Connect with us

Lajme

Ramadani: BDI-ja ende e kontrollon BFI-në, VLEN-i ende nuk e ka në dorë përfaqësimin e shoqërisë shqiptare

Analisti Ramadan Ramadani ka qenë i ftuar në emisionin “ZOOM” në TVM2 me gazetarin Ersan Pajaziti. Në mesin e temave të diskutuara, Ramadani është ndalur edhe tek një çeshtje e Bashkësisë Fetare Islame, ku thotë se partia shqiptare në pushtet VLEN ende nuk e ka në dorë përfaqësimin e shoqërisë shqiptare si BFI e UT-në.

“VLEN-i ende nuk e ka në dorë përfaqësimin e shoqërisë shqiptare. VLEN ende nuk e ka rregulluar çështjen e Bashkësisë Fetare Islame. VLEN është ende pa UT. Do të thotë shumë segmente të shqiptarëve ende i kontrollon BDI-ja dhe VLEN-i ende nuk ka arritur ti rregullojë këto çështje të shoqërisë shqiptare”, tha Ramadani.

SHIKO VIDEON KËTU

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Macura i “Alta Bankës” i përfshirë edhe në këtë biznes në Maqedoninë e Veriut?

“Alta Banka“ përmes pronarit të saj Davor Macura bleu kompaninë e sigurimeve „ZOIL Maqedoni“ për rreth 1,7 milion euro.

Pas blerjes, emri u ndryshua në „Alta Osiguruvanje“ Sh.A. Shkup, ndërsa Macura u bë pronar i vetëm me 100% të aksioneve me të drejtë vote.

Kjo u bë e ditur sot nga LSDM-ja.

Shtrohet pyetja, shtojnë nga atje, nëse policat e sigurimit të qytetarëve janë të rrezikuara.

“A janë të rrezikuara mbulimet e dëmeve nga aksidentet e trafikut, sigurimi i automjeteve, automjetet, prona, shtëpitë, banesat?
A janë të rrezikuara pagesat e sigurimeve private, sigurimit të udhëtimit dhe shëndetësor, lëndimet në punë?
A janë të rrezikuara sigurimet e objekteve afariste dhe industriale, makinerive dhe inventarit? Pse heshtet për këto pyetje?
A po ndërmerr diçka Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve?“”, pyesin nga LSDM. (INA)

Continue Reading

Lajme

Albi Qamili: Nuk besuan, na kritikuan dhe u munduan të na ndalin, por stadiumi i Tetovës po bëhet!

Zv/kryetari i komunës së Tetovës, Albi Qamili ka prezantuar pamjet përfundimtare të projektit të stadiumit të Tetovës, duke bërë të ditur se investimi prej 600 milionë denarësh do t’i japë qytetit një fushë sportive me standarde ndërkombëtare.

Projekti parasheh një stadium modern me kapacitet prej 10 mijë ulësesh, katër tribuna të reja, zonë VIP, hapësira të dedikuara për media dhe zhveshtore moderne.

Gjithashtu, do të ndërtohet parkingu dhe hapësira ndihmëse për stërvitje.

Qamili bëri të ditur se stadiumi i ri do të përmbushë të gjitha standardet e UEFA-s për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare, duke krijuar mundësinë që edhe ndeshjet evropiane të Shkëndijës të zhvillohen në Tetovë.

Aktualisht, punimet po zhvillohen paralelisht në tri tribuna, ndërsa së shpejti pritet të fillojë edhe ndërtimi i tribunës kryesore.

“Nga viti 1981 nuk është bërë asnjë investim dhe asnjë renovim në stadium. Na thanë se nuk mund ta bëjmë, na kritikuan duke përmendur borxhin prej 24 milionë eurosh të komunës, madje kur i nisëm punimet u munduan të na ndalin edhe me vendim të Qeverisë. Por sot, borxhi po shlyhet dhe stadiumi po ndërtohet”, ka deklaruar Qamili.

Ai theksoi se pavarësisht pengesave dhe kritikave, projekti po ecën përpara dhe se stadiumi i ri pritet të jetë gati deri në fund të vitit të ardhshëm.

