Sport
E bujshme! Lewis Hamilton tradhëton Mercedesin për Ferrarin
Lewis Hamilton do të largohet nga Mercedes dhe do t’i bashkohet Ferrarit për sezonin 2025 në Formula 1.
Kontrata aktuale e Hamiltonit me Mercedes do të skadonte në fund të vitit 2025, por ai do të largohet nga ekipi pas këtij sezoni dhe do të zëvendësojë Carlos Sainz në Ferrari.
Hamilton aktivizoi një klauzolë lirimi në kontratën e tij me Mercedes, dhe Ferrari konfirmoi të enjten në mbrëmje se shtatë herë kampioni i botës po i bashkohet atyre në një marrëveshje “shumëvjeçare”.
Punonjësit e Mercedes në Brackley u informuan për lajmin më herët të enjten pasdite përpara njoftimit zyrtar nga ekipi.
Charles Leclerc nënshkroi një kontratë të re me Ferrarin javën e kaluar dhe do të jetë shoku i skuadrës së Hamilton në Ferrari nga viti i ardhshëm.
Shtatë herë kampioni i botës është piloti më i suksesshëm në historinë e F1 me 103 fitore dhe 104 pole position. Michael Schumacher është i vetmi pilot tjetër me shtatë tituj botërorë.
Hamilton, i cili nuk ka fituar asnjë garë që nga dhjetori 2021, iu bashkua Mercedes në vitin 2013 nga McLaren dhe ka fituar gjashtë tituj botërorë me ekipin.
Ai ishte i lidhur me Ferrarin për këtë vit, por nënshkroi një kontratë të re dyvjeçare verën e kaluar, së bashku me shokun e skuadrës së Mercedesit, George Russell, për të qëndruar deri në fund të vitit 2025.
Sezoni i ri F1 2024 fillon me Çmimin e Madh të Bahreinit nga 29 shkurt deri më 2 mars.

Top Channel
Sport
BEFASI NË TETOVË: Shkëndija mundet nga Bashkimi
Një surprizë e madhe është regjistruar në Tetovë, ku Bashkimi arriti të befasojë Shkëndijën, duke shkaktuar një nga rezultatet më të papritura në kampionat.
Bashkimi arriti ta mposht me rezultat prej 3-2 Shkëndijën në terrenin e saj.
Kjo humbje për Shkëndijën vjen si një goditje në garën për kreun, ndërsa Bashkimi dëshmon se mund të jetë faktor i rëndësishëm në fazën përfundimtare të sezonit.
Lajme
Kasami: Ndeshje spektakolare me një frymë të vërtet vëllazërore
Kryetari i Komunës së Tetovës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka reaguar pas ndeshjes mes KF Shkëndija dhe Shkëndijës së Haraçinës, duke e cilësuar atë si një përballje spektakolare dhe me atmosferë të veçantë sportive, përcjell tetova1
Kasami përgëzoi ekipin e KF Shkëndija për fitoren, ndërsa vlerësoi edhe paraqitjen dhe karakterin e treguar nga skuadra e Shkëndijës së Haraçinës.
Kasami bëri të ditur se ndeshjen e ndoqi nga afër në tribunë, së bashku me kryetarin e Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri.
Postimi i plotë i Kasamit:
“Ndeshje spektakolare, e mbushur me gola dhe me një frymë të vërtetë vëllazërore në fushë. Urime fitoren KF SHKËNDIJA dhe një bravo të madhe për Shkëndijën e Haraçinës për lojën dhe karakterin e treguar!
Në tribuna, bashkë me kryetarin e Haraçinës, Daut Beqiri!”, ka përfunduar Kasami./tetova1.mk/

Sport
Shkëndija e Tetovës fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës Haraçinës
Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Maqedonisë së Veriut i ka takuar Shkëndijës së Tetovës që triumfoi me rezultat 3:2 ndaj Shkëndijës së Haraçinës. Fillimisht tetovarët avansuan me Trumçin, teksa skuadra nga Haraçina përmbysi përkohësisht me Nuhijën dhe Livarekën. Megjithatë, kuqezinjtë tetovar gjetën dy herë tjetër rrjetën me Kërstevskin dhe Meliqin për fitore dhe rezultat final 3:2.
Ndërkohë ndeshja tjeter gjysmëfinale ndërmjet Ohridit dhe Sileksit u mbyll me barazim 1:1. Ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales së Kupës do të luhen me 6 maj. /SHENJA/
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
