Lajme
Vazhdon aksioni policor në Sektorin për shkatërim të krimit të organizuar
Vijon një aksion i ri policor nga ana e Sektorit për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz pranë MPB-së.
Nga Ministria e Punëve të Brendshmne informojnë se janë kryer bastisje në disa lokacione dhe se për momentin vazhdohet me një pjesë të bastisjeve.
Më shumë informacione paralajmërojnë pas përfundimit të hetimit.
Një pjesë e mediave publikojnë se janë gjetur armë automatike, pushka dhe pistoleta në Haraçinë.
Lajme
Mickoski: Kemi çmimet e naftës më të ulëta në rajon
“Ndjekim situatën me naftën. Ne ende jemi vend, i cili është me çmimet më të ulëta në rajon kur bëhet fjalë për benzinën dhe dizelin. Do të reagojmë ashtu siç kemi reaguar edhe deri më tani. Qytetarët duhet të jenë të qetë. Ne do të vazhdojmë të jemi shteti me çmimin më të ulët të benzinës dhe dizelit edhe pse është prodhim i bursës dhe nuk është prodhim që varet nëse është biznesmen më i mirë apo më i keq, politikan më i mirë apo më i keq. Të gjithë blejmë nga vendi i njëjtë”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër./Alsat.mk.
Lajme
Bilall Kasami promovon rrugën e re në lagjen “Dardania”: Infrastrukturë moderne për banorët
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se është promovuar rruga e re në lagjen “Dardania”, një projekt infrastrukturor që, sipas tij, është realizuar sipas standardeve moderne.
“Me shumë kënaqësi sot promovuam rrugën në lagjen ‘Dardania’, një rrugë e re, moderne dhe me të gjitha standardet!
Instaluam rrjet të ri ujësjellësi, vendosja e anësoreve dhe asfaltimi i rrugës!
Ju qoftë përhajr banorëve!”, ka shkruar Kasami.
Lajme
Zjarri në Parkun e Gazi Babës, nën kontroll
Zjarri që përfshiu Parkun e Gazi Babës është vënë nën kontroll, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Sipas drejtorit të QMK-së, Muhamed Ali, ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit kanë ndërhyrë në terren, ndërsa situata aktualisht po stabilizohet.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
