Sport
Ferid Agushi emërohet zëvendës seleksionues i Maqedonisë në futsall
Ferid Agushi është emëruar për zëvendës seleksionues te përfaqësuesja e A e Maqedonisë në futsal. Ish reprezentuesi i Maqedonisë dhe trajneri aktual i Futsal Prishtina 01 do të jetë ndihmës i seleksionuesit, Vasko Skenderovski.
“Është privilegj i madh për mua për të qenë pjesë e stafit teknik në përfaqësuesen më të mirë të Maqedonisë në futsal. Falenderoj Federatën e Futbollit të Maqedonisë që më besuan një rol të tillë. Maqedonia ka kualitet dhe besoj shumë që me punë dhe përkushtim të madh mund të arrijmë shumë më shumë si ekip përfaqësues. Me shumicën prej reprezentuesve dhe stafit kemi bashkëpunuar dhe njihemi prej më herët. Besoj që do të kemi mirëkuptim ndërmjet veti dhe atmosferë pozitive për të realizuar gjëra të mëdha”, deklaroi Ferid Agushi.
Ferid Agushi pas vetes ka mbi 100 ndeshje të luajtura me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë në futsal, ku debutimin e kishte në dhjetor të vitit 2010, ndërsa në nivel klubesh ka një karrierë të pasur me shumë trofe dhe tituj të fituar me kluve të ndryshme të vendit dhe jasht tij. Ai pas pensionimit nga futsali i luajtur u pajisë me licencë të trajnerit nga UEFA dhe fillimisht mori drejtimin e futsal Shkupit në sezonin 2021/22, duke u shpallur kampion në dy sezone dhe udhëheqi ekipin nga Çairi në 50 ndeshje. Ndërkohë aktualisht është trajner i Futsal Prishtina 01, ku regjistron rezultate të mira në Europë dhe ligën e futsalit në Kosovë.
Sport
Arigon Avdimetaj pritet të shkund ringun në përballje me serbin Miomcilo Jajic
Boksieri shqiptar Arigon Avdimetaj pritet të ngjitet në ring në një nga mbrëmjet më të rëndësishme të boksit në Belgjikë, ku do të përballet me serbin Miomcilo Jajic.
Ndeshja do të zhvillohet më 25 prill 2026 në Hasselt, në kuadër të eventit “Exclusive Boxing Night VI”, një mbrëmje që pritet të mbledhë vëmendjen e publikut ndërkombëtar dhe dashamirëve të sportit të boksit.
Përballja mes Avdimetajt dhe Jajić nuk është vetëm një duel sportiv, por edhe një moment krenarie për tifozët shqiptarë, pasi boksieri shqiptar synon të dëshmojë forcën dhe potencialin e tij në arenën ndërkombëtare.
Me përgatitje intensive dhe ambicie të larta, Arigon Avdimetaj hyn në këtë sfidë me synimin e qartë për fitore, duke kërkuar të ngrejë lart flamurin shqiptar dhe të afirmohet si një emër i rëndësishëm në boksin profesionist.
Interesi për këtë duel është në rritje, ndërsa komuniteti shqiptar në diasporë pritet të jetë i pranishëm në numër të madh për të mbështetur sportistin e tyre në këtë përballje të rëndësishme.
Sport
Leandro Maksutaj super talenti shqiptar në ekipin e parë të FC Winterthur në Super Ligën zvicerane
Leandro Maksutaj është një tjetër super talent shqiptar që promovohet në ekipin e parë të FC Winterthur në Super Ligën zvicerane
Mesfushori i ri me prejardhje shqiptare nga Kosova, Leandro Maksutaj, ka arritur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij duke u promovuar në ekipin e parë të FC Winterthur, që garon në Swiss Super League.
18-vjeçari (i lindur më 18 qershor 2007) aktivizohet në pozitën e mesfushorit dhe konsiderohet një talent në zhvillim në futbollin zviceran. Kalimi në ekipin e parë vjen si rezultat i paraqitjeve të mira dhe progresit të vazhdueshëm në nivelet e të rinjve.

Maksutaj vjen nga një familje me traditë sportive, pasi është djali i kampionit të njohur të kickbox-it, Azem Maksutaj.
Promovimi i tij në elitën e futbollit zviceran përbën një arritje të rëndësishme në moshë të re dhe një sinjal pozitiv për të ardhmen e tij në skenën ndërkombëtare.
Lajme
Yamal shpërthen ndaj tifozëve të Spanjës: Jam mysliman, Elhamdulilah! Ishte një sjellje e patolerueshme
Lamine Yamal ka reaguar ashpër ndaj tifozëve të Spanjës që kënduan një këngë anti-myslimane pas barazimit 0-0 të Spanjës me Egjiptin në duelin e luajtur në Barcelonë. Gjatë 10 minutave të para të ndeshjes, tifozët vendas u dëgjuan duke kënduar: “kërce, kërce .. kush nuk kërcen është mysliman”. Egjipti është një vend ku feja kryesore është Islami. Jamal, sensacioni i Barcelonës dhe Spanjës me prejardhje marokene, është gjithashtu një mysliman praktikues dhe pas ndeshjes pati një reagim. “Jam mysliman, Elhamdulilah. Dje në stadium u dëgjua një thirrje: ‘Kush nuk kërcen është mysliman’. E di që ishte drejtuar ndaj ekipit kundërshtar dhe jo personalisht ndaj meje, por si mysliman, kjo mbetet sjellje e papranueshme dhe mungesë respekti. E kuptoj që jo të gjithë tifozët janë të tillë, por për ata që përdorin fraza të tilla, përdorimi i fesë për tallje në stadium ju bën njerëz injorantë dhe racistë. Futbolli është krijuar për argëtim dhe përkrahje, jo për të ofenduar njerëzit për atë që janë apo çfarë besojnë. Dhe në fund, faleminderit tifozëve që na mbështetën, shihemi në Kupën e Botës”, ka thënë Jamal. Sipas disa mediave, Jamal ishte i vetmi lojtar spanjoll që nuk duartrokiti tifozët pas ndeshjes dhe thuhet se u largua nga stadiumi me kokë ulur, i shoqëruar nga sigurimi.
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
