Lajme
Çmimi i arit arrin rekord të ri
Çmimi i arit arriti rekord të ri sot, teksa një ons u tregtua për afër 2.790 dollarë mes pasigurive rreth zgjedhjeve të ardhshme në SHBA më 5 nëntor, raporton Anadolu.Dje, ari arriti dhe tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 2.771 dollarësh për ons dhe po tregtohej sot për 2.785 dollarë.
Duke filluar vitin me 2.065 dollarë, ari ka fituar përafërsisht 35 për qind në vlerë që nga janari.Performanca e fortë e metalit të çmuar i atribuohet kryesisht rritjes së tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe një zhvendosje graduale nga politikat e shtrënguara monetare.
Lajme
Policia me detaje në Saraj të Shkupit, ku u plagos një person
Policia po heton një incident të rëndë me armë zjarri që ndodhi në Saraj të Shkupit.
Sipas informacioneve që ka siguruar Tetovasot, më 18.10.2026, rreth orës 09:30, një person hapi zjarr në drejtim të M.I., i cili ndodhej në automjetin e tij Volkswagen Touran.
Nga xhamat e thyer të automjetit, M.I. pësoi lëndime në dorë, ndërsa në vendngjarje policia gjeti katër gëzhoja pistolete.
Tetovasot raporton se po punohet intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e autorit.
Lajme
Dëshpërim për qytetarët, shtrenjtohet sërish çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut!
Çmimi i benzinave pas mesnate do të lirohet për 2,5 denarë për litër, përcjell TV21. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë do të shtrenjtohet për 2 denarë për litër.
Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së:
Nafta – 99,0 den/l
Benzina BS-98 – 100,5 den/l
Benzina BS-95 – 98,5 den/l
Vaji ekstra i lehtë – 110,5 den/l
Lajme
Mevlan Ademi: Provimi i jurisprudencës në shqip, një arritje e madhe, po thyhet një barrierë
“Provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe është një arritje e madhe, po thyhet një barrierë”, ka deklaruar Mevlan Ademi, njëri nga iniciatorët e protestave studentore për mundësimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Deklarata e Ademit vjen pas njoftimit të ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, se është prezantuar zgjidhja ligjore që do të mundësojë mbajtjen e provimit edhe në gjuhën shqipe.
Shasivari deklaroi se po numëron ditët deri në heqjen e barrierës gjuhësore 35-vjeçare. Ndërkaq, për studentët shqiptarë të drejtësisë, kjo çështje ishte prej vitesh objekt kërkesash dhe protestash.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
