Lajme
Alarm mjedisor: Lumi Vardar në Shkup – në gjendje të rëndë ndotjeje
Në kulmin e sezonit turistik, lumi Vardar që përshkon kryeqytetin është kthyer në një tablo alarmante ekologjike. Shtrati i lumit është i mbushur me mbeturina dhe objekte të hedhura, nga dritare e dyer të vjetra, rroba e mobilje, deri te qeset e mbeturinat tjera që notojnë përgjatë urave dhe brigjeve, shkruan PressOnline.al
Për vite të tëra, pamja është e njëjtë: ndotje masive dhe mungesë reagimi nga autoritetet komunale, as me gjoba për ndotësit, as me pastrime sistematike të shtratit të lumit.
Ndërkohë, qytetarë të ndërgjegjshëm po marrin situatën në dorë. Aktivisti Aleksandar Tortevski së bashku me disa miq ditëve të fundit kanë nxjerrë mbi 100 thasë me mbeturina nga Vardari në pjesën e qendrës së Shkupit. Ai apelon që secili të bashkohet në aksione të ngjashme për një Vardar më të pastër.
Por lumi nuk mbytet vetëm nga mbeturinat. Në të derdhet i gjithë rrjeti i kanalizimit të qytetit, pa asnjë proces filtrimi. Mijëra tonë ujëra të zeza hyjnë çdo ditë në lumin dikur simbol të Shkupit, duke krijuar një erë të padurueshme që shqetëson qytetarët. Ata kërkojnë urgjentisht pastrim të shtratit dhe ndërtimin e stacionit të filtrimit të ujërave të zeza.
Ministria e Mjedisit kishte premtuar se projekti prej 190 milionë eurosh për ndërtimin e stacionit do të niste në mars të këtij viti, por pesë muaj më vonë, punimet ende nuk kanë filluar dhe nuk ka informacion të qartë për ecurinë e projektit.
Sipas matjeve, ndotja e Vardarit sa më poshtë që zbret në rrjedhë, aq më e rëndë bëhet. Në pjesën e sipërme, në Pollog, lumi klasifikohet në kategorinë e dytë sipas standardeve të cilësisë së ujit, por në Shkup – ndotja është ekstreme dhe uji bën pjesë në kategorinë e pestë, pra më ndotura.
Lajme
Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës
Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi.
Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.
Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.
Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.
Lajme
DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe
Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati.
Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.
Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme.
Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk.
Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.
Lajme
Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi
Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15, derisa ajo dhe fëmijët e saj ndodheshin në ashensorin e një ndërtese banimi në territorin e Radishanit, dera e ashensorit papritmas është hapur dhe mbyllur,.
Nga hapja e mbyllja e shpesh vajza trevjeçare është tërhequr dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski” në Shkup.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./ZYRTARE.net
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
