Lajme
Zekolli-Shaqiri: Fluturimet e reja do ta lehtësojnë udhëtimin e qytetarëve dhe vizitorëve
Zëvendës ministrja e Transportit dhe Lidhjeve Kaltrina Zekolli-Shaqiri ka ndarë një lajm me interes për qytetarët.
Ajo mes tjerash ka thënë se fluturimet në dy aeropotet e Maqedonisë së Veriut do të pasurohen me linja të reja ajrore.
“Një zgjerim i ndjeshëm i rrjeteve të fluturimeve, të cilat do të ofrojnë gjashtë destinacione të reja
dhe do t’i lidhin qytetarët e vendit tonë me qendra kryesore ndërkombëtare” ka shkruar Zekolli-Shaqiri.
Sipas saj këto do të jenë linjat e reja ajrore të cilat mund t’i përdorin qytetarët.
Nga data 30 mars 2025, dy herë në javë fluturim Shkup – Dubai – Shkup me kompaninë “FlyDubai”
Nga data 30 qershor 2025, dy herë në javë fluturim Shkup – Barcelonë – Shkup
Nga muaji qershor, 2025, tre herë në javë fluturim Shkup – Lyon – Shkup
Nga viti i ardhshëm, tre herë në javë fluturime Shkup – Stuttgart – Shkup
Nga ana tjetër, Aeroporti i Ohrit, një destinacion i rëndësishëm për turistët në Maqedoninë e Veriut, po zgjerohet me disa linja të reja.
Nga Ohri do të ketë fluturim dy herë në javë Ohër – Basel/Mulhouse – Ohër.
Lajm tjetër i rëndësishëm është që kompania “Turkish Airlines” do të fillojë rregullisht me fluturime nga Aeroporti i Ohrit. Nga marsi i vitit 2025, me destinacion Ohër – Stamboll – Ohër.
Zekolli-Shaqiri thekson se ritja e numrit të linjave ajrore dhe shtimi i fluturimeve të reja do të ndikojë padyshim në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë. Gjithashtu krijon mundësi të reja për të bashkëpunuar ndërkombëtarisht dhe në shkëmbim të kulturave.
Fluturimet e reja do ta lehtësojnë udhëtimin e qytetarëve dhe vizitorëve. Kështu, Maqedonina e Veriut bëhet një pikë më e rëndësishme në hartën e transportit ajror.
Lajme
“Brez Tik Tok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë”, Rama sulmon protestuesit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, po zhvillojnë një takim me Policinë e Shtetit, ku Rama ka komentuar protestat dhe episodet e dhunës. Kreu i qeverisë deklaroi se bëhet fjalë për një valë dhune që, sipas tij, nuk lidhet me arsyet demokratike të pakënaqësisë ndaj qeverisë, duke theksuar se “me këtë nuk negociohet”.
“Valë dhune që nuk ka të bëjë me asnjë nga arsyet e një vendi demokratik për të kërkuar më shumë nga qeveria e për të pasur pakënaqësi. Erdha sërish me këtë me vete, sepse duhet ta mbash në dorë, ta peshosh, ta llogarisësh sa i shtohet pesha kur vjen në drejtimin e njerëzve nën uniformë dhe se çfarë mund të bëjë mbi këdo. Me këtë nuk negociohet. Me këdo që vë përpara këtë nuk negociohet sepse në momentin kur shteti negocion me këtë, ka rënë. Kur fiton ky atëherë logjika e këtij bëhet vetë shteti. E ka parë Shqipëria këtë film më shumë se një herë dhe pasojat e tij janë plagë që duan vite të shërohen. Të rinjtë e kësaj nuk duan paqe por përmbysje, janë të rinj të idealizuar nën frymëzimin e asaj force të errët e të re që është shfaqur në Europë, që Trump e ka shpallur organizatë terroriste. Kjo nuk do të thotë që të rinjtë që mendojnë se jeta është TikTok, dhe me Tik Tok dhe pa lidhur dot 7 fjalë bashkë do të bëjnë Shqipërinë. Janë pengje të një fryme dhe ideologjie të re që ka vetëm një mision: Shkatërro, rrëno gjithçka, bëje rrafsh sepse do ta nisim nga e para”, u shpreh Rama.
Lajme
BDI pas rezultatit në Bërvenicë: Vota shqiptare nuk mund të injorohet!
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka përshëndetur kalimin e kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Arkin Jahiji, në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Bërvenicës.
Në një komunikatë, BDI vlerëson se rezultati dëshmon mbështetjen e qytetarëve për përfaqësim të drejtë dhe zhvillim të barabartë të komunës.
“Bërvenica meriton një komunë ku zëri i çdo qytetari dëgjohet, ku investimet dhe shërbimet shpërndahen në mënyrë të barabartë”, thuhet në reagim.
Partia falënderoi votuesit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen ndaj Jahijit, duke theksuar se do të vazhdojë angazhimin për institucione gjithëpërfshirëse, bashkëjetesë dhe respekt të ndërsjellë.
Lajme
Fatmir Limani reagon pas rezultatit në Bërvenicë: “Eh, tetori, tetori…, fillimi i fundit”
Fatmir Limani ka reaguar me një mesazh ironik pas rezultateve zgjedhore në Komunën e Bërvenicës, ku AKI-ja doli fituese në raundin e parë, ndërsa VLEN-i, pavarësisht sigurisë së shprehur për fitore, nuk arriti të sigurojë fitoren dhe do të përballet me garën në raundin e dytë.
“Eh, tetori, tetori…, fillimi i fundit, për ‘sojin’ që ndjente vet’mjaftueshmëri rradhësh. Ndryshojnë hesapet kur vet’pëlqehesh..
Dysh në njësh.. ”, ka shkruar Limani në reagimin e tij, njofton TS.
Reagimi i tij duket si një thumbim ndaj sigurisë së shprehur nga VLEN-i para zgjedhjeve, duke lënë të kuptohet se rezultatet zgjedhore mund të sjellin befasi dhe se vetëbesimi i tepruar nuk garanton fitore.
Gara për kreun e Komunës së Bërvenicës tashmë pritet të vazhdojë në raundin e dytë, ku do të vendoset se kush do ta drejtojë komunën, Arkin Jahiji nga AKI-ja apo Stojançe Radiçevski nga VMRO-DPMNE-ja/TS/TS
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
