Sport
Capello, lëvdata dhe paralajmërim Leaos: Edhe në konfuzion shpik diçka
Fabio Capello vazhdon të jetë një nga zërat më të respektuar në futbollin Italian. Në një intervistë të gjerë për “Gazzetta dello Sport” ka bërë të qartë se Interi është skuadra më e fortë dhe, nëse çdo gjë shkon normalisht, ata do të fitojnë kampionatin.
Por ai thotë shumë më tepër, duke i lënë një kompliment, por edhe një paralajmërim, Rafael Leãos.
E nis me një analizë për Milanin, skuadër që e ka ngritur në piedestalin e futbollit europian në fill të viteve 1990.
“Për Milanin nuk mjafton vendi i tretë. Besoj se në këtë moment dhe me nënshkrimet që kanë bërë, Milani është më i fortë se Juventusi”.
Pastaj lavdatat si paralajmërim për Rafael Leão:
“Ai ka cilësi të çmendura, por është pak konfuz. Sigurisht, edhe në konfuzion, është pothuajse gjithmonë ai që çekuilibron, është pothuajse gjithmonë ai që shpik diçka dhe zgjidh lojërat. Qoftë vetëm sepse me të në fushë kundërshtarët duhet të lëvizin të gjithë mbrojtjen e tyre në një anë…”/SuperSport
Top Channel
Sport
BEFASI NË TETOVË: Shkëndija mundet nga Bashkimi
Një surprizë e madhe është regjistruar në Tetovë, ku Bashkimi arriti të befasojë Shkëndijën, duke shkaktuar një nga rezultatet më të papritura në kampionat.
Bashkimi arriti ta mposht me rezultat prej 3-2 Shkëndijën në terrenin e saj.
Kjo humbje për Shkëndijën vjen si një goditje në garën për kreun, ndërsa Bashkimi dëshmon se mund të jetë faktor i rëndësishëm në fazën përfundimtare të sezonit.
Lajme
Kasami: Ndeshje spektakolare me një frymë të vërtet vëllazërore
Kryetari i Komunës së Tetovës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka reaguar pas ndeshjes mes KF Shkëndija dhe Shkëndijës së Haraçinës, duke e cilësuar atë si një përballje spektakolare dhe me atmosferë të veçantë sportive, përcjell tetova1
Kasami përgëzoi ekipin e KF Shkëndija për fitoren, ndërsa vlerësoi edhe paraqitjen dhe karakterin e treguar nga skuadra e Shkëndijës së Haraçinës.
Kasami bëri të ditur se ndeshjen e ndoqi nga afër në tribunë, së bashku me kryetarin e Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri.
Postimi i plotë i Kasamit:
“Ndeshje spektakolare, e mbushur me gola dhe me një frymë të vërtetë vëllazërore në fushë. Urime fitoren KF SHKËNDIJA dhe një bravo të madhe për Shkëndijën e Haraçinës për lojën dhe karakterin e treguar!
Në tribuna, bashkë me kryetarin e Haraçinës, Daut Beqiri!”, ka përfunduar Kasami./tetova1.mk/

Sport
Shkëndija e Tetovës fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës Haraçinës
Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Maqedonisë së Veriut i ka takuar Shkëndijës së Tetovës që triumfoi me rezultat 3:2 ndaj Shkëndijës së Haraçinës. Fillimisht tetovarët avansuan me Trumçin, teksa skuadra nga Haraçina përmbysi përkohësisht me Nuhijën dhe Livarekën. Megjithatë, kuqezinjtë tetovar gjetën dy herë tjetër rrjetën me Kërstevskin dhe Meliqin për fitore dhe rezultat final 3:2.
Ndërkohë ndeshja tjeter gjysmëfinale ndërmjet Ohridit dhe Sileksit u mbyll me barazim 1:1. Ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales së Kupës do të luhen me 6 maj. /SHENJA/
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
