Connect with us

Lajme

Verifikimi i fakteve për rastin e OSBE-së tregon se Osmani po thotë të vërtetën

Në atmosferën e nxehtë para zgjedhjeve në Çair, në opinion është aktualizuar tema e vjetër për organizimin e Samitit të OSBE-së. Konkretisht, partia në pushtet VLEN po përpiqet ta zhvlerësojë Bujar Osmanin dhe dje – një pjesë e mediave publikuan një dokument të ashtuquajtur “ekskluziv” për një prokurim të lidhur me Samitin e OSBE-së. Por verifikimi gazetaresk i mediumit tonë tregon se bëhet fjalë për një kontratë e cila është publikuar publikisht në faqen e internetit të Zyrës për Prokurime Publike që para një viti, dhe në thelb – është kontrata për realizimin e një ngjarjeje që ligjërisht çdo institucion është i detyruar ta publikojë në faqen e Zyrës për Prokurime Publike. Kjo do të thotë se nuk ka asgjë të fshehtë dhe misterioze në vetë dokumentin.

Në konferencën e sotme për shtyp, Osmani tha se kontrata ishte dërguar që vitin e kaluar nga ai personalisht si ministër i atëhershëm i Punëve të Jashtme deri te dy institucionet që merren me hetim të konfliktit të interesave, pra KSHPK (Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit) dhe Prokuroria Publike, dhe kjo në një kohë kur nuk kishte asnjë dinamikë parazgjedhore. Arsyeja ka qenë, siç shpjegoi Osmani, transparenca ndaj opinionit dhe llogaridhënia para partnerëve ndërkombëtarë, sidomos duke pasur parasysh dukshmërinë që fitoi Maqedonia e Veriut si nikoqire e ngjarjes më të madhe ndërkombëtare diplomatike deri më tani.

Mediumi ynë u përpoq t’i verifikonte pretendimet dhe kërkoi qasje në dokumente dhe doli se është e saktë pohimi i Osmanit – të dy institucionet, edhe KSHPK-ja edhe Prokuroria Publike, kanë pasur dokument me shkrim me të cilin kanë konfirmuar se procedurat janë në përputhje me ligjet. Sipas dokumenteve, Komisioni Antikorrupsion nuk ka gjetur asnjë vërejtje ndaj kontratës së dorëzuar, dhe kjo është dokumentuar me njoftim me shkrim. Prokuroria Publike, gjithashtu, e ka shqyrtuar lëndën dhe ka marrë vendim se nuk ka bazë për veprim.

Edhe pse të gjitha dokumentet kanë qenë të disponueshme në mënyrë transparente, pas shpalljes së kandidaturës së Osmanit filloi një përpjekje e orkestruar për t’i ricikluar këto informacione, tani të paketuara si “ekskluzivitet”. Momenti politik, në të cilin kjo ndodh vetëm e konfirmon tezën se nuk bëhet fjalë për gazetari hulumtuese, por për një përpjekje të dirigjuar për sulm sensacionalist. Osmani, në stilin e tij, komentoi se kjo është edhe një shembull i fushatës që zhvillohet me frustrime dhe narrativa të rreme, duke kujtuar një thënie nga propaganda: “përsërite gënjeshtrën mjaft herë dhe ajo do të bëhet e vërtetë”. Por, siç thotë ai, këtë herë as gënjeshtra nuk do të qëndrojë, sepse faktet janë të qarta dhe të verifikueshme.

https://www.facebook.com/100005817372100/posts/2209117902625434/?mibextid=wwXIfr&rdid=TtWnUOKOKPAA61C1#

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar anulimin e Vendimit për themelimin e Zonës zhvillimore turistike “Saraj – Liqeni i Treskës”, duke hapur rrugën për zgjidhjen e çështjes së pronësisë dhe kthimin e plotë të kësaj hapësire në administrimin e Komunës së Sarajit.

Vendimi është miratuar në seancën e 232-të të Qeverisë të mbajtur më 24 nëntor 2026 në pikën 41 të rendit të ditës.

Me anulimin e vendimit të mëparshëm, largohet një nga pengesat kryesore administrative që për vite me radhë e ka mbajtur të bllokuar çështjen e Liqenit të Treskës.

Sipas numrit një të komunës, Muhamet Elmazi, ky zhvillim përbën një moment të rëndësishëm për Komunën e Sarajit dhe qytetarët e saj, pasi Liqeni i Treskës paraqet një potencial të madh për zhvillimin turistik, ekonomik dhe rekreativ të kësaj zone.

“Ky është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për Sarajin, pasi një hapësirë me potencial të madh zhvillimor dhe turistik më në fund i kthehet komunës dhe qytetarëve të saj.

Pas vitesh të tëra pritjeje dhe pengesash administrative, po krijohen kushtet që Liqeni i Treskës të marrë një perspektivë të re zhvillimore, në funksion të interesit të qytetarëve”, ka thënë Elmazi.

Ai e ka cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së një çështjeje që për vite me radhë ka mbetur pezull.

“Një tjetër çështje e rëndësishme e mbetur pezull për vite me radhë po merr zgjidhje!“, ka nenvizuar Elmazi.

