Connect with us

Lajme

Rama: Ishulli i Sazanit nuk është shitur dhe nuk do të shitet ndonjëherë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ishulli i Sazanit është pasuri e shtetit dhe e popullit shqiptar. Ai hodhi poshtë pretendimin e mediave italiane që thanë gjatë verës se ishulli i është shitur Jared Kushner-it, duke u shprehur se nuk është shitur e as nuk do të shitet asnjëherë. Ai tha se qeveria shqiptare do të jetë partnere me grupin që do të investojë aty.

“Ishulli i Sazanit është pasuri e shtetit dhe e popullit shqiptar. As nuk është shitur dhe as nuk do të shitet asnjëherë. Ishulli i Sazanit është një pasuri e shtetit dhe e popullit shqiptar ku ne do të jemi partnerë. Qeveria shqiptare do të jetë partnere me kompaninë apo me grupin që do të investojë dhe negociatat e partneritetit nuk kanë mbaruar ende”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se si Sazani dhe Zvërneci janë ende në projektim, duke theksuar se marrëveshja për ishullin e Sazanit nuk është përfunduar ende.

“Marrëveshja nuk është kryer akoma. Nuk e kemi akoma një marrëveshje të përfunduar për Sazanin. Zvërneci është histori private”, tha Rama.

Kryeministri mohoi që t’ia ketë dhënë “dritën jeshile” projektit pasi Donald Trump u zgjodh president. Arsyeja pse u bë publike pasi Trump mori detyrën, sipas tij, është vetëm për shkak se nuk ishte plotësuar procesi.

Rama theksoi se mediat ndërkombëtare e kanë keqinterpretuar duke e paraqitur si histori politike duke nënvizuar se kjo çështje “nuk ka lidhje fare me politikë”.

“Ata kanë bërë një punë dhe është për të ardhur keq mënyra si është interpretuar nga mediat ndërkombëtare ky proces qysh në fillim. Është paraqitur si një histori politike. Ndërkohë që kur unë kam takuar Jared-in dhe ne kemi filluar të punojmë për këtë gjë, Donald Trump-i nuk dihej a do shkonte në Shtëpinë e Bardhë, apo do të shkonte në burg? Nuk ka lidhje fare me politikë kjo. Për mua ata kanë qenë investitorë amerikanë dhe janë investitorë amerikanë siç janë të gjithë amerikanët”, tha Rama.

I pyetur nëse do e jepte projektin nëse fituese në zgjedhjet në SHBA do të dilte Kamala Harris, Rama u përgjigj kështu:

“Unë e kam bërë këtë bisedë me palën tjetër kur jam pyetur. Këtu nuk mundet të ketë asnjë lloj diskutimi që Shqipëria nuk është një vend ku mund të transferohen çfarëdo lloj konfliktesh apo problemesh që mund të jenë midis palësh në Amerikë, pasi këtu çdo amerikan që vjen është mik dhe çdokush që do të investojë është i mirëpritur. Për më tepër raporti im me të ka qenë një raport shumë miqësor. Nuk ka pasur asnjëherë diskutim për këtë. Edhe kërkesa e tij dhe e grupit të tij dhe kërkesa jonë ka qenë simetrike. Çdo gjë duke respektuar ligjin dhe procedurat”, tha ai.

Kryeministri u shpreh se për disa muaj do të jetë gati projekti i plotë që do t’i paraqitet publikut. Sipas Ramës, po bëhet një punë e madhe për ta kthyer Sazanin në një destinacion ëndrre.

“Procedurat nuk do të marrin gjatë sepse shumë hapa janë bërë. Besoj për disa muaj ne do kemi masterplanin e plotë, projektin e plotë që do t’i paraqitet publikut. Ajo që është më e rëndësishmja është që mënyra si po punohet do të vendosë një standard të ri për zhvillimet në infrastrukturën e mikpritjes, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Mesdhe. Po bëhet një punë e jashtëzakonshme me arkitektë, me inxhinierë të mjedisit, me arkitektë të peizazhit. Po bëhet diçka për të bërë një destinacion ëndrre”, tha Rama./tvklan.al/.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Haqim Ramadani akuzon Komunën e Bërvenicës për rritje çmimesh dhe mungesë shërbimi

Ish-kandidati nga VLEN për kryetar të Komunës së Bërvenicë, Haqim Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj menaxhimit të mbeturinave në këtë komunë, duke ngritur shqetësime për rritjen e çmimeve dhe cilësinë e shërbimeve, përcjell tetova1

Sipas tij, komuna po tenton për herë të dytë të favorizojë të njëjtën ndërmarrje për mbledhjen e mbeturinave, duke dëmtuar drejtpërdrejt buxhetin e qytetarëve. Ai thekson se, ndonëse kontrata e partneritetit publiko-privat përcakton obligime të qarta, ndërmarrja nuk i përmbush ato, ndërsa në vend të masave, çmimet janë rritur.

Ramadani gjithashtu ka kritikuar trajtimin e mërgimtarëve dhe ka përmendur se disa zona, si fshati Gurgunicë, nuk mbulohen me shërbim, duke i detyruar banorët të përballen vetë me mbeturinat.

Postimi i plotë:

“Rritje çmimesh, shërbim zero: kush po e mbron këtë skemë në Komunën e Bërvenicës?

Komuna e Bërvenicës po tenton për herë të dytë të favorizojë të njëjtën ndërmarrje për mbledhjen e mbeturinave, duke e dëmtuar drejtpërdrejt buxhetin e qytetarit.

