Lajme
AKI hap shtab në lagjet Treg dhe Beg të Gostivarit, Valbon Limani merr mbështetjen nga banorët
Me një pjesëmarrje të gjerë dhe atmosferë entuziaste, Lagjja e Tregut, vendbanimi dhe baza e kandidatit për kryetar komune Valbon Limani, i dha një mbështetje të fuqishme dhe të padiskutueshme Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), duke dëshmuar lidhjen e fortë të komunitetit me kandidatin e tyre.
Në këtë ngjarje madhështore, që shënoi hapjen zyrtare të shtabit zgjedhor të AKI-së në zemër të qytetit – pikërisht në Lagjen e Tregut – morën pjesë qindra qytetarë, aktivistë dhe përkrahës të “Besëlidhjes”, duke krijuar një atmosferë energjike dhe mobilizuese.
Të pranishëm ishin edhe figurat kyçe të partisë, përfshirë kryetarin aktual të Komunës së Gostivarit dhe kandidatin për një mandat të ri, z. Valbon Limani, bartësin e listës për Këshillin Komunal, z. Valdet Xhaferi, si dhe kandidatët e tjerë për këshilltarë komunalë nga koalicioni.
Në fjalimet e mbajtura gjatë ceremonisë, z. Limani falënderuan nga zemra banorët e lagjes së vetë për mikpritjen dhe përkrahjen e madhe, duke e cilësuar këtë përkrahje si një mesazh të qartë për vazhdimësinë e rrugës së nisur dhe për fitore të sigurt më 19 tetor.
“Lagjja ime më dha zemrën sonte, dhe kjo është përgjegjësi e madhe për të ecur përpara edhe më të vendosur,” u shpreh Limani, ndërsa shtoi se mbështetja nga kjo lagje ka domethënie të veçantë për të dhe për gjithë ekipin e AKI-së.
Pjesëmarrja masive dhe thirrjet për bashkim e mobilizim të strukturave dhe qytetarëve duket si një sinjal i fuqishëm që AKI është duke forcuar ndjeshëm pozitat në qytet dhe se fitorja në Gostivar po formësohet si një realitet politik i afërt e procesi zgjedhor do të mbyllet që në raundin e parë.
Nga AKI u theksua se fitorja në Gostivar nuk është vetëm një betejë lokale, por një hap drejt ndryshimeve të mëdha në nivel qendror, ku qytetet si Gostivari do të jenë shembulli i transformimit dhe integrimit të vërtetë politik.
Lajme
Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës
Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi.
Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.
Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.
Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.
Lajme
DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe
Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati.
Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.
Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme.
Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk.
Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.
Lajme
Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi
Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15, derisa ajo dhe fëmijët e saj ndodheshin në ashensorin e një ndërtese banimi në territorin e Radishanit, dera e ashensorit papritmas është hapur dhe mbyllur,.
Nga hapja e mbyllja e shpesh vajza trevjeçare është tërhequr dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski” në Shkup.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./ZYRTARE.net
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
