Connect with us

Lajme

Banka Popullore merr kontrollin e Alta Bankës, qytetarët përballen me kufizime javore

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka vendosur administrim të përkohshëm në “Alta Banka SHA Manastir”, duke përcaktuar një kufi javor prej 10.000 denarësh për daljet e mjeteve nga llogaritë e personave fizikë përmes kartelave bankare.
Masa ka hyrë në fuqi më 1 nëntor 2026, ndërsa guvernatori Trajko Sllaveski ka theksuar se vendimi është marrë për mbrojtjen e bankës dhe interesave të depozituesve.
Sipas Sllaveskit, vendimi vjen pas zhvillimeve në Alta Banka në Beograd, së cilës i është revokuar licenca e punës dhe janë plotësuar kushtet për nisjen e procedurës së falimentimit. Kjo bankë është aksionare me pjesëmarrje të kualifikuar në Alta Banka në Manastir.
“Me qëllim të mbrojtjes së bilancit të ‘Alta Banka SHA Manastir’ dhe interesave të depozituesve të saj, Këshilli Ekzekutiv i Bankës Popullore, në mbledhjen e mbajtur më 1 nëntor 2026, miratoi vendim për vendosjen e administrimit në ‘Alta Banka SHA Manastir’. Vendimi tashmë është në fuqi”, njoftoi Sllaveski.
Ai theksoi se masa është e përkohshme dhe nuk është marrë për shkak të gjendjes së dobët financiare të bankës në Manastir, por për shkak të zhvillimeve që lidhen me aksionarin e saj në Beograd.
Sipas guvernatorit, Alta Banka ka kapitalizim të lartë, është likuide, ka cilësi solide të portofolit kreditor dhe i përmbush të gjitha standardet mbikëqyrëse.
Ndërkohë, Banka Popullore nuk ka saktësuar të gjitha kategoritë e pagesave që do të përfshihen në kufizimet e përkohshme dhe as datën e saktë deri kur do të vlejnë ato.
Sllaveski u ka bërë thirrje klientëve që kanë kredi në këtë bankë të vazhdojnë t’i shlyejnë detyrimet e tyre rregullisht dhe me kohë, duke theksuar se vendosja e administrimit të përkohshëm nuk e pezullon obligimin për pagesën e kredive.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Arkin Jahiji shpall fitoren në komunën e Bërvenicës

Kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e sotme lokale.

Jahiji e ka bërë të ditur fitoren para mbështetësve të tij në shtabin e AKI-së në fshatin Çellopek, ku janë mbledhur simpatizantë dhe aktivistë të kësaj partie për të ndjekur rezultatet zgjedhore, raporton TS.

Gazetari i TetovaSot, Nevrij Ademi, ndodhet në shtabin e AKI-së, prej ku po sjell pamje dhe raportime ekskluzive nga atmosfera e krijuar pas shpalljes së fitores.

Tashmë pritet që rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të konfirmojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Komunën e Bërvenicës.

Continue Reading

Lajme

Rekord historik në Bërvenicë! Dalja masive e qytetarëve deri në orën 17:00 thyen të gjitha rekordet e mëparshme!

Dalja e qytetarëve në zgjedhjet në Komunën e Bërvenicës ka shënuar pjesëmarrje të lartë, duke arritur në 48,64 për qind deri në orën 17:00, raporton live gazetari i TS Nevrij Ademi nga vendvotimet në komunën e Bërvenicës..

Sipas të dhënave të fundit nga KSZH-ja, në votime kanë marrë pjesë gjithsej 7.902 qytetarë nga 16.256 votues të regjistruar në listën zgjedhore. Ndërkaq, janë përpunuar 16.247 votues.

Krahasuar me orën 15:00, kur kishin votuar 6.579 qytetarë apo 40,49 për qind, deri në orën 17:00 numri i votuesve është rritur për 1.323 qytetarë.

Gazetari i TetovaSot, Nevrij Ademi, po raporton nga vendvotimet në Bërvenicë, duke përcjellë nga afër pjesëmarrjen dhe zhvillimet e procesit zgjedhor.

