Connect with us

Lajme

Ali Ahmeti pas aktgjykimit në Hagë: Vendim i padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ahmeti e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe ka bërë thirrje për maturi e unitet.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në reagimin e tij, Ahmeti e ka cilësuar aktgjykimin si “të padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes”, duke theksuar se në këto momente duhet të ruhet qetësia dhe uniteti.

“Vendimi i sotëm ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit është një vendim që e konsideroj të padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka bërë thirrje që zhvillimet e fundit të mos shndërrohen në burim tensionesh apo përçarjesh.

“Në këto momente të rënda, bëj thirrje për maturi dhe unitet. Nuk duhet të biem në asnjë grackë që synon të krijojë tensione, përçarje apo të njollosë luftën çlirimtare të popullit në Kosovë”, ka deklaruar lideri i BDI-së.

Ahmeti në reagimin e tij është ndalur edhe te roli i UÇK-së dhe qëllimi i luftës së saj.

“UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj shtypjes dhe luftoi për lirinë e Kosovës”, ka theksuar ai.

Sipas Ahmetit, pretendimet e dikurshme për trafikim organesh, të cilat për vite me radhë ishin lidhur me UÇK-në dhe drejtuesit e saj, nuk u shndërruan në akuza në procesin gjyqësor në Hagë.

“Pretendimet e dikurshme për trafikim organesh, që rënduan për vite mbi UÇK-në dhe drejtuesit e saj, nuk u shndërruan në akuza në këtë proces”, ka shkruar Ahmeti.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Lazim Destani pas vendimit të Gjykatës Speciale: Kosova ka nevojë urgjente për bashkim, t’i lëmë mënjanë përplasjet politike

Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, filantropi i njohur Lazim Destani ka bërë një reagim publik, duke shprehur zhgënjimin e tij të thellë dhe njëkohësisht duke dhënë një mesazh të fuqishëm uniteti për politikën dhe shoqërinë në Kosovë.

Më poshtë gjeni reagimin dhe thirrjen e tij të plotë:

Sot jam thellësisht i zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së.
Është e vështirë të përshkruhet me fjalë ndjenja që kemi në një ditë si kjo. Emri i UÇK-së është i lidhur me një periudhë vendimtare të historisë së Kosovës, me luftën për liri, me sakrificën dhe me shpresën që një ditë fëmijët tanë të rriteshin të lirë në vendin e tyre.
Besojmë dhe shpresojmë se në procesin e apelit çdo fakt, argument dhe rrethanë do të shqyrtohet me drejtësi dhe përgjegjësi të plotë.

Sot dua të bëj një apel që shkon përtej çdo partie dhe çdo dallimi politik.
Kosova sot ka nevojë për bashkim.
U bëj thirrje të gjitha forcave politike që, të paktën në momente të këtilla, t’i lënë mënjanë përplasjet dhe interesat partiake dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për çështjet që prekin vendin.

Dhe kur është në pyetje Kosova, duhet të dimë të qëndrojmë bashkë.

Continue Reading

Lajme

Kasami: Keqardhje për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e vërteta historike e luftës çlirimtare nuk rishkruhet

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka shprehur keqardhje të thellë për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Përmes një reagimi, Kasami ka deklaruar se vendimi është i rëndë për katër ish-drejtuesit e UÇK-së, të cilët, sipas tij, kanë dhënë kontribut në luftën për çlirimin e Kosovës dhe vazhdojnë të jenë larg familjeve të tyre.

“Ky aktgjykim nuk e ndryshon të vërtetën historike për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Kasami.

Ai e ka cilësuar luftën çlirimtare në Kosovë si “pjesën më të lavdishme të historisë sonë kombëtare”, ndërsa ka shprehur pritjen që vendimi të rishqyrtohet në Apel.

“Presim që Apeli ta rishqyrtojë dhe ta rrëzojë këtë vendim”, ka theksuar Kasami.

Në reagimin e tij, bashkëkryetari i VLEN-it ka shprehur solidaritet me familjet e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, me bashkëluftëtarët e tyre dhe me të gjithë ata që, siç thotë ai, e përjetojnë këtë ditë me dhimbje.

“Historia e Kosovës është histori e një populli që luftoi për liri. Dhe kjo histori nuk rishkruhet”, përfundon Kasami.

Gjykata Speciale në Hagë shpalli sot aktgjykimin në shkallë të parë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, ku të gjithë së bashku u dënuan me 81 vite burgim në një proces që kishte nisur në prill të vitit 2023.

Continue Reading

Lajme

Albulena Haxhiu porosi familjeve të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Kosova është me ju

Ushtruesja e detyrës së presidents, Albulena Haxhiu ka shprehur tronditjen për vendimin e sotëm në Speciale, por edhe mbështetjen për familjet e ish-udhëheqësve të luftës së UÇK-së.