Edhe pse kontrata e partneritetit publiko-privat përcakton qartë të drejtat dhe obligimet, ndërmarrja nuk i përmbush ato. Në vend të masave, komuna rrit çmimin në 400 denarë për çdo amvisëri.

Skandali më i madh: mërgimtarët detyrohen të paguajnë paushall vjetor edhe pse nuk gjenerojnë mbeturina dhe nuk marrin shërbim. Madje për çdo thes shtesë u kërkohen para, ndërkohë që cilësohen si jo-rezidentë. Pagesa pa shërbim – e papranueshme!

Sipas kontratës, shërbimi duhet të mbulojë gjithë territorin, por fshati Gurgunicë lihet jashtë dhe banorët detyrohen vetë të pastrojnë deponitë ilegale.

Pse kjo kompani favorizohet vazhdimisht? A ka interesa të fshehura pas këtij partneriteti? Pse po rëndohet buxheti i qytetarit në vend që të lehtësohet? Komuna a duhet ta mbroje qytetarin apo permes formave të ndryshme plackit qytetarin.

Komuna duhet të jetë në shërbim të qytetarit – jo kundër tij.”, ka përfunduar Ramadani./tetova1.mk/

Continue Reading

Lajme

E zuri traktori poshtë derisa po e rregullonte, vdes pas pesë ditësh në spital i moshuari nga Shkupi

Më datë 25.04.2026, në ora 09:30, në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” është denoncuar se më 20.04.2026, në ora 11:15, me lëndime të rënda trupore është dërguar personi N.M. (80) nga fshati Luboten i Shkupit.
​Sipas denoncimit, ai i ka marrë lëndimet në oborr, derisa po rregullonte traktorin e tij, i cili është vënë në lëvizje dhe e ka shtypur. Më 25.04.2026, në ora 06:00, N.M. ka ndërruar jetë, ndërsa trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Continue Reading

Lajme

Nuk ekziston e diela për Bilall Kasamin, kosit parkun te Xhamia e Pashës!

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, këtë fundjavë ka zgjedhur një qasje ndryshe për angazhimin në terren, duke iu bashkuar drejtpërdrejt punëtorëve të ndërmarrjes publike komunale në mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra.

I veshur me tuta Kasami ka kapur mprerësen e barit dhe ka marrë pjesë në punimet për rregullimin e parkut pranë Xhamia e Pashës në Tetovë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se së bashku me drejtorin dhe punëtorët e NPK-së kanë punuar për mirëmbajtjen e parkut, duke e përshkruar angazhimin si një të diel pune.

“Së bashku me drejtorin dhe punëtorët e NPK-së, punuam për mirëmbajtjen e parkut te Xhamia e Pashës! E diela me punë”, ka shkruar Kasami./Zyrtare.net/

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme13 hours ago

Haqim Ramadani akuzon Komunën e Bërvenicës për rritje çmimesh dhe mungesë shërbimi

Ish-kandidati nga VLEN për kryetar të Komunës së Bërvenicë, Haqim Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj menaxhimit të mbeturinave në këtë...

Lajme13 hours ago

E zuri traktori poshtë derisa po e rregullonte, vdes pas pesë ditësh në spital i moshuari nga Shkupi

Më datë 25.04.2026, në ora 09:30, në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” është denoncuar se më 20.04.2026,...

Lajme13 hours ago

Nuk ekziston e diela për Bilall Kasamin, kosit parkun te Xhamia e Pashës!

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, këtë fundjavë ka zgjedhur një qasje ndryshe për angazhimin në terren, duke iu bashkuar drejtpërdrejt...

Lifestyle20 hours ago

“Kam pi” ndez atmosferën, projekti i ri nga Bledar Vishi në fokus

Skena muzikore shqiptare është pasuruar me një tjetër projekt të ri. Bledar Vishi ka publikuar këngën më të fundit “Kam...

Lajme23 hours ago

BDI: VLEN u shndërrua në zëdhënës të VMRO-së kundër Shqipërisë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të VLEN-it, duke vlerësuar se ky koalicion po vepron...

Lajme23 hours ago

Kërcënimi për bombë në “City mall” doli i rremë, MPB jep detaje

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi zyrtarisht se pas kontrolleve të hollësishme antiterror, raportimi për një mjet shpërthyes në...

Lajme23 hours ago

Nga e marta, rënie graduale e temperaturave dhe reshje shiu

Moti sot do të jetë me diell, me vranësira të lehta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë...

Lajme23 hours ago

Pse mbeti në terr gjysma e Maqedonisë? Ekspertët evropianë e zbuluan dështimin e transformatorëve

Shkaku kryesor që më 18 maj 2025 la pa rrymë gjysmën e Maqedonisë së Veriut ishte operimi i sistemit të transmetimit mbi...

Lajme23 hours ago

VLEN: Fshirja e postimit nuk mjafton, ministri Ferit Hoxha duhet të kërkojë falje publike

Mesazhi përçmues i ministrit të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke i quajtur “idiotë”, përbën skandal...

Lajme3 days ago

Ngjarje e rëndë në Haraçinë: Nxënësi plagoset me thikë në shkollë, dërgohet në spital

Nxënësi plagoset me mjet të mprehtë në një shkollë në Haraçinë ​Një nxënës është plagosur me mjet të mprehtë në...

Trending