Connect with us

Sport

Ardian Krasniqi mposht Vinko Zadro dhe shpallet kampion i Evropës

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i Evropës në kategorinë gjysmë të rëndë.

Meçi është zhvilluar në kuadër të spektaklit të boksit “Showdown for Legacy IV” në Gjermani dhe është transmetuar drejtpërdrejt në RTK.

Krasniqi ka hyrë në ring me objektivin për të mbrojtur titullin WBO Intercontinental, ndërsa njëkohësisht synonte edhe titullin evropian. Ai ka zhvilluar një paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë duelit, duke dominuar në shumicën e raundeve përballë kundërshtarit kroat.

Megjithatë, dallimin vendimtar e ka bërë në raundin e fundit, ku ka treguar epërsi të qartë dhe e ka vulosur fitoren.

Me këtë triumf, Ardian Krasniqi jo vetëm që e ka mbrojtur titullin e tij WBO Intercontinental, por edhe e ka fituar titullin e kampionit të Evropës.

Sport

Fillojnë ‘ethet’ në Kupën e Botës, përfundon faza e grupeve

Faza e grupeve në Kupën e Botës 2026 ka përfunduar zyrtarisht, duke sjellë edhe çiftet që do të përballen në raundin e 1/16 së finales. Kombëtaret më të mira të turneut kanë siguruar kalimin tutje, ndërsa tani nis faza eliminatore, ku çdo gabim mund të kushtojë me eliminim.

Në mesin e dueleve më të spikatura bie në sy përballja mes Gjermanisë dhe Paraguait, ndërsa Brazili do të sfidojë Japoninë. Kampionia në fuqi, Argjentina, do të përballet me Kepin e Gjelbër, teksa Anglia do të ketë përballë Republikën Demokratike të Kongos.

Një tjetër duel interesant pritet të jetë ai mes Portugalisë dhe Kroacisë, ndërsa Spanja do të masë forcat me Austrinë. Holanda do të përballet me Marokun, kurse Franca do të luajë ndaj Suedisë.

Kanadaja do të sfidojë Afrikën e Jugut, SHBA-ja do të ketë përballë Bosnje dhe Hercegovinën, ndërsa Belgjika do të luajë ndaj Senegalit.

Në anën tjetër të tabelës, Bregu i Fildishtë do të përballet me Norvegjinë, Meksika me Ekuadorin, Zvicra me Algjerinë, ndërsa Kolumbia do të sfidojë Ganën.

Përballjet e plota të 1/16 së finales:

Gjermania – Paraguai
Franca – Suedia
Afrika e Jugut – Kanadaja
Holanda – Maroku
Portugalia – Kroacia
Spanja – Austria
SHBA – Bosnja dhe Hercegovina
Belgjika – Senegali
Brazili – Japonia
Bregu i Fildishtë – Norvegjia
Meksika – Ekuadori
Anglia – Republika Demokratike e Kongos
Argjentina – Kepi i Gjelbër
Australia – Egjipti
Zvicra – Algjeria
Kolumbia – Gana

Nga tani e tutje nuk ka më hapësirë për gabime, pasi çdo ndeshje është me sistem eliminimi direkt dhe vetëm 16 kombëtare do të vazhdojnë rrugëtimin drejt ëndrrës për të ngritur trofeun e Kupës së Botës 2026.

Continue Reading

Sport

Garë për Milazim Bajraktarin – klubet kërkojnë kapitenin e Trepçës ’89

Milazim Bajraktari, i njohur si “Ximi”, po vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur të futbollit kosovar. Kapiteni i Trepçës ’89 zhvilloi sezonin më të mirë të karrierës, duke u shfaqur si lider i vërtetë dhe një prej lojtarëve më të dalluar në fushë.

Paraqitjet e tij fantastike kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve, si Skënderbeu, Partizani, Elbasani e Besa e Kavajës, por edhe të skuadrave të njohura kosovare si Prishtina, Drita dhe Ferronikeli.