Haxhiu ka thënë se Kosova është me ta dhe se vendit i duhet qetësi e bashkim.

“Aktgjykimi i sotëm dhe dënimet e shqiptuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit janë një goditje e rëndë për familjet e tyre, një lajm thellësisht tronditës për Republikën e Kosovës dhe një çast i rëndë për kombin shqiptar kudo që jeton.
Në një ditë si kjo, pesha e këtij vendimi nuk mund të ndahet nga historia prej së cilës kemi ardhur. Kosova e ka përjetuar mbi vete dhunën e një aparati shtetëror që vrau civilë, kreu masakra, dëboi qindra mijëra shqiptarë nga shtëpitë e tyre dhe la pas mijëra të vrarë e të zhdukur. Kjo përvojë është pjesë e pashlyeshme e kujtesës së Kosovës dhe të kombit shqiptar.
Mendimet e mia janë, para së gjithash, me familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Prej vitesh ato mbajnë barrën e mungesës, pritjes dhe pasigurisë. Dënimet e sotme e bëjnë këtë barrë edhe më të rëndë.
Atyre ua përcjell nga Kosova një porosi, qëndroni të fortë, Kosova është me ju. Fjala e fundit juridike nuk është thënë. E drejta e ankimit është pjesë e procesit dhe duhet të ushtrohet plotësisht.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte çlirimtare. Ajo lindi përballë shtypjes, dhunës dhe krimeve të regjimit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës. Asnjë aktgjykim nuk mund ta ndryshojë natyrën e asaj lufte dhe as të zhbëjë të drejtën e një populli për të luftuar për lirinë e vet.
Respekti për drejtësinë nuk nënkupton heshtje përballë çdo përpjekjeje për ta shtrembëruar historinë. Nuk duhet lejuar që dënimet e sotme të përdoren për të relativizuar krimet e regjimit të Serbisë, për ta zvogëluar përgjegjësinë për to apo për të krijuar një narrativë të rreme.
Këtë qartësi e presim edhe nga miqtë dhe aleatët tanë.
Sot na duhet qetësi, dinjitet dhe bashkim. Dhimbja e kësaj dite nuk duhet të na ndajë.
Republika e Kosovës do ta përballojë edhe këtë sprovë duke i qëndruar besnike drejtësisë, lirisë dhe së vërtetës së saj. Sepse aktgjykimet nuk mund ta gjykojnë historinë e një populli as nuk mund ta rishkruajnë atë” shkruan Haxhiu në reagim./Indeksonline/

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme4 hours ago

Lazim Destani pas vendimit të Gjykatës Speciale: Kosova ka nevojë urgjente për bashkim, t’i lëmë mënjanë përplasjet politike

Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, filantropi i njohur Lazim Destani ka bërë një reagim...

Lajme12 hours ago

Ali Ahmeti pas aktgjykimit në Hagë: Vendim i padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë...

Lajme12 hours ago

Kasami: Keqardhje për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e vërteta historike e luftës çlirimtare nuk rishkruhet

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka shprehur keqardhje të thellë për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit,...

Lajme13 hours ago

Albulena Haxhiu porosi familjeve të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Kosova është me ju

Ushtruesja e detyrës së presidents, Albulena Haxhiu ka shprehur tronditjen për vendimin e sotëm në Speciale, por edhe mbështetjen për...

Lajme13 hours ago

Konjufca pas vendimit në Hagë: Gjykim i tmerrshëm për Kosovën, dëm i madh për shtetin

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në...

Lajme13 hours ago

Edi Rama reagon pas aktgjykimit në Hagë: Marre

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në...

Lajme2 days ago

221 milionë euro borxhe ndaj shtetit: Në listën e DAP-it kompani me një punëtor dhe emra të lidhur me politikën

Administrata e të Ardhurave Publike (DAP) publikoi listën e shtatorit me 5.240 debitorë, të cilët së bashku kanë mbi 13,64...

Lajme2 days ago

Nesër vendimi për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin – sonte “Nata e pritjes” në Hagë

Vetëm edhe një ditë ka mbetur deri në momentin kur Gjykata Speciale në Hagë pritet të bëjë publik vendimin për...

Lajme2 days ago

LSDM: Mickoski ka miliona euro për spektakle dhe luks, ndërsa nuk ka për qytetarët

“Çmimet po rriten, pagat nuk po përballojnë rritjen e çmimeve dhe familjet po jetojnë gjithnjë e më vështirë çdo muaj....

Lajme2 days ago

“Të gjitha koalicionet na kanë lënë në mes të rrugës” – Sela në Click Plus: Përgatitemi të dalim vetë në zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, në emisionin Click Plus në TV21 tha se partia e tij po përgatitet të garojë e...

Trending