Continue Reading

Lajme

Kodra e Diellit hap shitjen online të biletave sezonale për sezonin e ri të skijimit

Ski-Qendra “Kodra e Diellit” ka njoftuar se ka filluar shitja online e biletave sezonale për sezonin e ri të skijimit. Biletat mund të blihen përmes faqes zyrtare të qendrës, me çmime të rregullta.

Çmimet ndryshojnë sipas grupmoshave. Për fëmijët nga 6 deri në 14 vjeç, bileta sezonale kushton 14.300 denarë, për moshat 15–24 vjeç kushton 17.600 denarë, ndërsa për grupmoshën 25–62 vjeç çmimi është 20.900 denarë.

Për personat mbi 63 vjeç, bileta kushton 10.000 denarë, ndërsa bileta sezonale për instruktorët e skijimit kushton 13.200 denarë.

Të interesuarit mund t’i blejnë biletat përmes faqes zyrtare:

Blerja online e biletave sezonale

Continue Reading

Lajme

Edon Rexhepi, studenti shqiptar që përfundoi Ekonomikun në Shkup me mesatare 10.00

Një sukses i veçantë akademik vjen nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Edon Rexhepi është shpallur studenti më i mirë i gjeneratës 2022–2026 në Fakultetin Ekonomik, pasi përfundoi studimet në drejtimin Financa me mesatare maksimale 10.00.

Arritja e tij u vlerësua edhe gjatë ceremonisë solemne të ndarjes së diplomave, ku Rexhepi mori mirënjohjen si studenti më i mirë i gjeneratës në këtë fakultet.

Rruga drejt këtij rezultati, sipas vetë Rexhepit, është ndërtuar mbi punën e vazhdueshme, disiplinën dhe përkushtimin gjatë të katër viteve të studimit, e jo vetëm gjatë periudhave të provimeve.

Interesimi i tij për ekonominë, bankat dhe tregjet financiare ka nisur që në shkollën e mesme, ndërsa gjatë studimeve është përqendruar veçanërisht në fushën e financave.

Përveç rezultateve të larta akademike, Rexhepi është angazhuar edhe në jetën studentore, duke qenë pjesë e Kuvendit Studentor të Fakultetit Ekonomik.

Ai ka fituar gjithashtu përvojë praktike në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku është njohur nga afër me funksionimin e institucioneve financiare dhe sektorin bankar.

Në planet e tij të ardhshme përfshihen vazhdimi i studimeve në nivelin master dhe doktoraturë, si dhe zhvillimi profesional në fushën e analizës financiare dhe tregjeve financiare.

Suksesi i Edon Rexhepit është një shembull domethënës se si përkushtimi dhe puna e vazhdueshme mund të shndërrohen në rezultate të jashtëzakonshme akademike.(INA)

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme6 hours ago

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar anulimin e Vendimit për themelimin e Zonës zhvillimore...

Lajme6 hours ago

Kodra e Diellit hap shitjen online të biletave sezonale për sezonin e ri të skijimit

Ski-Qendra “Kodra e Diellit” ka njoftuar se ka filluar shitja online e biletave sezonale për sezonin e ri të skijimit....

Lajme6 hours ago

Edon Rexhepi, studenti shqiptar që përfundoi Ekonomikun në Shkup me mesatare 10.00

Një sukses i veçantë akademik vjen nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Edon Rexhepi është shpallur studenti më...

Lajme9 hours ago

Ahmeti letër të hapur Shasivarit: Mos i kufizoni të drejtat gjuhësore të shqiptarëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i është drejtuar me një letër të hapur ministrit të Drejtësisë,...

Lajme9 hours ago

Pas reagimit të këshilltarëve shqiptarë, tabela në parkun “Oaza e Butelit” vendoset edhe në gjuhën shqipe

Tabela në hyrje të parkut “Oaza e Butelit”, në Komunën e Butelit, tashmë është vendosur edhe në gjuhën shqipe, pas...

Lajme22 hours ago

Taravari: S’kanë faj VLEN-i, ata janë si kukulla në Qeveri

Arben Taravari në Click Plus, duke folur për Alta Banka, kritikoi ashpër përfaqësuesit e VLEN-it në Qeveri. “S’kanë faj VLEN-i....

Lajme22 hours ago

Pasholli: VLEN dje festoi për shqipen, ndërsa sot Bekim Sali foli maqedonisht në Kuvend

Deputetja e BDI-së, Arban Pasholli, ka kritikuar mënyrën e përdorimit të gjuhëve nga zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, gjatë mbledhjes...

Lajme23 hours ago

Mimoza Musa: Funksionarët e BDI-së kanë komunikuar mes vete në gjuhën maqedonase

Deputetja dhe nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa i është kundërpërgjigjur kritikave të deputetes së BDI-së, Arban Pasholli lidhur me përdorimin...

Lajme23 hours ago

Kasami: Gjuha shqipe nuk është zyrtare, qëndrimi i BDI-së është dyftyrësh

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka deklaruar se gjuha shqipe nuk ka status zyrtar në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut,...

Lajme1 day ago

Apeli vërteton burgimin e përjetshëm për Naim Murselin

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës për vrasjen e Liridona...

Trending