Video KËTU

Continue Reading

Lajme

U ofronte ndihmë te bankomati, pastaj u vidhte para: Arrestohet 50-vjeçari në Kumanovë

Një banor 50-vjeçar i fshatit Pçinjë është arrestuar pasi, sipas policisë, para një banke në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Kumanovë u ofronte ndihmë qytetarëve gjatë tërheqjes së parave nga bankomati dhe më pas u merrte një pjesë të parave.

Incidenti është raportuar më 2 nëntor rreth orës 10:30, kur oficerët e policisë nga SPB Kumanovë arrestuan M.Z. (50).

Sipas informacioneve të policisë, ai shfrytëzonte pakujdesinë e qytetarëve të cilëve u ndihmonte për të tërhequr para nga bankomati dhe mbante për vete një pjesë të shumës.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim penal i përshtatshëm.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme4 hours ago

Macura i “Alta Bankës” i përfshirë edhe në këtë biznes në Maqedoninë e Veriut?

“Alta Banka“ përmes pronarit të saj Davor Macura bleu kompaninë e sigurimeve „ZOIL Maqedoni“ për rreth 1,7 milion euro. Pas...

Lajme4 hours ago

Ramadani: BDI-ja ende e kontrollon BFI-në, VLEN-i ende nuk e ka në dorë përfaqësimin e shoqërisë shqiptare

Analisti Ramadan Ramadani ka qenë i ftuar në emisionin “ZOOM” në TVM2 me gazetarin Ersan Pajaziti. Në mesin e temave...

Lajme7 hours ago

Albi Qamili: Nuk besuan, na kritikuan dhe u munduan të na ndalin, por stadiumi i Tetovës po bëhet!

Zv/kryetari i komunës së Tetovës, Albi Qamili ka prezantuar pamjet përfundimtare të projektit të stadiumit të Tetovës, duke bërë të...

Lajme12 hours ago

U ofronte ndihmë te bankomati, pastaj u vidhte para: Arrestohet 50-vjeçari në Kumanovë

Një banor 50-vjeçar i fshatit Pçinjë është arrestuar pasi, sipas policisë, para një banke në rrugën “Ivo Lola Ribar” në...

Lajme12 hours ago

Dorëzohet interpelancë për Stoillkoviqin!

Grupi parlamentar i LSDM-së ka dorëzuar në Kuvend interpelancë për punën e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Ivan Stoillkoviq, duke kërkuar...

Lajme12 hours ago

Si u rrënua perandoria financiare e Alta Bankës në Serbi

Historia e rënies së një banke në Serbi ngre pikëpyetje për fatin e 380 milionë eurove që, sipas dyshimeve të...

Lajme12 hours ago

Tragjedi në Spanjë, u përplas dhunshëm me portierin, ndërron jetë sulmuesi 30-vjeçar

Futbolli spanjoll është nën shok. Jesus de Miguel ndërron jetë vetëm 24 orë pas përplasjes dramatike gjatë ndeshjes Tenerife-Andorra. Ishte...

Lajme12 hours ago

VLEN kërkon hetim për lidhjet e dyshuara afariste mes kompanive të afërta me BDI-në dhe Alta Bankës

VLEN ka reaguar lidhur me zhvillimet rreth Alta Bankës, duke ngritur dyshime për lidhje afariste ndërmjet kompanive të afërta me...

Lajme12 hours ago

Nga prilli rikthehen fluturimet direkte Shkup–Dubai, tre herë në javë

Kompania ajrore „Flydubai“ ka konfirmuar rikthimin e linjës direkte Shkup–Dubai nga 1 prilli 2027, me tre fluturime në javë, të...

Lajme12 hours ago

Përparim Bajrami lirohet nga paraburgimi, ofroi me garanci prej mbi 1.1 milion eurosh!

Përparim Bajrami, i akuzuari i parë në rastin “Lotaria”, do të lirohet nga paraburgimi pasi Këshilli Penal i Gjykatës Themelore...

Trending