Lajme
BDI: Mashtrimi i S’VLEN-it thellohet, Alternativa vazhdon si parti më vete
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar lidhur me statusin e partive që përbëjnë VLEN-in, duke pretenduar se edhe Alternativa vazhdon të figurojë si subjekt politik i veçantë në Regjistrin Qendror.
Sipas BDI-së, dokumentet zyrtare tregojnë se në regjistër Alternativa figuron me Zekirija Berishën si kryetar të partisë. Berisha, sipas reagimit, është shef i kabinetit të ministrit Bekim Sali.
BDI-ja ngre një sërë pyetjesh lidhur me ndryshimin e pretenduar të kryetarit të Alternativës, duke kërkuar të dihet se kur është marrë vendimi, cili organ partiak e ka miratuar atë dhe pse ky ndryshim, sipas tyre, nuk është bërë publik.
“Kur është zgjedhur Zekirija Berisha kryetar? Cili organ partiak e ka marrë këtë vendim? Pse ndryshimi është mbajtur i fshehtë?”, pyet BDI në reagimin e saj.
Sipas partisë opozitare shqiptare, fakti që Alternativa vazhdon të figurojë si subjekt i veçantë në dokumentet zyrtare bie ndesh me narrativën për bashkimin e partive në kuadër të VLEN-it.
BDI pretendon gjithashtu se edhe BESA vazhdon të figurojë si subjekt politik më vete, me Bilall Kasamin në krye.
“BESA vazhdon të ekzistojë me Bilall Kasamin kryetar. Alternativa vazhdon të ekzistojë me Zekirija Berishën kryetar”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Në përfundim, BDI e cilëson procesin e bashkimit të partive në VLEN si një “mashtrim”, duke akuzuar drejtuesit e koalicionit se partitë, kryetarët dhe strukturat e tyre vazhdojnë të funksionojnë veçmas.
Lajme
600 mijë euro për morgun ortodoks në Kumanovë, ndërsa varrezat muslimane mbeten në mëshirë të fatit
Përgatiti: Anila Pajaziti
Kumanova është përfshirë nga një debat i nxehtë pas vendimit të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për të ndarë 36 milionë denarë, ose rreth 600.000 euro, për rekonstruksionin e Kapelës së Qytetit në varrezat ortodokse. Projekti i miratuar si formë kredie nga kredia hungareze, implementohet përmes Ndërmarrjes Publike “Pastrim dhe Gjelberim”, dhe parasheh një rikonstruksion të plotë të objektit, duke përfshirë çatinë, fasadën, instalimet dhe rregullimin e një parkingu përreth, përcjell INA.
Derisa autoritetet komunale dhe kryetari Maksim Dimitrievski e mbrojnë këtë si një investim të nevojshëm publik për të gjithë qytetarët, ky vendim ka ngritur pakënaqësi në opinion nga këshilltarët komunal të koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI).
Deklaratat dhe përplasja e argumenteve në terren
Reagimet e ashpra nga opozita shqiptare janë se qeverisja lokale siguron shuma marramendëse prej 600 mijë eurosh për varrezat ortodokse, ndërsa varrezat muslimane janë në një gjendje katastrofale. Morgu i atjeshëm është tejet i vogël, hapësirat për parking mungojnë plotësisht, dhe çdo përmirësim deri më tani është realizuar ekskluzivisht përmes vetëkontributit të vetë qytetarëve, pa asnjë ndihmë apo investim institucional nga ana e komunës.
Në reagimin e tij, këshilltari komunal nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Huzef Mustafa, theksoi se kjo nuk është politikë, por diskriminim i hapur.
“A mund të gjenden 600 mijë euro për varrezat ortodokse, ndërsa për varrezat myslimane nuk parashihet asnjë denar? Kjo nuk është thjesht çështje buxheti. Është çështje e prioriteteve, përgjegjësisë dhe trajtimit të barabartë të qytetarëve.”, theksoi Mustafi.
Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski-Maksi, i kundërshtoi ashpër këto qëndrime, duke bërë thirrje që kjo çështje të mos politizohet.
“Varrezat janë për të gjithë qytetarët. Ato janë qytetare, publike dhe të përbashkëta, kurse respekti ndaj të ndjerëve dhe familjeve të tyre nuk guxon të jetë lëndë e manipulimeve politike dhe nxitjes së intolerancës fetare.”, u arsyetua Dimitrievski, duke mos u përgjigjur se pse gjysma e këtyre mjeteve nuk u dedikua për varrezat muslimane.
