Connect with us

Lajme

Mexhiti: S’ka më na jepni votën, do ta bëjmë këtë ose atë! E bëjmë punën, ju e vlerësoni

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pasditen e sotme zhvilloi një takim me banorët e Çairit të Vjetër në një nga çajtoret e lagjes, përcjell TV21. Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, ai bashkëbisedoi me qytetarët për gjendjen e shkollave, rrugëve që presin rregullim, hapësirave publike që kanë nevojë për kujdes, si dhe për rolin e bizneseve të vogla në gjallërimin e ekonomisë lokale. Mexhiti tha se nga këto takime forcohet besimi se Çairi i Vjetër dhe i gjithë Çairi mund të bëhen më të rregullt, më të zhvilluar dhe më të mirë për të gjithë banorët.

“Dallimi është se në të kaluarën kemi ardhur, kemi kërkuar, na jepni votën se do t’i bëjmë këtë projekt e atë projekt. Sot domethënë e bëjmë punën dhe e lamë qytetarit ta vlerësojë punën. Dhe në fund të vjen domethënë te vlerësimi. Vetëm prej “Xhon Kenedi” e këndej, Çairi i Vjetër asfaltohet tërësisht, çdo rrugë, çdo rrugicë, me ndriçim të ri, me trotuaret të ri, domethënë, në ketë pjesë. Dizhoni, ka qenë vetëm rruga kryesore. Tash çdo rrugicë e Dizhonit do të ketë ujësjellës kanalizim rrjet atmosferik dhe në fund pra asfaltohet krejt Dizhoni. Rruga “Ferid Murati”, që ne ja kemi ndërruar edhe, pjesërisht është “Lazar Trpovski” prej “Xhon Kenedi”, deri te Shqiponja, rruge e re me trotuare të ri, me korsi për biçikleta me njërën anë parking me ndriçim të ri, pra është një milion euro vetëm ajo rrugë. Dhe këto ditë pra fillon edhe asfaltimi i tërësishëm i Fushë Topanës, domethënë dhe dalim mandej edhe te Teneqe Mëhalla. Atë rrugë që s’e kemi bërë në të kaluarën, domethënë do t’i rregullojmë. Pra vetëm prej në “Xhon Kenedi” e këndej, ka më shumë se tre-katër milionë euro investime prej qeverisë për Çairin, pa e harru dy milionë eurot që duhet hynë në Duqanxhik, për ujësjellës, kanalizim, rrjet atmosferik dhe asfaltim. Pa e harru edhe një milion e gjysmë që janë duke u bërë në “Sahat Kullë”, që s’është bërë ndoshta prej kohës së Titës, domethënë s’është prek ajo. Me ujësjellës, me kanalizim, me rrjet atmosferik, edhe nga “Isa Begu”, edhe nga Sulltan Murati”, tha mes tjerash Mexhiti./tv21.tv

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Taravari: VLEN premtoi ndryshim, por përfundoi në dorëzim pa kushte

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar me kritika ndaj VLEN-it, duke e akuzuar se nuk ka realizuar premtimet e dhëna para zgjedhjeve dhe se ka zgjedhur të mbetet në pushtet pa sjellë rezultate konkrete për shqiptarët.

Në reagimin e tij, Taravari thotë se VLEN hyri në qeveri duke kërkuar besimin e shqiptarëve dhe duke premtuar ndryshim, por sipas tij, pas dy vitesh qytetarët “nuk shohin ndryshim, por heshtje, arsyetime dhe dorëzim”.

Ai thekson se nuk ka pasur ndryshime kushtetuese, nuk është bërë përparim në rrugën evropiane, nuk është forcuar statusi i gjuhës shqipe, nuk është mbrojtur përfaqësimi i drejtë dhe nuk janë realizuar investime serioze në komunat shqiptare.

“Premtuan se do të sillnin zë në qeveri, por u bënë hije e vendimeve të të tjerëve”, shkruan Taravari.

Sipas tij, shqiptarët nuk votuan për ministra që “numërojnë ditët në karrige dhe heshtin kur preken interesat e qytetarëve”, ndërsa shton se VLEN “nuk u rrëzua nga pamundësia, por nga zgjedhja për të qëndruar në pushtet me çdo kusht”.

Në fund të reagimit, Taravari thekson se Aleanca për Shqiptarët ka dëshmuar se “kur nuk ka realizim, nuk ka arsye të qëndrohet për dekor”, duke shtuar se “koha e arsyetimeve ka mbaruar” dhe se çdo premtim duhet të matet me punë, ndërsa çdo mandat me përgjegjësi para qytetarëve.

Continue Reading

Lajme

Zhduket bashkëshorti i ministres italiane në liqenin Vico, kërkime intensive prej 24 orësh

Një ditë pushimi në liqenin Vico, në rajonin italian të Lazios, është kthyer në një ngjarje të rëndë për ministren e Familjes në Itali, Eugenia Roccella, pasi bashkëshorti i saj, Luigi Cavallari, 84 vjeç, rezulton i zhdukur prej më shumë se 24 orësh.

Sipas të dhënave paraprake, çifti kishte marrë me qira një varkë dhe po lundronte në liqen kur Cavallari është hedhur në ujë për t’u freskuar nga temperaturat e larta. Pak çaste më pas, ai ka dalë në sipërfaqe duke u ankuar se nuk ndihej mirë dhe nuk ka arritur të rikthehet në varkë, e cila nuk ishte e ankoruar. Ministrja ka njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.

