Lajme
Bujar Osmani: Në Çair do të vendoset nëse do të mbetemi popull shtetformues apo do të bëhemi të nënshtruar
Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, në fjalimin e tij para qytetarëve theksoi se zgjedhjet në Çair do të jenë vendimtare jo vetëm për komunën, por edhe për të ardhmen e shqiptarëve në shtet.
“Pse, do të më thoni, nga Çairi varen të gjitha zhvillimet e mëdha? Sepse këto 15 muaj, Çairi është shndërruar në një laborator për eksperimentimin e disa politikave që janë shumë të rrezikshme për ne. Dhe kjo nuk ka filluar sot, nuk ka filluar këtu në Çair. Ka filluar para 20 vitesh: nga BDI kanë dalë 13 parti politike. E gjitha kjo me qëllim që të na ndajnë në parti të vogla. Nisma e fundit që ka filluar këtu në Çair është vazhdim i atij projekti për rrëzimin e shtëpisë së madhe dhe ndërtimin e kasolleve të vogla që më pas dikush mund t’i manipulojë”, tha Osmani.
Ai paralajmëroi se po tentohet të legjitimohet koncepti i të ashtuquajturave “parti të lagjes”, që çojnë drejt përçarjes së shqiptarëve.
“Po përpiqen të legjitimojnë konceptin që çdo komunë duhet të ketë partinë e vet, çdo lagje liderin e vet. Dhe nga zgjedhjet në Çair do të varet nëse do të lejojmë politikën e partive të vogla komunale apo do ta ruajmë forcën e partive të mëdha që treguan se mund të na sjellin deri edhe te kryeministri, dhe te një pozitë e fortë për ne këtu”, theksoi Osmani.
Sipas tij, kjo është çështje e shtetformësisë dhe e së ardhmes së shqiptarëve.
“Do të vihet në provë beteja mes konceptit të shtetformësisë dhe nënshtrimit. Dallimi është i qartë: pronari i shtëpisë vendos, ndërsa qiramarrësi vetëm paguan qiranë. E këtu, disa po e paguajnë qiranë me arritjet më të shenjta që janë fituar me gjak, djersë dhe mund gjatë 20 viteve të fundit”, deklaroi Osmani.
Osmani porositi se Çairi është vendi ku do të vendoset nëse shqiptarët do të mbeten popull që vetë përcakton të ardhmen e tij, apo do të vihet në pozitë të nënshtruar.
“Në Çair do të vendoset nëse do ta legjitimojmë politikën e rrugës drejt Bashkimit Evropian apo do të pranojmë konceptin e ‘pronarit dhe qiramarrësit’, nëse do të vazhdojmë drejt Evropës apo do të kthehemi në ‘botën serbe’”, porositi Osmani.
Lajme
Ferati: Sfida e 25 viteve të ardhshme është t’u japim të rinjve arsye ta ndërtojnë të ardhmen këtu
Ministri Agon Ferati, i ftuar në emisionin “Rishtazi”, ka folur për nevojën që të rinjtë të kenë më shumë hapësirë, mundësi dhe rol aktiv në shoqëri.
Ai tha se ministria duhet të jetë më pranë rinisë dhe t’u krijojë mundësi konkrete për t’u përfshirë në projekte, iniciativa dhe aktivitete ku mund të shfaqin talentin dhe idetë e tyre.
Sipas Feratit, vendi ka një potencial të madh te të rinjtë, por shumë prej tyre ende nuk e gjejnë hapësirën që meritojnë.
“Të rinjtë duhet të dëgjohen”, theksoi ai, duke vënë në pah rëndësinë e përfshirjes së tyre edhe në proceset politike dhe vendimmarrëse. Për ministrin, krijimi i mundësive për zhvillim profesional dhe personal është një hap i rëndësishëm që të rinjtë të shohin të ardhmen e tyre në vend, në vend që të kërkojnë perspektivë jashtë tij.
Lajme
Aksion i madh policor në disa qytete! Gjashtë të arrestuar për kontrabandë me ilaçe
Një aksion i madh policor po zhvillohet në disa lokacione në Shkup, Çair, Tetovë dhe Gjevgjeli, në kuadër të një hetimi ndaj një grupi kriminal të dyshuar për kontrabandë dhe tregti të paligjshme me ilaçe, medikamente dhe suplemente, si dhe për vepra penale të lidhura me korrupsionin.
Sipas informacioneve fillestare dhe jozyrtare, deri më tani janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa policia është në kërkim të disa të tjerëve. Në mesin e të dyshuarve, sipas këtyre informacioneve, ka edhe persona të punësuar në Administratën Doganore.
Ekipet policore po kryejnë kontrolle në më shumë se dhjetë lokacione në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli.
Gjatë kontrolleve në subjekte juridike në Shkup dhe Tetovë, janë zbuluar magazina me lloje të ndryshme të barnave mjekësore. Në njërin prej objekteve është gjetur edhe një makinë për ekstraktimin e vajit.
Aksioni po zhvillohet nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar pranë Byrosë për Siguri Publike, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Lajme
Në Universitetin e Tetovës, fillon afati i tretë për regjistrimin e studentëve të rinj
Universiteti i Tetovës ka hapur afatin e tretë për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2026/2027.
Sipas njoftimit të Universitetit të Tetovës, regjistrimet në këtë afat do të realizohen më 21 dhe 22 shtator, në programet studimore ku kanë mbetur vende të lira pas përfundimit të dy afateve të mëparshme.
Nga UT bëjnë të ditur se kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për programet studimore në të cilat ende ka vende të lira, në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në konkursin për regjistrim.
Afati i tretë u mundëson maturantëve dhe kandidatëve të tjerë që plotësojnë kriteret të bëhen pjesë e Universitetit të Tetovës në vitin e ri akademik.
Universiteti i Tetovës pritet që pas përfundimit të afatit të tretë të publikojë të dhënat për numrin e studentëve të regjistruar dhe programet studimore në të cilat janë plotësuar vendet e parapara.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
