Lajme
Instituti i Shëndetit Publik: Festoni pa alkool dhe mjete piroteknike!
Instituti i Shëndetit Publik rekomandon qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë festave të fundvitit. Ata rekomandojnë konsumimin e ushqimeve të shëndetëshme, hidratimit të duhur dhe theksojnë rreziqet nga alkooli dhe mjetet piroteknike për festat e fundvitit.
INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK
“Rimendoni për pijet tuaja. Pijet e ëmbla fshehin një të vërtetë të hidhur. Mos blini apo ruani pije me sheqer në shtëpi. Në kafene, restorante etj, mos porositni pije freskuese dhe shmangni kremrat, lëngjet tretëse, sirupet etj. Mbani rregullisht ujë në një shishe qelqi me vete. Nuk ka nivel të sigurtë të konsumimit të alkoolit. Konsumimi i alkoolit mund të shkaktojë kushte të padëshiruara. Për personat e moshës 15 deri në 39 vjeç nuk ka përfitime shëndetësore nga pirja e alkoolit, por vetëm rreziqe shëndetësore”.
Nga Instituti i Shëndetit Publik rekomandojnë që t’i iket festimit me mjete piroteknike sepse siç thonë ata, viteve të fundit nga përdorimi masiv i tyre, festat janë kthyer në aksidente.
INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK
“Në bazë të amosferës festive tek fëmijët dhe adoleshentët festa pasohet me rritje të përdorimit të materialeve piroteknike. Përdorimi i materialeve piroteknike ka pasoja të rënda negative për shëndetin publik. Dëmtimet që lidhen me përdorimin e lëndëve piroteknike janë të rënda, duke i kthyer në aksidente shumë festa dhe momente të lumtura”.
Nga atje theksojnë se më të prekurit janë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje të frymëmarrjes apo të zemrës. Ekspozimi afatshkurtër ndaj nënprodukteve piroteknike, thonë ata, mund të përkeqësojë një sëmundje ekzistuese të mushkërive ose të shkaktojë një sulm astme.
Lajme
Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit
Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar anulimin e Vendimit për themelimin e Zonës zhvillimore turistike “Saraj – Liqeni i Treskës”, duke hapur rrugën për zgjidhjen e çështjes së pronësisë dhe kthimin e plotë të kësaj hapësire në administrimin e Komunës së Sarajit.
Vendimi është miratuar në seancën e 232-të të Qeverisë të mbajtur më 24 nëntor 2026 në pikën 41 të rendit të ditës.
Me anulimin e vendimit të mëparshëm, largohet një nga pengesat kryesore administrative që për vite me radhë e ka mbajtur të bllokuar çështjen e Liqenit të Treskës.
Sipas numrit një të komunës, Muhamet Elmazi, ky zhvillim përbën një moment të rëndësishëm për Komunën e Sarajit dhe qytetarët e saj, pasi Liqeni i Treskës paraqet një potencial të madh për zhvillimin turistik, ekonomik dhe rekreativ të kësaj zone.
“Ky është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për Sarajin, pasi një hapësirë me potencial të madh zhvillimor dhe turistik më në fund i kthehet komunës dhe qytetarëve të saj.
Pas vitesh të tëra pritjeje dhe pengesash administrative, po krijohen kushtet që Liqeni i Treskës të marrë një perspektivë të re zhvillimore, në funksion të interesit të qytetarëve”, ka thënë Elmazi.
Ai e ka cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së një çështjeje që për vite me radhë ka mbetur pezull.
“Një tjetër çështje e rëndësishme e mbetur pezull për vite me radhë po merr zgjidhje!“, ka nenvizuar Elmazi.
Lajme
Kodra e Diellit hap shitjen online të biletave sezonale për sezonin e ri të skijimit
Ski-Qendra “Kodra e Diellit” ka njoftuar se ka filluar shitja online e biletave sezonale për sezonin e ri të skijimit. Biletat mund të blihen përmes faqes zyrtare të qendrës, me çmime të rregullta.
Çmimet ndryshojnë sipas grupmoshave. Për fëmijët nga 6 deri në 14 vjeç, bileta sezonale kushton 14.300 denarë, për moshat 15–24 vjeç kushton 17.600 denarë, ndërsa për grupmoshën 25–62 vjeç çmimi është 20.900 denarë.
Për personat mbi 63 vjeç, bileta kushton 10.000 denarë, ndërsa bileta sezonale për instruktorët e skijimit kushton 13.200 denarë.
Të interesuarit mund t’i blejnë biletat përmes faqes zyrtare:
Blerja online e biletave sezonale
Lajme
Edon Rexhepi, studenti shqiptar që përfundoi Ekonomikun në Shkup me mesatare 10.00
Një sukses i veçantë akademik vjen nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Edon Rexhepi është shpallur studenti më i mirë i gjeneratës 2022–2026 në Fakultetin Ekonomik, pasi përfundoi studimet në drejtimin Financa me mesatare maksimale 10.00.
Arritja e tij u vlerësua edhe gjatë ceremonisë solemne të ndarjes së diplomave, ku Rexhepi mori mirënjohjen si studenti më i mirë i gjeneratës në këtë fakultet.
Rruga drejt këtij rezultati, sipas vetë Rexhepit, është ndërtuar mbi punën e vazhdueshme, disiplinën dhe përkushtimin gjatë të katër viteve të studimit, e jo vetëm gjatë periudhave të provimeve.
Interesimi i tij për ekonominë, bankat dhe tregjet financiare ka nisur që në shkollën e mesme, ndërsa gjatë studimeve është përqendruar veçanërisht në fushën e financave.
Përveç rezultateve të larta akademike, Rexhepi është angazhuar edhe në jetën studentore, duke qenë pjesë e Kuvendit Studentor të Fakultetit Ekonomik.
Ai ka fituar gjithashtu përvojë praktike në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku është njohur nga afër me funksionimin e institucioneve financiare dhe sektorin bankar.
Në planet e tij të ardhshme përfshihen vazhdimi i studimeve në nivelin master dhe doktoraturë, si dhe zhvillimi profesional në fushën e analizës financiare dhe tregjeve financiare.
Suksesi i Edon Rexhepit është një shembull domethënës se si përkushtimi dhe puna e vazhdueshme mund të shndërrohen në rezultate të jashtëzakonshme akademike.(INA)
-
Lajme1 year agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle3 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme3 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme12 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme1 month agoÇmimi i naftës shënon rënie
