Lajme
30 pleq presin radhë, mungesa e stafit ua mbyll dyert e Shtëpisë së Pleqve në Kumanovë
Rreth 30 pleq presin rend për tu pranuar në Shtëpinë e Pleqve në Kumanovë ‘Zafir Sajto’, por për shkak të mungesës së personelit në institucion, dyert për ata mbeten të mbyllura. Mungesa e stafit e ulë edhe cilësinë e ofrimit të shërbimeve për banorët ekzistues, shkruan Portalb.mk.
Mungesa e kuadrit në këtë institucion e pamundëson pranimin e pleqve të tjerë, ndërsa sfiduese mbetet edhe ofrimi i shërbimeve për ata që tani më janë vendosur në këtë institucion.
Se mungesa e kuadrit ndjehet çdo ditë në punë e konfirmojnë edhe punonjësit e institucionit. Hanumsha Bajrami, e punësuar në Shtëpinë e Pleqve në Kumanovë për Portalb.mk tha se nevoja për punësime të reja është e dukshme dhe do e lehtësonte edhe punën e tyre.
“Kemi rreth 170 të vendosur, ndërsa kërkesa ka edhe më shumë, por aq e kemi kapacitetin. Stafi nuk është i mjaftueshëm dhe kemi mungesë të madhe të kuadrit. Një punëtor kryen punën e dy ose tre punëtorëve të tjerë. Me vështirësi arrijmë t’i kryejmë të gjitha obligimet dhe kemi nevojë për më shumë staf”, tha Bajrami.
Drejtori i Shtëpisë së Pleqve “Zafir Sajto”, Aleksander Kërstevski, për Portalb.mk e konfirmoi se rreth 30 persona të tjerë presin për t’u pranuar, por për shkak mungesës së stafit nuk kanë mundësi t’i pranojnë të tjerët.
“Për të ofruar shërbime më cilësore, normalisht duhet të kemi më shumë kuadër. Momentalisht kemi 33 të punësuar me kontrata të përhershme dhe shtatë me kontrata në kohë të caktuar. Mungesa e stafit është një ndër pengesat kryesore. Për këtë çështje kemi biseduar edhe me ministrin e Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Velkovski, i cili është i njoftuar me situatën. Problemi më i madh për punësime të reja janë financat dhe shpresojmë që me rebalancin e buxhetit të krijohen mundësi për pranimin e personelit të ri”, u shpreh Kërstevski.
Ai shtoi se, për të funksionuar normalisht, institucionit i duhen rreth 68 punonjës, ndërsa ka 40.
Pavarësisht këtyre sfidave, disa nga pleqtë që banojnë në këtë shtëpi u deklaruan për Portalb se janë të kënaqur me kushtet.
Lidhur me kërkesat për punësime të reja, Ministria e Financave nuk njoftoi për miratim të vendeve të reja të punës, por sqaroi se gjatë viti 2024 për këtë institucion janë realizuar procedura për punësime.
“Ministria e Financave po dërgon njoftime te përdoruesit buxhetorë për zbatimin e punësimeve të reja në përputhje me dispozitat ligjore”, thanë nga Ministria e Financave.
Në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të Ministrisë së Politikës Sociale ekzistojnë pesë institucione publike (Shkup, Kumanovë, Prilep, Manastir dhe Berovë) për të moshuarit, ndërsa 44 institucione tjera private të cilat ofrojnë strehim për personat e moshuar.
Shembull, në Pollog në këtë drejtim ka pasur projekte për përkujdesje të të moshuarve në kushte shtëpie, përmes sektorit civil dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale me përkrahje nga Banka Botërore.
Ndryshe, në të gjithë vendin numri i popullsisë rezidente të moshës mbi 60 vjeçare është rreth 440,000. Gjithashtu shqetësuese është shkalla e ulët e fertilitetit prej 1.44 fëmijësh për grua, gjë që tregon se popullsia në RMV, në vazhdimësi po plaket dhe nuk po ripërtërihet.
Lajme
“Fluturuan” me 175 km/h në autostradë, kapen 2 shtetas serbë në “Tabanoc”!
Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar në pikën kufitare të Tabanocit, pasi sistemi “Qyteti i Sigurt” i kishte regjistruar duke lëvizur me shpejtësi marramendëse në tunelet e autostradës Demir Kapi–Gjevgjeli.
Njëri prej tyre kishte vozitur me 169 km/h, ndërsa tjetri me 175 km/h, në një segment ku shpejtësia maksimale e lejuar është vetëm 80 km/h.
Sipas MPB-së, më 18 tetor, rreth orës 19:05, në Tabanoc u arrestua N.Z. (36) nga Serbia, e cila drejtonte një automjet “Mercedes”.
Disa orë më vonë, në orën 22:45, në të njëjtën pikë kufitare u arrestua edhe V.Zh. (58), drejtues i një automjeti “Audi”.
Të dy u shoqëruan në stacion policor nën dyshimin për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, ndërsa pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të ngrihen kallëzime penale.
Lajme
“Kush shkatërron, do të paguajë”, Rama: Ajo që e sfidon një shtet, e bën atë edhe më të fortë
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa ligjore ndaj atyre që shkaktojnë dëme gjatë trazirave në protestë, duke përfshirë edhe përgjegjësinë e prindërve për veprimet e fëmijëve të tyre të mitur.
Gjithashtu, Rama theksoi domosdoshmërinë e marrjes së masave radikale për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit nën moshën 16 vjeç.
“Kush shkatërron, duhet të paguajë. Prindërit nuk do të mbeten jashtë kësaj përgjegjësie dhe do të paguajnë dëmet që shkaktojnë fëmijët e tyre. Nuk jam i idesë së përgjegjësisë për të miturit. Përgjigjja e vetme është ajo që po bën sot Evropa: ulja e moshës dhe e qasjes.
Na duhet instrumenti i këmbënguljes së shtetit. Është koha për t’i dhënë përgjigje pyetjes se si do të realizojmë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe si do ta drejtojmë gishtin ndaj kësaj mase agresorësh të dinjitetit njerëzor, të cilët, përmes rrjeteve sociale, ua marrin njerëzve qetësinë familjare.
Kjo është diçka që dihej, që kur nën puplat e flamingove fshiheshin edhe duart që sot kanë dalë hapur. Por, nga ana tjetër, ajo që e sfidon një shtet e bën atë edhe më të fortë, vetëm më të fortë. Policia e Shtetit meriton gjithë respektin e të gjithëve, siç tregojnë të gjitha faktet dhe jo publikimet mediatike”, u shpreh Rama.
Lajme
Tentoi të kontrabandonte 4 milionë denarë ar në jastik qafe, arrestohet tetovari
Bizhuteri ari me vlerë rreth 4 milionë denarë janë sekuestruar në pikën kufitare të Bogorodicës, pasi një qytetar i Maqedonisë së Veriut tentoi t’i fuste ilegalisht në vend, duke i fshehur brenda një jastëku për qafën.
Zv drejtori i doganave, Mustafa Dauti njoftoi se rasti u zbulua gjatë kontrollit të një autobusi që qarkullonte në linjën Stamboll–Gostivar. Pasi asnjë nga udhëtarët nuk deklaroi mallra për kontroll doganor, zyrtarët kryen një kontroll më të detajuar të autobusit.
Gjatë kontrollit, në brendësi të jastëkut për qafën që mbante me vete i dyshuari u gjetën 77 copë bizhuteri ari, me peshë të përgjithshme prej 612 gramësh.
Sipas provave të siguruara nga Departamenti i Hetimeve gjatë procedurës paraprake, i dyshuari e kishte blerë arin në një punëtori argjendarie në Stamboll, me qëllim që ta fuste ilegalisht në Maqedoninë e Veriut dhe më pas ta shiste në argjendarinë e tij.
Bizhuteritë janë sekuestruar, ndërsa ndaj tij është ngritur kallëzim penal për veprën penale të kontrabandës, e dënueshme sipas Kodit Penal.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë

