Lajme
Mustafa Dauti: Merruni ju me shpifje dhe ofendime ne merremi me punë konkrete dhe me fakte
Merruni ju me shpifje dhe ofendime ne merremi me punë konkrete dhe me fakte, por mos harroni se edhe ne dijmë të përdorim gjuhën tuaj ofenduese, por nuk e kemi zgjedhë atë mënyrë të komunikimit pasi që ne përfaqësojmë shqiptarët me dinjitet dhe vendosshmëri dhe se ne jemi ndryshimi I shumëpritur i popullit shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për atë me plot përgjegjësi them se vula e Doganës është në dy gjuhë, ndërsa vula e dështimit tuaj do të mbetet gjatë në ballin tuaj!
Nuk është gjuha ajo që ju pengon, por vulat që sot janë në duar të shqiptarëve. Institucionet nuk menaxhohen me sharje e banalitet, por me dije dhe guxim. Në fjalorin tonë nuk ka vend për mllef, por vetëm për rezultate. Vula e Doganave dikur përdorej për të kontrolluar e dëmtuar shqiptarët, por sot jemi në rrethana tjera po veprojmë me dinjitet dhe përgjegjësi!
BDI dhe hyzmetqarët e tyre nuk e kanë hallin e gjuhës në vula prandaj edhe shpifin pa turp. Halli i tyre është se vulat e Doganës nuk përdoren më për favore grupore e partiake, por qëndrojnë në duar të një shqiptari që vepron me ligj dhe përgjegjësi. Ata shpifin ne i demantojmë me fakte konkrete, ne i mbajmë vulat në dy gjuhë, ata e mbajnë vulën e dështimit që u dha populli si dënim i maltretimit për dy dekada.
Shqiptarët nuk e harrojnë se nē tē kaluarēn posti i zëvendësdrejtorit të Doganave është kujtuar shpesh për akuza të rënda se shqiptarëve u dërgoheshin kontrolle e presione të posaçme. E dhimbshme, por e vërtetë shqiptarët kanë përjetuar presion, terror dhe inspektime nga shqiptarë. Sot ironia është se edhe akuzuesi edhe i akuzuari ndodhen në të njëjtën tryezë politike të emërtuar AKI, që deri dje nuk lanë fjalë më të keqe që egziston e që i përdornin për njëri tjetrin e që sot po ata kanë filluar edhe të thurrin lavde e elozhe ndaj njëri tjetrit.
Kjo epokë i takon së kaluarës. Që nga dita që unë kam marrë këtë detyrë, nuk ka pasur asnjë rast kur ndonjë i punësuar në Doganë të ndjejë presion apo diskriminim të kësaj natyre. Ky është ndryshimi në vepër, jo vetëm në fjalë.
Ne vazhdojmë përpara. E dimë se edhe pak ka mbetur për t’ju dëbuar edhe nga pushteti lokal. Mbahuni, sepse do t’ia merrni dorën opozitës, por për këtë ju duhet kohë, reformim dhe punë.
Shqiptarët sot e kanë vulën, firmën dhe dinjitetin në duart e tyre! Shpifjet nuk kalojnë, pastrone partinë e fjalorin e pistë, reformohuni në tërësi pasi keni mjaftë kohë për ta bërë atë gjat qëndrimit tuaj të gjatë në opozitë!
https://www.facebook.com/share/p/16ZYsGYooi/
Lajme
Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës
Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi.
Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.
Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.
Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.
Lajme
DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe
Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati.
Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.
Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme.
Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk.
Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.
Lajme
Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi
Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15, derisa ajo dhe fëmijët e saj ndodheshin në ashensorin e një ndërtese banimi në territorin e Radishanit, dera e ashensorit papritmas është hapur dhe mbyllur,.
Nga hapja e mbyllja e shpesh vajza trevjeçare është tërhequr dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski” në Shkup.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./ZYRTARE.net
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
