Lajme
Mexhiti: S’ka më na jepni votën, do ta bëjmë këtë ose atë! E bëjmë punën, ju e vlerësoni
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pasditen e sotme zhvilloi një takim me banorët e Çairit të Vjetër në një nga çajtoret e lagjes, përcjell TV21. Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, ai bashkëbisedoi me qytetarët për gjendjen e shkollave, rrugëve që presin rregullim, hapësirave publike që kanë nevojë për kujdes, si dhe për rolin e bizneseve të vogla në gjallërimin e ekonomisë lokale. Mexhiti tha se nga këto takime forcohet besimi se Çairi i Vjetër dhe i gjithë Çairi mund të bëhen më të rregullt, më të zhvilluar dhe më të mirë për të gjithë banorët.
“Dallimi është se në të kaluarën kemi ardhur, kemi kërkuar, na jepni votën se do t’i bëjmë këtë projekt e atë projekt. Sot domethënë e bëjmë punën dhe e lamë qytetarit ta vlerësojë punën. Dhe në fund të vjen domethënë te vlerësimi. Vetëm prej “Xhon Kenedi” e këndej, Çairi i Vjetër asfaltohet tërësisht, çdo rrugë, çdo rrugicë, me ndriçim të ri, me trotuaret të ri, domethënë, në ketë pjesë. Dizhoni, ka qenë vetëm rruga kryesore. Tash çdo rrugicë e Dizhonit do të ketë ujësjellës kanalizim rrjet atmosferik dhe në fund pra asfaltohet krejt Dizhoni. Rruga “Ferid Murati”, që ne ja kemi ndërruar edhe, pjesërisht është “Lazar Trpovski” prej “Xhon Kenedi”, deri te Shqiponja, rruge e re me trotuare të ri, me korsi për biçikleta me njërën anë parking me ndriçim të ri, pra është një milion euro vetëm ajo rrugë. Dhe këto ditë pra fillon edhe asfaltimi i tërësishëm i Fushë Topanës, domethënë dhe dalim mandej edhe te Teneqe Mëhalla. Atë rrugë që s’e kemi bërë në të kaluarën, domethënë do t’i rregullojmë. Pra vetëm prej në “Xhon Kenedi” e këndej, ka më shumë se tre-katër milionë euro investime prej qeverisë për Çairin, pa e harru dy milionë eurot që duhet hynë në Duqanxhik, për ujësjellës, kanalizim, rrjet atmosferik dhe asfaltim. Pa e harru edhe një milion e gjysmë që janë duke u bërë në “Sahat Kullë”, që s’është bërë ndoshta prej kohës së Titës, domethënë s’është prek ajo. Me ujësjellës, me kanalizim, me rrjet atmosferik, edhe nga “Isa Begu”, edhe nga Sulltan Murati”, tha mes tjerash Mexhiti./tv21.tv
Lajme
Superlajm për tifozët e Shkëndijës së Tetovës
Tifozët e KF Shkëndijës dhe dashamirësit e futbollit do të kenë mundësinë të ndjekin sërish nga afër paraqitjen e kuqezinjve në skenën evropiane.
Televizioni Publik TVM2 ka siguruar të drejtat e transmetimit direkt për ndeshjen e rëndësishme të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ekipi nga Tetova do të përballet në udhëtim me skuadrën skoceze Hibernian, në një duel që premton emocione të mëdha dhe rivalitet të lartë për kalimin në fazën tjetër.
Lajme
Shtrenjtohet edhe më shumë nafta në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Rregullor për Energjetikë (KRRE) ka marrë vendim të ri për çmimet e derivateve të naftës, të cilat do të pësojnë ulje dhe ngritje, duke filluar nga mesnata.
Sipas vendimit të fundit, çmimi i benzinave do të ulet për 2 denarë për litër. Nga ana tjetër, çmimi i derivateve të tjera shënon rritje: nafta do të shtrenjtohet për 1 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për 0,5 denarë për litër.
Çmimet e reja të derivateve të naftës:
EUROSUPER BS-95: 91,0 denarë/litër
EUROSUPER BS-98: 93,0 denarë/litër
EURODIESEL (Nafta): 99,5 denarë/litër
Vaji ekstra i lehtë (EL-1): 98,5 denarë/litër
Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi pas mesnate dhe do të vlejnë në të gjitha pikat e karburanteve në vend.
Lajme
Rrahja brutale në Gostivar, policia identifikon katër veta
Ministria e Brendshme përmes një njoftimi informoi se ka identifikuar tre persona të cilët, sipas një videoje në rrjetet sociale, kanë sulmuar dhunshëm dy të rinj në Gostivar.
Policia shpjegon se personat e identifikuar janë dy të mitur nga Gostivari dhe një 20-vjeçar nga Shkupi.
„Dy të mitur nga Gostivari janë thirrur në stacionin policor për bisedë zyrtare, ndërsa dokumentet e tyre të udhëtimit janë konfiskuar me urdhër të prokurorit publik. Personi i tretë është V.D. (20) nga Shkupi, për të cilin është dërguar njoftim zyrtar në Stacionin Policor në Shkup për procedurë të mëtutjeshme“, njoftoi policia.
Ata theksojnë se ndaj të treve do të zbatohet një procedurë e përshpejtuar para gjykatës sapo të kompletohet dokumentacioni i plotë për rastin. Sipas autoriteteve, sulmi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit në rrugën „Borçe Jovanoski“, ku dy të rinj janë goditur me mjete dhe shkopinj druri.
Në rrjetet sociale u shfaq një video-incizim shqetësues nga Gostivari, në të cilin shfaqet një përleshje e ashpër fizike mes një grupi më të madh të rinjsh.
Sipas informacioneve të publikuara, gjatë rrahjes, njëri nga djemtë është goditur në pjesën e kokës, pas së cilës ka rënë në tokë dhe ka mbetur i palëvizshëm.
Përkundër faktit se po shtrihej në rrugë, në incizim shihet se sulmi ka vazhduar me goditje të shumta ndaj trupit të tij, gjë që ka shkaktuar reagime dhe dënime të ashpra në rrjetet sociale.(INA)
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