Me karakter, përkushtim dhe cilësi të padiskutueshme, Bajraktari është kthyer në një simbol të Trepçës ’89 dhe një futbollist që çdo klub do ta dëshironte në radhët e veta. Tashmë pritet vendimi i tij për hapin e radhës në karrierë.

Continue Reading

Sport

Norvegjia “tremb” Francën, Haaland një “përbindësh”, shkëlqen me dygolësh

Norvegjia ka hedhur kandidaturën për të qenë një nga surprizat e mundshme të Kupës së Botës pas fitores 3-2 përballë Senegalit në ndeshjen e dytë në grup, duke u bërë gati për “finalen” përballë Francës që do të përcaktojë kreun, pasi të dy skuadrat kanë siguruar kualifikimin në turin tjetër.

Në një ndeshje të dominuar nga norvegjezët që në start, ishte Pedersen ai që u dha avantazhin në fundin e pjesës së parë.

Më pas, e kishte radhën Haland të shënonte dy herë, duke bërë të pavlefshme tentativat e ekipit afrikan për të marrë diçka nga kjo sfidë me dy golat e Sarr që shërbyen vetëm për statistikë.

Kështu, Norvegjia fitoi për herë të parë dy ndeshje në një edicion të Kupës së Botës dhe Haland mbeti në garë për “Këpucën e Artë” të turneut duke mos iu ndarë dyshes Mesi-Mbape. Kurse Senegali, mban ende gjallë shpresa për kualifikim mes të tretave më të mira nëse mund Irakun.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Shehu rrëfen aksionin e UÇK-së ku i shkatërruan dy kamionë me forca serbe: Aty nuk ka dal asnjë i gjallë, nesër erdhën për hakmarrje

Ish-ushtari i UÇK-së, Faik Shehu ishte mysafiri i radhës i emisionit ”N’Demos”. Vrasja me thika e ushtarëve serbë, beteja me...

Sport1 hour ago

Fillojnë ‘ethet’ në Kupën e Botës, përfundon faza e grupeve

Faza e grupeve në Kupën e Botës 2026 ka përfunduar zyrtarisht, duke sjellë edhe çiftet që do të përballen në...

Lajme1 hour ago

Deri në 4 orë pritje për hyrje në Maqedoni në VK “Bogorodicë”

Nga dita e djeshme ka kolona të gjata me vetura në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” për hyrje në Maqedoninë e Veriut....

Lajme1 hour ago

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke vlerësuar se shqiptarët, dy vite pas ndryshimit të pushtetit, janë...

Lajme1 hour ago

Autoritetet në Bahrein thonë se sulmet iraniane janë një përshkallëzim i rrezikshëm

Autoritetet në Bahrein i kanë cilësuar si përshkallëzim të rrezikshëm sulmet e fundit të Iranit ndaj këtij shteti. Në një...

Sport2 hours ago

Ardian Krasniqi mposht Vinko Zadro dhe shpallet kampion i Evropës

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke...

Lajme13 hours ago

Burkina Faso ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Francën

Junta ushtarake e Burkina Fasos ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Francën, duke e akuzuar Parisin se ka vepruar vazhdimisht kundër...

Lajme14 hours ago

Mexhiti: Rreth 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare në dy vitet e fundit, ndryshim historik në zhvillimin e infrastrukturës

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Agora” në Almak TV ka deklaruar se në dy vitet e fundit në...

Lajme14 hours ago

Bekim Sali: One Stop Shop mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut tashmë funksionon

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se sistemi One Stop Shop mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut tashmë ka...

Lajme15 hours ago

Samet Bislimi: Tetovarët po e shohin ndryshimin me punën e Bilall Kasamit, jo propagandën e BDI-së

Samet Bislimi ka vlerësuar se ndryshimet që po ndodhin në Tetovë janë rezultat i punës së kryetarit të komunës, Bilall...

Trending