Connect with us

Lajme

Sotir Lukrovski: Karposhit i ka ardhur në majë të hundës nga profiterët që e shtrydhin për përfitime personale tash 30 vjet

Sotir Lukrovski ka qenë pjesë e VMRO-DPMNE-së që nga themelimi i partisë, por aktiviteti i tij ndërpreu në vitin 1998, kur filloi të punojë në sektorin real. Në zgjedhjet lokale të ardhshme, ai paraqitet si kandidat i kësaj partie për kryetar komune të Karposhit. Në një intervistë për “Fokus”, Lukrovski flet për mënyrën si erdhi deri te kandidatura e tij për kryetar dhe cilat janë premtimet kryesore të programit të tij, si e vlerëson qeverisjen shumëvjeçare të komunës nga Stevço Jakimovski dhe cilat janë marrëdhëniet e tij me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Intervistoi: Vllatko Stojanovski

Si u zhvillua procedura në të cilën u zgjodhët kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Karposhit, duke pasur parasysh që deri tani nuk keni qenë aktiv politikisht, as në funksion partiak apo publik, por vini nga sektori real?

Procedura ishte plotësisht transparente dhe u zhvillua përmes konsultimeve me organet partiake, strukturat lokale dhe qytetarët. VMRO-DPMNE, si për çdo kandidat tjetër, ashtu edhe për mua, udhëhiqet nga analiza të gjera dhe anketa, reputacioni i personit në mjedisin ku jeton dhe profesioni në të cilin vepron.

Karrierën time të gjatë profesionale e kam ndërtuar në sektorin real, ku kam fituar përvojë praktike në menaxhimin e projekteve të mëdha dhe zgjidhjen e çështjeve serioze ekonomike. Besoj se pikërisht kjo përvojë është ajo që i duhet Komunës së Karposhit, e cila duhet të zhvillohet në një komunë serioze dhe efikase në funksion të qytetarëve.

Kjo kandidaturë është rezultat i një vizioni të përbashkët – unë ofrova iniciativën dhe kapacitetin profesional që e kam, dhe partia e njohu këtë vizion si të dobishëm për qytetarët e Karposhit.

A keni qenë deri tani në një mënyrë të caktuar të angazhuar në VMRO-DPMNE dhe, nëse po – në çfarë mënyre, në çfarë roli dhe në çfarë periudhash?

Sa i përket aktivitetit tim politik, duhet të them se jam pjesë e partisë që nga themelimi dhe kam qenë aktiv deri në vitin 1998, kur fillova të punoj në sektorin privat. Por lidhja ime dhe ideologjia ime kanë mbetur me VMRO-DPMNE-në dhe me vlerat që mbështet partia.

Kam qenë anëtar i partisë dhe aktivist që nga themelimi deri më 1998. Më pas, kur kalova në sektorin privat, kam mbështetur iniciativa dhe projekte si individ, që kanë qenë në interes të qytetarëve në nivel lokal.

Ky është angazhimi im i parë publik, i ndërtuar mbi një vizion të qartë dhe një mision që me dashuri dhe përkushtim, besoj fort se Karposhi mund të ecë përpara – ky është udhërrëfyesi për zhvillimin e vetëqeverisjes sonë lokale urbane. Një komunë ku do të jetojnë qytetarë të sigurt dhe të kënaqur, dhe ku do të ndërtohen, zhvillohen dhe modernizohen biznese të suksesshme.

Në një rast, kur Komuna e Karposhit reagoi ndaj jush në lidhje me pretendimet tuaja se mijëra kërkesa për legalizim janë bllokuar në sirtarë, ata ju quajtën “shoku i Mickoskit” dhe “kandidati personal i Mickoskit”. Si i komentoni ato sulme? A njiheni me kryeministrin dhe, nëse po – sa ka ndikuar ai raport në kandidaturën tuaj?

Po, e njoh Kryeministrin prej 30 vitesh, e njoh mirë dhe ai është një njeri i jashtëzakonshëm nga i cili mund të mësosh shumë, dhe jam krenar që është shoku im. Të gjithë ata që e njohin mirë Kryeministrin e dinë se kur bëhet fjalë për punë profesionale, ai nuk udhëhiqet nga marrëdhëniet personale, por gjithmonë nga zgjidhja më e mirë e mundshme për çdo situatë. Nëse dikush përpiqet të përfitojë nga një njohje personale me të për diçka, besoni se kjo do ta dëmtojë më shumë, sepse menjëherë do ta përjashtojë nga rrethi i tij.

Me çfarë jeni marrë në karrierën tuaj profesionale dhe si planifikoni ta aplikoni atë përvojë në praktikë nëse bëheni kryetar komune i Karposhit?

Në garën për të marrë postin e kryetarit të Komunës së Karposhit, vij nga sektori privat, ku kam menaxhuar ekipe dhe kam drejtuar projekte. Këtë përvojë planifikoj ta përdor në menaxhimin e komunës përmes:

  • riorganizimit efikas të administratës,

  • përdorimit transparent të buxhetit,

  • planifikimit racional të infrastrukturës,

  • zgjidhjes së shpejtë të problemeve të qytetarëve.

Nuk do të lejoj lëndë të mbetura në sirtar, nuk do të lejoj zgjidhje të përkohshme – gjithçka do të zhvillohet siç duhet ligjërisht. Dhe kushdo që guxon të punojë në kundërshtim me ligjin, do të ndëshkohet dhe nuk do të ketë mëshirë për askënd. Karposhit i ka ardhur në majë të hundës nga profiterët që 30 vite e shtrydhin për interesin e tyre personal.

Keni qenë i njohur si aktivist për të ashtuquajturën çështje egejase dhe keni marrë një ndalim 3-vjeçar për hyrje në Greqi. Pse saktësisht ndodhi kjo?

Ndalesa ishte pasojë e aktiviteteve të mia publike lidhur me mbrojtjen e interesave të komunitetit maqedonas në rajon. Qëndrimi im ka qenë gjithmonë i qartë: gjithmonë dhe kudo do të jem në anën e drejtësisë dhe të mbrojtjes së interesave të qytetarëve maqedonas.

Çfarë rezultati prisni në Karposh dhe kë e shihni si kundërshtarin më të fortë – kryetarin aktual Jakimovski apo kandidaten e LSDM-së Mojosova?

Unë nuk fokusohem te kundërshtarët, por te zgjidhjet që u ofroj qytetarëve në këtë proces zgjedhor. Si unë, ashtu edhe VMRO-DPMNE, gëzojmë besim absolut nga qytetarët, dhe fokusi ynë është që pas zgjedhjeve Karposhi të jetë:

  • një lagje e pastër,

  • e rregulluar,

  • me shumë hapësira të gjelbra,

  • më shumë vende parkimi,

  • pa qen endacakë.

Do të përqendrohem plotësisht në krijimin e një vetëqeverisjeje lokale ku kompanitë do të jenë jo vetëm motor i ekonomisë, por edhe partner strategjik i komunës. Me energji pozitive dhe organizim të mirë, administrata komunale do të vihet në funksion të të gjitha kategorive të qytetarëve, pa dallim moshe apo statusi social.

Si e vlerësoni mandatin katërvjeçar të Jakimovskit dhe menaxhimin e përgjithshëm të Karposhit nga ai? Cilat projekte pozitive dhe negative do të veçonit?

Në vend të vizionit dhe menaxhimit të përgjegjshëm të administratës komunale, qytetarët e Karposhit pas përfundimit të mandatit katërvjeçar të Jakimovskit përballen me probleme të pazgjidhura dhe çështje infrastrukturore të hapura që seriozisht e bllokojnë funksionalitetin e komunitetit tonë lokal.

Vonesat në legalizimin e ndërtimeve pa leje, neglizhimi i hapësirave të gjelbra dhe urbanizimi i pa planifikuar kanë shkaktuar presion shtesë mbi infrastrukturën.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Meidani: “Erdha në Shkup me një listë takimesh, po iki me një listë miqsh”, prekë me fjalimin e fundit: Shqiperinë e gjeta mes jush

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka mbajtur fjalimin e tij të fundit në Shkup në këtë detyrë, gjatë pritjes solemne të organizuar me rastin e 28 Nëntorit dhe 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në një fjalim të mbushur me emocione dhe mesazhe për historinë, identitetin dhe bashkimin kombëtar, Meidani bëri të ditur se mandati i tij diplomatik po përfundon, ndërsa ndau me të pranishmit reflektimet për përvojën e tij në Maqedoninë e Veriut. Ai e nisi fjalën duke rikujtuar shpalljen e Pavarësisë në Vlorë, më 28 Nëntor 1912, dhe sakrificën e 40 burrave që vunë themelet e shtetit shqiptar në rrethana të vështira historike.

“Njëqind e katërmbëdhjetë vjet më parë, në Vlorë, dyzet burra nga të gjitha trojet shqiptare vunë emrin poshtë një dokumenti prej pak rreshtash. Shqipëria, shkruan ata, do të ishte ‘e lirë dhe e mosvarme’”, u shpreh ambasadori.

Meidani theksoi se Shqipëria nuk mund të përkufizohet vetëm përmes kufijve gjeografikë, por përfaqëson historinë, kulturën, gjuhën dhe kontributin e shqiptarëve kudo në botë. Në fjalimin e tij ai përmendi figura si Skënderbeu, Nënë Tereza, Çajupi, Faik Konica, Ismail Kadare, Vaçe Zela, Ferid Murati, Dua Lipa dhe Mira Murati, duke i cilësuar si pjesë të identitetit dhe përfaqësimit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajme

Kodra e Diellit gati për sezonin turistik

Autoritetet e Kodrës së Diellit në Tetovë po bëjnë përgatitjet e fundit para fillimit të sezonit turistik. Së fundmi, nga Ski Qendra –Kodra e Diellit kanë njoftuar se është asfaltuar pjesa kryesore në Kodrën e Diellit para Hotel –Sllavia. Krahas kësaj, ditë më parë është bërë e ditur se kontrollet teknike, ndërhyrjet në pistat e skijimit dhe përmirësimi i infrastrukturës janë drejt përfundimit. Sipas drejtuesve të Kodrës së Diellit, për vizitorët këtë sezon parashihet edhe një pistë e re skijimi gjatë natës dhe një ashensor i ri për fëmijë. “Kemi bërë edhe incizimin e linjave nga Fakulteti i Makinerisë, si dhe intervenime në disa linja. Konkretisht, në ‘GE’ kemi bërë edhe ndërrimin e linjës me të re. Sa i përket kontrollit nga fakulteti, gjithçka është në rregull dhe presim të marrim lejen e punës” thotë drejtori i Kodrës së Diellit, Gani Aliji.

Për më të vegjlit, në ski-qendër pritet të instalohet një ashensor i ri, rreth 100 metra i gjatë, i cili aktualisht është në prodhim dhe pritet të arrijë në Kodrën e Diellit deri në fund të muajit. “Kemi pasur disa probleme me rrjetin e ujërave nën ulësen e gjashtë, por kemi bërë projektin dhe gjithçka është rregulluar. Gjithashtu, kemi bërë ndryshimin e linjës optike në Kodrën e Diellit, si dhe ndërrimin e hyrje-daljeve për skiatorët, të cilat ishin më të vjetra se dhjetë vjet. Kemi bërë përgatitjet edhe për ‘Land Lift’-in për fëmijë, prej 100 metrash. E presim gjatë këtij muaji, pasi është në prodhim dhe në fund të muajit arrin në ski-qendër”, njoftoi drejtori Aliji.

Megjithatë, parkimi pritet të mbetet një nga sfidat kryesore për vizitorët edhe këtë dimër. Gjatë fundjavave, fluksi i lartë i automjeteve rëndon trafikun dhe e bën të vështirë gjetjen e një vendi të lirë. Edhe pse qarkorja e re pritet të lehtësojë lëvizjen dhe të sjellë hapësira shtesë parkimi, ende nuk dihet me siguri nëse ajo do të jetë e gatshme për këtë sezon dimëror. Krahas kësaj, së fundmi, një lajm i mirë është se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka dhënë dritë jeshile për miratimin e Planit Detal Urbanistik për Kodrën e Diellit. Këtë e kanë bërë të ditur nga Komuna e Tetovës, prej nga njoftuan se plani i fundit për Kodrën e Diellit është sjellë në vitin 1980. Në seancën e radhës të këshillit të Komunës së Tetovës, Planit Detal Urbanistik për Kodrën e Diellit do të jetë në rend dite. Nga Sektori I Urbanizmit kanë bërë të ditur se me këtë plan, përfundimisht vendoset një rregull ndërtimi si për vikend shtëpizat po ashtu edhe për objektet komerciale. Mbi 30 hektarë do jenë komplex hotelesh dhe mbi 30 hektarë janë vikend shtëpiza përfshi dhe ato ekzistuese, ndërsa mbi një hektar janë institucionet shtetërore dhe pastaj garazha në kate dhe pjesën e gjelbërimit.

