Lajme
ASH: Dimitrievski, “patriot me bateri kineze” – i janë harxhuar kartat politike!
Aleanca për Shqiptarët ka ironizuar ashpër kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, duke e quajtur atë “patriot me bateri kineze”.
Në një komunikatë, ASH vlerëson se paralajmërimet e Dimitrievskit për largim të mundshëm nga Qeveria, për shkak të çështjes së dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhë tjetër nga maqedonishtja, lidhen me përpjekjet e tij për të fituar pikë politike para zgjedhjeve të mundshme të parakohshme parlamentare.
Sipas ASH-së, Dimitrievski po përpiqet ta shfrytëzojë këtë çështje në fushatën parazgjedhore, për t’u paraqitur si patriot i madh.
Partia ironizon se atij i kanë mbetur pak tema për t’i përdorur në fushatë, duke përmendur kthimin e emrit të shtetit, transportin publik falas dhe rikonstruktimin e sheshit të qytetit.
“Dimitrievski i ka shpenzuar të gjitha kartat e tjera politike dhe tani po përpiqet ta përmirësojë rejtingun për një për qind duke hapur çështjen e provimit të jurisprudencës”, thuhet në reagimin e ASH-së.
“Lojë e lexuar!”, përfundon komunikata e partisë.
Lajme
Kasami: Afër 500 mijë qytetarë kanë shfrytëzuar transportin publik në Tetovë brenda një viti
Kreu i Tetovës, Bilall Kasami, vazhdon të prezantojë punët dhe projektet e realizuara gjatë njëvjetorit të mandatit të tij të dytë.
Në kuadër të bilancit njëvjeçar, Kasami ka bërë të ditur se afër 500 mijë qytetarë kanë shfrytëzuar shërbimet e transportit publik në Tetovë.
Përveç zgjerimit dhe përmirësimit të shërbimit të transportit publik, sipas Kasamit, gjatë kësaj periudhe është investuar edhe në digjitalizimin e shërbimeve, me qëllim që qytetarëve t’u mundësohet qasje më e lehtë, më e shpejtë dhe më efikase.
Përmes këtyre të dhënave, Kasami po vazhdon të prezantojë para qytetarëve rezultatet e punës së realizuar gjatë një viti në krye të Komunës së Tetovës.
Lajme
Me dokumente ‘zviceran’, por me zemër në Sllupçan: Dr. Mirsad Osmani – një histori suksesi në Zvicër
Ekipi i Televizionit News gjatë qëndrimit në Zvicër ka vizituar ordinancën e dr. Mirsad Osmanit në Flums, ku realizoi një intervistë ekskluzive me mjekun me origjinë nga Sllupçani.
Gjatë vizitës, ekipi ynë pati mundësinë të njihet nga afër me ambientet e ordinancës, pajisjet moderne dhe kushtet bashkëkohore në të cilat dr. Osmani ushtron veprimtarinë e tij profesionale.
Rrugëtimi i tij nga Sllupçani drejt Zvicrës është një histori përkushtimi, pune dhe sakrifice. Me vite angazhim profesional, ai arriti të ndërtojë karrierën e tij në Zvicër dhe të realizojë një nga synimet e rëndësishme të jetës profesionale, hapjen e ordinancës së vet në Flums.
Në intervistën për Televizionin News, dr. Mirsad Osmani flet për rrugëtimin e tij, sfidat e profesionit, punën në Zvicër dhe lidhjen që vazhdon ta ruajë me vendlindjen dhe bashkëkombësit.
” ”
Pavarësisht largësisë, Sllupçani mbetet pjesë e pandashme e identitetit dhe kujtimeve të tij.
Lajme
AKI bojkoton festën e Kumanovës: Nuk do të bëhemi dekor i Maksim Dimitrievskit!
Përfaqësuesit e AKI-së nuk do të marrin pjesë në seancën solemne me rastin e Ditës së Kumanovës, pas deklaratave të kryetarit të komunës, Maksim Dimitrievski.
Ata theksojnë se nuk mund të jenë pjesë e aktiviteteve ku, sipas tyre, mungon respekti për shqiptarët, gjuhën shqipe dhe barazinë në një qytet multietnik.
„Aty ku na luftojnë dhe nuk na respektojnë, nuk kemi çfarë kërkojmë. Prania jonë nuk mund të jetë dekor i askujt“, thuhet në reagimin e tyre.
Nga AKI vlerësojnë se deklaratat e Dimitrievskit i shërbejnë më shumë rejtingut partiak sesa bashkëjetesës dhe interesit të përbashkët të qytetarëve.
Ata e cilësojnë vendimin si bojkot të festës së qytetit dhe u bëjnë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen këtij qëndrimi, duke theksuar se dinjiteti dhe respekti nuk negociohen.
-
Lajme12 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 weeks agoÇmimi i naftës shënon rënie
