Connect with us

Lajme

Daut Beqiri: Haraçina do të ketë degën e parë bankare, hapet Halkbank brenda 45 ditësh

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka bërë të ditur se së shpejti në këtë komunë do të hapet dega e parë bankare në histori.

Beqiri njoftoi se sot është nënshkruar kontrata me përfaqësuesit e Halkbankës për dhënien me qira të një hapësire në objektin e Komunës, ndërsa dega e re pritet të jetë funksionale brenda 45 ditësh.

 

Ai theksoi se hapja e bankës është një nga zotimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore, i cili tashmë po bëhet realitet.

Sipas Beqirit, ky investim do të lehtësojë shërbimet financiare për qytetarët dhe bizneset, si dhe do të krijojë kushte më të mira për zhvillim dhe investime të reja në Haraçinë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Temu, Shein dhe Aliexpress në shënjestër të tarifave të reja: BE-ja vendos pagesa shtesë, çfarë ndodh me blerësit në Maqedoni?

Blerjet online nga platformat ndërkombëtare si Temu, Shein dhe AliExpress po përballen me kosto të reja në Bashkimin Evropian. Sipas raportimit të Skopjeinfo, nga 1 nëntori ka hyrë në zbatim një tarifë administrative prej 2 eurosh për artikull, për mallrat që porositen nga vendet jashtë BE-së.
Masa synon të mbulojë shpenzimet e kontrollit doganor dhe përpunimit të miliona dërgesave të vogla që mbërrijnë çdo ditë në tregun evropian.

Kjo pagesë është e ndarë nga tarifa e përkohshme doganore prej 3 eurosh për dërgesat me vlerë nën 150 euro, e cila, sipas artikullit, zbatohet që nga 1 korriku.

Ndërsa tarifa doganore synon krijimin e kushteve më të barabarta ndërmjet tregtarëve tradicionalë dhe platformave ndërkombëtare, pagesa administrative lidhet me shpenzimet për kontrollin dhe përpunimin e porosive.

A do të shtrenjtohen porositë edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut?

Për blerësit në Maqedoninë e Veriut, tarifat e reja të BE-së nuk nënkuptojnë automatikisht pagesa shtesë.

Meqenëse vendi nuk është anëtar i Bashkimit Evropian, porositë që mbërrijnë drejtpërdrejt në Maqedoni vazhdojnë t’u nënshtrohen rregullave vendore doganore dhe tatimore.

Megjithatë, ndryshimet në tregun evropian mund të ndikojnë në mënyrë të tërthortë në kostot e transportit dhe çmimet e porosive që kalojnë përmes qendrave të shpërndarjes në BE.

Continue Reading

Lajme

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,55 për qind. Vendimi hyn në fuqi nga mesnata, ndërsa rritja prek benzinat dhe naftën.

Sipas vendimit të KRRE-së, Eurosuper BS-95 shtrenjtohet për 2 denarë dhe do të kushtojë 93 denarë për litër. Eurosuper BS-98 gjithashtu rritet për 2 denarë, duke arritur në 95 denarë për litër.

Ndërkohë, Eurodizel BS (D-E V) shtrenjtohet për 1 denar dhe çmimi i ri do të jetë 100 denarë për litër.

Pa ndryshime mbetet çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), i cili do të vazhdojë të kushtojë 110 denarë për litër.

Continue Reading

Lajme

Izet Mexhiti: Në demokracitë multietnike nuk guxon të ketë ndarje në “ne” dhe “ata”

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në Bërvenicë dhe deklaratave politike që pasuan rezultatin zgjedhor.

Mexhiti ka theksuar se zgjedhjet kanë përfunduar dhe se Bërvenica tashmë ka kryetarin e saj të komunës, ndërsa deklaratat polarizuese të bëra pas zgjedhjeve i ka cilësuar si “folklor paszgjedhor”.

Ai ka theksuar se votat janë shprehje e lirë e vullnetit të qytetarëve dhe se asnjë subjekt politik nuk i ka ato në pronësi.

Sipas Mexhitit, në politikë pozicionimi kundër të gjithëve nuk është strategji që çon drejt suksesit, por një qasje që herët a vonë prodhon zhgënjim.

Duke folur për karakterin multietnik të shoqërisë, ai ka theksuar se nuk duhet të ketë ndarje në “ne” dhe “ata”, pasi kjo nënkupton pabarazi dhe përpjekje për të përjashtuar tjetrin.

“Dialogu dhe bashkëpunimi në çdo shoqëri janë imperativ dhe parakusht për funksionim të mirëfilltë. Në shoqëritë multietnike, ky dialog është detyrim i të gjithë aktorëve shoqërorë”, ka shkruar Mexhiti.

Në fund, ai ka theksuar se qytetarët vendosin me votë, ndërsa politikanët duhet të marrin përgjegjësi për qëndrimet dhe veprimet e tyre, në vend që të merren me arsyetime dhe interpretime paszgjedhore.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme8 hours ago

Temu, Shein dhe Aliexpress në shënjestër të tarifave të reja: BE-ja vendos pagesa shtesë, çfarë ndodh me blerësit në Maqedoni?

Blerjet online nga platformat ndërkombëtare si Temu, Shein dhe AliExpress po përballen me kosto të reja në Bashkimin Evropian. Sipas...

Lajme8 hours ago

Daut Beqiri: Haraçina do të ketë degën e parë bankare, hapet Halkbank brenda 45 ditësh

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka bërë të ditur se së shpejti në këtë komunë do të hapet...

Lajme8 hours ago

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,55 për...

Lajme8 hours ago

Izet Mexhiti: Në demokracitë multietnike nuk guxon të ketë ndarje në “ne” dhe “ata”

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në Bërvenicë dhe deklaratave politike që pasuan rezultatin zgjedhor....

Lajme8 hours ago

Mesazhi i Huseinit pas zgjedhjeve: Gara përfundoi, Bërvenica është e të gjithëve

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka zgjedhur një mesazh pajtues pas përfundimit të garës...

Lajme8 hours ago

Arrestohet pronari i “Alta Bankës” në Serbi, Davor Macura

Davor Macura, pronari i “Alta Bankës” në Serbi, është ndaluar mbrëmjen e kaluar nga policia, pas bastisjes së ambienteve të...

Lajme1 day ago

Reagon Mickoski, numëron arsyet se përse humbën në Bërvenicë

Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski ka reaguar pas humbjes së kandidatit të tyre në zgjedhjet lokale në Bërvenicë. Mickoski, tha...

Lajme1 day ago

Sela: Fitorja në Bërvenicë, radhën e ka Buteli!

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka uruar shqiptarët e Komunës së Bërvenicës për fitoren në zgjedhjet lokale, duke vlerësuar...

Lajme1 day ago

Arkin Jahiji pas fitores: Do të jemi gjithmonë pranë jush!

Arkin Jahiji pas fitores së arritur në zgjedhjet lokale, ka falënderuar banorët por edhe mërgatën për besimin e dhënë në...

Lajme1 day ago

Ahmeti nga Bërvenica: Ky vend nuk është as i Hristijanit e as i Cërvenkovskit!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas fitores në Bërvenicë tha se sonte e gjithë vëmendje se shqiptarëve ka qenë në...

Trending