Pyetjet pa përgjigje dhe barra e kredive publike
Ky investim është një formë kredie, që do kthehet nga komuna, e që taksapagues janë të gjithë qytetarët.
Në rrjetet sociale kanë shpërthyer akuza se si është e mundur të gjenden fonde kaq të mëdha për një projekt të caktuar, ndërkohë që nevojat elementare të komuniteteve të tjera injorohen plotësisht. Përpos anashkalimit të varrezave muslimane, banorët po përballen me mbeturina që nuk mblidhen rregullisht, me ndërmarrje gati të kapitulluara pa rroga.
Qytetarët e Kumanovës kërkojnë llogaridhënie, transparencë dhe trajtim të barabartë të të gjitha lagjeve dhe hapësirave publike, duke kërkuar që prioritetet e komunës të orientohen drejt nevojave reale dhe jo ndarjeve selektive.(INA)
Lajme
VLEN: Viti i ri shkollor me më shumë lehtësi për nxënësit, më pak shpenzime për prindërit
Fillimi i vitit shkollor sjell gëzim për fëmijët, por edhe shpenzime të shumta për prindërit. Pikërisht për t’ua lehtësuar këtë barrë familjeve, VLEN, përmes ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka propozuar rikthimin e “shportës shkollore”, me zbritje deri në 15 për qind për pajisjet shkollore.
Në këtë masë do të përfshihen çantat, fletoret, lapsat, markerat, blloqet e vizatimit dhe produkte të tjera bazë që u nevojiten nxënësve për fillimin e vitit të ri shkollor.
Kjo është një tjetër masë konkrete e VLEN-it në Qeveri, me të cilën politika kthehet në ndihmë të drejtpërdrejtë për qytetarët. Në vend të premtimeve, fokusi është te masat që ua lehtësojnë jetën familjeve dhe ulin shpenzimet në periudha kur ato kanë më shumë nevojë për mbështetje.
Produktet do të jenë të shënuara qartë në shitore, ndërsa zbritja do të aplikohet direkt në arkë dhe do të pasqyrohet në kuponin fiskal.
” ”
Sepse investimi më i mirë për të ardhmen është investimi te fëmijët dhe të rinjtë. Me më shumë mundësi, më shumë mbështetje dhe kushte më të mira për të mësuar, ata janë forca që do ta ndërtojnë të ardhmen e vendit.
Lajme
Ahmeti:Në vitin 1984 më rrethoi UDBA por nuk më kapi
Ali Ahmeti ka rrëfyer për arrestimet e tij gjatë viteve 1981-1982, veprimtarinë e studentëve shqiptarë dhe ndikimin e vrasjes së Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës në lëvizjen shqiptare të asaj kohe.
Në intervistën për ciklin “Dosjet” në Debat Plus, Ahmeti tha se në vitin 1981 ishte arrestuar në Kërçovë dhe ishte mbajtur për 60 ditë, ndërsa arrestimi i radhës kishte ndodhur në vitin 1982.
Ai tregoi se në atë periudhë ishin arrestuar rreth 150 studentë, por sipas tij, vetëm një pjesë e vogël ishin të organizuar.
Ahmeti tha se në maj të vitit 1984 grupi i tij ishte rrethuar nga UDB-ja, por ai nuk ishte gjetur në banesë dhe më pas kishte kaluar në ilegalitet, për t’u arratisur nga Jugosllavia më 1 korrik të atij viti.
” ”
Duke folur për vrasjen e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, Ahmeti tha se ajo kishte qenë një goditje e rëndë për lëvizjen shqiptare, por se synimi për ta frikësuar dhe dobësuar atë nuk ishte arritur.
“Çdo arrestim, çdo vrasje ka pasur kundërefekt dhe na ka mobilizuar aq më shumë”, tha Ahmeti.
Ai përmendi edhe vdekjen e Zija Shemsiut në burg në vitin 1985, duke thënë se pas saj ishin shpërndarë mijëra trakte në Kosovë dhe në trevat shqiptare.
“Çdo goditje na ka kalitur. Çdo goditje na ka bërë më të fortë”, ka rrëfyer Ahmeti.
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