Në këto zgjedhje, gara për drejtimin e Komunës së Bërvenicës zhvillohet mes kandidatëve të AKI-së dhe VMRO-DPMNE-së.

Continue Reading

Lajme

Vandalizohen dy vetura zyrtare në Tetovë, një person hipën mbi to dhe thyen xhamin

Dy automjete zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, të cilat shfrytëzohen nga Inspektorati Shtetëror i Tregut në Tetovë, janë dëmtuar nga një person i panjohur.
Sipas informacioneve të SPB-së Tetovë, më 31 tetor, në orën 23:35, dëmtimin e ka denoncuar një 45-vjeçar nga fshati Xhepçisht, i punësuar në objektin e Inspektoratit të Tregut në rrugën “Boris Kidriç”.
Sipas denoncimit, rreth orës 22:40, ai kishte vërejtur një person të panjohur duke hipur mbi dy veturat zyrtare të markës “Peugeot”, me targa të Shkupit.
Gjatë këtij veprimi, personi kishte thyer xhamin e pasmë të njërës veturë, ndërsa automjetit tjetër i kishte dëmtuar fshirësen e xhamit të pasmë. Më pas, ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personit përgjegjës.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme1 hour ago

Arkin Jahiji shpall fitoren në komunën e Bërvenicës

Kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e sotme lokale. Jahiji...

Lajme3 hours ago

Rekord historik në Bërvenicë! Dalja masive e qytetarëve deri në orën 17:00 thyen të gjitha rekordet e mëparshme!

Dalja e qytetarëve në zgjedhjet në Komunën e Bërvenicës ka shënuar pjesëmarrje të lartë, duke arritur në 48,64 për qind...

Lajme3 hours ago

Banka Popullore merr kontrollin e Alta Bankës, qytetarët përballen me kufizime javore

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka vendosur administrim të përkohshëm në “Alta Banka SHA Manastir”, duke përcaktuar një kufi...

Lajme5 hours ago

Vandalizohen dy vetura zyrtare në Tetovë, një person hipën mbi to dhe thyen xhamin

Dy automjete zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, të cilat shfrytëzohen nga Inspektorati Shtetëror i Tregut në Tetovë, janë dëmtuar nga...

Lajme5 hours ago

Kush është Vlerë Gjakova nga Maqedonia e Veriut? Sot është emëruar këshilltare e Edi Ramës për media

Kryeministri Edi Rama ia ka besuar këshillimin për çështjet e media një zonjë e cila në profilin e saj në...

Lajme5 hours ago

Faruk Nevzati: Të gjithë deputetët e VMRO-së në Bërvenicë, deputetët e AKI-së askund

Ish sekretari i Komunës së Çairit, Faruk Nevzati, ka ngritur shqetësimin për mungesën e deputetëve të AKI-së në terren gjatë...

Lajme5 hours ago

Pse heshtën zyrtarët shqiptarë të LSDM-së Bytyqi dhe Demiri për Bërvenicën?

Fatmir Bytyqi dhe Agron Demiri nuk kanë bërë thirrje publike për përkrahjen e kandidatit shqiptar Arkin Jahiji, ndërsa vendimi i...

Lajme9 hours ago

Biznesmeni turk, Bilal Kara: Nuk jam arrestuar në Maqedoni të Veriut, jam i lirë dhe po vazhdoj normalisht punën time

Dje është raportuar se biznesmeni turk Bilal Kara – themelues i spitalit Sante Plus, është arrestuar në Maqedoninë e veriut....

Lajme1 day ago

Avokati nga Beogradi: Vuçiqi mund të përfundojë në pranga

Lista Studentore, e cila ka fituar zgjedhjet në Serbi, e ka shtyrë përkohësisht krijimin e shumicës parlamentare dhe formimin e...

Lajme1 day ago

Nesër raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të Bërvenicës, sot votojnë të sëmurët

Raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës do të mbahet nesër, më 1 nëntor,...

Trending