Lajme
Izet Mexhiti: Në demokracitë multietnike nuk guxon të ketë ndarje në “ne” dhe “ata”
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në Bërvenicë dhe deklaratave politike që pasuan rezultatin zgjedhor.
Mexhiti ka theksuar se zgjedhjet kanë përfunduar dhe se Bërvenica tashmë ka kryetarin e saj të komunës, ndërsa deklaratat polarizuese të bëra pas zgjedhjeve i ka cilësuar si “folklor paszgjedhor”.
Ai ka theksuar se votat janë shprehje e lirë e vullnetit të qytetarëve dhe se asnjë subjekt politik nuk i ka ato në pronësi.
Sipas Mexhitit, në politikë pozicionimi kundër të gjithëve nuk është strategji që çon drejt suksesit, por një qasje që herët a vonë prodhon zhgënjim.
Duke folur për karakterin multietnik të shoqërisë, ai ka theksuar se nuk duhet të ketë ndarje në “ne” dhe “ata”, pasi kjo nënkupton pabarazi dhe përpjekje për të përjashtuar tjetrin.
“Dialogu dhe bashkëpunimi në çdo shoqëri janë imperativ dhe parakusht për funksionim të mirëfilltë. Në shoqëritë multietnike, ky dialog është detyrim i të gjithë aktorëve shoqërorë”, ka shkruar Mexhiti.
Në fund, ai ka theksuar se qytetarët vendosin me votë, ndërsa politikanët duhet të marrin përgjegjësi për qëndrimet dhe veprimet e tyre, në vend që të merren me arsyetime dhe interpretime paszgjedhore.
Lajme
Temu, Shein dhe Aliexpress në shënjestër të tarifave të reja: BE-ja vendos pagesa shtesë, çfarë ndodh me blerësit në Maqedoni?
Blerjet online nga platformat ndërkombëtare si Temu, Shein dhe AliExpress po përballen me kosto të reja në Bashkimin Evropian. Sipas raportimit të Skopjeinfo, nga 1 nëntori ka hyrë në zbatim një tarifë administrative prej 2 eurosh për artikull, për mallrat që porositen nga vendet jashtë BE-së.
Masa synon të mbulojë shpenzimet e kontrollit doganor dhe përpunimit të miliona dërgesave të vogla që mbërrijnë çdo ditë në tregun evropian.
Kjo pagesë është e ndarë nga tarifa e përkohshme doganore prej 3 eurosh për dërgesat me vlerë nën 150 euro, e cila, sipas artikullit, zbatohet që nga 1 korriku.
Ndërsa tarifa doganore synon krijimin e kushteve më të barabarta ndërmjet tregtarëve tradicionalë dhe platformave ndërkombëtare, pagesa administrative lidhet me shpenzimet për kontrollin dhe përpunimin e porosive.
A do të shtrenjtohen porositë edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut?
Për blerësit në Maqedoninë e Veriut, tarifat e reja të BE-së nuk nënkuptojnë automatikisht pagesa shtesë.
Meqenëse vendi nuk është anëtar i Bashkimit Evropian, porositë që mbërrijnë drejtpërdrejt në Maqedoni vazhdojnë t’u nënshtrohen rregullave vendore doganore dhe tatimore.
Megjithatë, ndryshimet në tregun evropian mund të ndikojnë në mënyrë të tërthortë në kostot e transportit dhe çmimet e porosive që kalojnë përmes qendrave të shpërndarjes në BE.
Lajme
Daut Beqiri: Haraçina do të ketë degën e parë bankare, hapet Halkbank brenda 45 ditësh
Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka bërë të ditur se së shpejti në këtë komunë do të hapet dega e parë bankare në histori.
Beqiri njoftoi se sot është nënshkruar kontrata me përfaqësuesit e Halkbankës për dhënien me qira të një hapësire në objektin e Komunës, ndërsa dega e re pritet të jetë funksionale brenda 45 ditësh.
Ai theksoi se hapja e bankës është një nga zotimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore, i cili tashmë po bëhet realitet.
Sipas Beqirit, ky investim do të lehtësojë shërbimet financiare për qytetarët dhe bizneset, si dhe do të krijojë kushte më të mira për zhvillim dhe investime të reja në Haraçinë.
Lajme
Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,55 për qind. Vendimi hyn në fuqi nga mesnata, ndërsa rritja prek benzinat dhe naftën.
Sipas vendimit të KRRE-së, Eurosuper BS-95 shtrenjtohet për 2 denarë dhe do të kushtojë 93 denarë për litër. Eurosuper BS-98 gjithashtu rritet për 2 denarë, duke arritur në 95 denarë për litër.
Ndërkohë, Eurodizel BS (D-E V) shtrenjtohet për 1 denar dhe çmimi i ri do të jetë 100 denarë për litër.
Pa ndryshime mbetet çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), i cili do të vazhdojë të kushtojë 110 denarë për litër.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 weeks agoÇmimi i naftës shënon rënie