Ngjarja ka ndodhur në liqenin Vico, një liqen me origjinë vullkanike rreth 70 kilometra larg Romës, i njohur për temperaturat e ulëta në thellësi dhe rrymat e forta nënujore. Hetuesit po shqyrtojnë si pistë kryesore një shok termik të shkaktuar nga kontrasti mes temperaturës së lartë të ajrit dhe ujit të ftohtë, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e tërheqjes nga rrymat.

Kërkimet vijojnë prej më shumë se 24 orësh pa rezultat. Në operacion janë angazhuar zhytës të zjarrfikësve, karabinierëve dhe Guardia di Finanza, si dhe një robot nënujor me kamera nate. Një helikopter po kontrollon zonën nga ajri.

Vala e të nxehtit në Francë, rreth 1 mijë viktima brenda pak ditësh
Autoritetet thonë se operacioni është i vështirë për shkak të shikueshmërisë së ulët në ujë dhe temperaturave të ulëta në thellësi, ndërsa shpresat për gjetjen e tij gjallë po zbehen.

Luigi Cavallari është profesor në Universitetin “Gabriele d’Annunzio” në Chieti-Pescara dhe studiues në fushën e teknologjisë së arkitekturës. Ai dhe ministrja Roccella janë të martuar prej dekadash dhe kanë dy fëmijë.

Continue Reading

Lajme

Sa vende do të ketë Shqipëria në Parlamentin Europian pas anëtarësimit? Parashikimi i kreut të Komitetit të Jashtëm

Shqipëria parashikohet të ketë 11 vende në Parlamentin Europian pas anëtarësimit në Bashkimin Europian ndersa Mali i Zi gjashtë vende. Ky parashikim është bërë nga kreu i komitetit të jashtëm David McAllister pasi dy shtetet konsiderohen si anëtaret e rradhës në përbërje të BE-së.

“Aktualisht kemi dhjetë vende që kanë deklaruar se duan të anetaresohen ne Bashkimin Evropian. Së shpejti mund të kemi vendin numër 11-te, Islandën. Këto vende po udhëtojnë me shpejtësi shumë të ndryshme drejt anëtarësimit në BE ndaj Shqiperia dhe Mali i Zi janë më pranë objektivit.”

McAllister e mirëpret iniciativën e kancelarit Merz se nevojiten hapa pozitivë para anëtarësimit në BE në formën e integrimit gradual, në mënyrë që qytetarët dhe bizneset në vendet kandidate të mund të ndiejnë përfitimet e procesit, përmes integrimit në tregun e vetëm, pjesëmarrjes në programet evropiane ose nismës Roaming Like Home.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme8 hours ago

Taravari: VLEN premtoi ndryshim, por përfundoi në dorëzim pa kushte

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar me kritika ndaj VLEN-it, duke e akuzuar se nuk ka realizuar...

Lajme13 hours ago

Zhduket bashkëshorti i ministres italiane në liqenin Vico, kërkime intensive prej 24 orësh

Një ditë pushimi në liqenin Vico, në rajonin italian të Lazios, është kthyer në një ngjarje të rëndë për ministren...

Lajme14 hours ago

Sa vende do të ketë Shqipëria në Parlamentin Europian pas anëtarësimit? Parashikimi i kreut të Komitetit të Jashtëm

Shqipëria parashikohet të ketë 11 vende në Parlamentin Europian pas anëtarësimit në Bashkimin Europian ndersa Mali i Zi gjashtë vende....

Lajme14 hours ago

Buxhovi: Rugova ia dha përgjigjen Millosheviqit që në vitin 1989

Historiani Jusuf Buxhovi ka vlerësuar se 28 qershori i vitit 1989 në Gazimestan shënoi fillimin e fundit të mitit serb...

Lajme14 hours ago

Rrëzohet aeroplani në Francë, humbin jetën 11 persona

Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën pasi një avion civil u rrëzua në qytetin Tomblaine në Francën verilindore, sipas autoriteteve lokale....

Lajme14 hours ago

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet

Në 2-vjetorin e qeverisjes së VLEN-it, bashkëkryetari Izet Mexhiti tha se vendi po kalon një fazë të re politike, ku...

Lajme14 hours ago

Kasami: Për 24 muaj kemi realizuar atë që u premtua për 24 vjet, ndryshimi nuk kthehet më prapa

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, deklaroi se gjatë dy viteve të qeverisjes, VLEN ka realizuar reforma dhe projekte që, sipas...

Lajme15 hours ago

Bekim Sali: Kemi realizuar për 24 muaj atë që nuk është bërë për 24 vite, ja ministrit që do t’i takojnë VLEN-it

Zv/kryeministri Bekim Sali në dy vjetorin e qeverisjes së koalicionit VLEN, tha se ata kanë dëshmuar se ata kanë qenë...

Lajme15 hours ago

Mimoza Musa: 24 muaj punë, investime dhe zhvillim për komunat shqiptare

Nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa, deklaroi se gjatë 24 muajve të qeverisjes, VLEN ka dëshmuar se pushtetin e sheh si...

Lajme15 hours ago

Shehu rrëfen aksionin e UÇK-së ku i shkatërruan dy kamionë me forca serbe: Aty nuk ka dal asnjë i gjallë, nesër erdhën për hakmarrje

Ish-ushtari i UÇK-së, Faik Shehu ishte mysafiri i radhës i emisionit ”N’Demos”. Vrasja me thika e ushtarëve serbë, beteja me...

Trending