njoftoi gjithashtu hapjen e pesë destinacioneve të reja nga dy aeroportet, të cilat do të fillojnë të funksionojnë nga muaji i ardhshëm, transmeton Portalb.mk.
“Përveç faktit që furnizohen aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit, me kerozinin tonë furnizohet plotësisht edhe aeroporti i Prishtinës dhe pjesërisht aeroporti i Nishit. Kemi rezerva për 90 ditë, edhe pse ligji parashikon 60 ditë. Në kushte kur po paralajmërohen anulime fluturimesh, ne gjatë muajit qershor planifikojmë pesë destinacione të reja nga aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit. ‘Austrian Airlines’ do të fillojë për herë të parë të fluturojë nga Vjena drejt Ohrit. ‘Wizz Air’ do të fluturojë nga Ohri në Krakov dhe në Wrocław, dhe kemi dy destinacione të shkëlqyera turistike nga aeroporti i Shkupit: njëra është Palermo – Sicili, tjetra Alghero – Sardenjë”, tha Nikolloski.
Kujtojmë se, çmimi i karburantit për avionë (kerozina) është rritur me 122 përqind që nga fillimi i luftës me Iranin, sipas kompanisë konsulente Energex me seli në Londër. Së pari, probleme me furnizimin u raportuan në aeroportet aziatike, mdërkohë që ka vonesa të mëdha edhe në furnizimin me karburant në aeroportet në Itali.
Lajme
Kjo është përbërja e re që do të udhëheqë VLEN-in
Koalicioni VLEN ka zyrtarizuar strukturat e tij drejtuese gjatë punimeve të Kongresit të parë të mbajtur në Shkup, duke shënuar kalimin nga një aleancë partish në një subjekt të unifikuar politik.
Sipas vendimeve të miratuara nga delegatët, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami janë zgjedhur bashkëkryetarë të lëvizjes, ndërsa pozicioni i sekretarit të përgjithshëm i është besuar Bekim Salit, përcjell INA.
Për të kompletuar hierarkinë drejtuese, Kongresi emëroi Mimoza Musën dhe Bekim Qokun në postet e nënkryetarëve, duke përcaktuar kështu ekipin që do të udhëheqë organizimin dhe strategjinë e mëtejshme të subjektit në skenën politike të Maqedonisë së Veriut.
Ky proces i rëndësishëm i strukturimit të brendshëm pason diskutimet mbi platformën politike dhe synon të forcojë përfaqësimin e kësaj force brenda koalicionit qeverisës dhe përballë elektoratit.(INA)
Lajme
Shkodran Alili i bashkohet koalicionit VLEN
Avokati dhe humanisti Shkodran Alili, i njohur si kandidat i pavarur për Komunën e Kërçovës, tashmë i është bashkuar koalicionit VLEN.
Ky zhvillim paraqet një lëvizje të rëndësishme në skenën politike lokale, pasi Alili kishte ndërtuar profilin e tij politik jashtë partive tradicionale. Përfshirja e tij në VLEN pritet të ndikojë në forcimin e koalicionit në Kërçovë.(INA)
-
Lajme6 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