Ndryshe, tashmë janë në shitje edhe biletat sezonale për skijim në Kodrën e Diellit. Çmimet e biletave sezonale janë me sa vijon, për grupmoshën nga 6 deri në 14 vjeç çmimi është 14.300 denarë, ndërsa për ata nga 15 deri në 24 vjeç kushton 17.600 denarë. Për personat nga 25 deri në 62 vjeç tarifa është 20.900 denarë, kurse për moshat mbi 63 vjeç çmimi zbret në 10.000 denarë. (koha.mk)

Continue Reading

Lajme

“Nëse keni paguar doganë 7000€, për të njëjtën veturë do të paguani rreth 2700€”, në Kuvend dorëzohet propozimi për heqjen e një pjese të taksave

Propozim për ndryshimin e Ligjit për tatimin e automjeteve motorike është dorëzuar në Kuvend nga deputeti i pavarur Mile Cekov, me të cilin propozohet ulja e detyrimeve gjatë importit të automjeteve, njofton parashtruesi i propozimit, përcjell TV21. Ndryshimet parashikojnë dy masa konkrete – heqjen e komponentit të vlerës, përkatësisht të ashtuquajturit tatim për luksin për automjetet me vlerë deri në 20.000 euro, si dhe heqjen e taksës për emetimet e CO₂ për automjetet me standard ekologjik EURO 6 ose më të lartë.

Sipas arsyetimit të propozimit, nëse ndryshimet miratohen, për një automjet me vlerë prej 15.000 eurosh dhe me standard EURO 6, në vend të detyrimeve aktuale prej 6.000 deri në 7.000 euro, taksat e importit do të arrinin në rreth 2.700 euro.

Në arsyetimin e propozimit thuhet se Maqedonia ka detyrime më të larta doganore dhe tatimore për importin e automjeteve krahasuar me disa vende të rajonit. Për një automjet me vlerë prej 15.000 eurosh, detyrimet në Shqipëri arrijnë rreth 3.000 euro, në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi rreth 3.500 euro, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë rreth 2.550 euro.

Gjithashtu, theksohen edhe problemet gjatë procedurës doganore, ku sipas parashtruesit, ndodh që një automjet i blerë për 15.000 euro të vlerësohet në 19.000 euro, ndërsa në raste të caktuara të mos njihet as certifikata EUR.1. Kjo, siç thuhet, krijon shpenzime shtesë për qytetarët përmes doganës, tatimit për luksin, taksës së CO₂ dhe TVSH-së.

Si qëllim kryesor i ndryshimeve të propozuara theksohet ulja e barrës financiare për qytetarët, rritja e mundësisë për të blerë automjete më të reja dhe ripërtëritja e parkut të automjeteve në vend. Propozim-ligji tani duhet të kalojë nëpër procedurën parlamentare, pas së cilës do të dihet nëse dhe në çfarë forme do të miratohen ndryshimet e propozuara.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme5 hours ago

Meidani: “Erdha në Shkup me një listë takimesh, po iki me një listë miqsh”, prekë me fjalimin e fundit: Shqiperinë e gjeta mes jush

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka mbajtur fjalimin e tij të fundit në Shkup në këtë...

Lajme5 hours ago

Kodra e Diellit gati për sezonin turistik

Autoritetet e Kodrës së Diellit në Tetovë po bëjnë përgatitjet e fundit para fillimit të sezonit turistik. Së fundmi, nga...

Lajme5 hours ago

“Nëse keni paguar doganë 7000€, për të njëjtën veturë do të paguani rreth 2700€”, në Kuvend dorëzohet propozimi për heqjen e një pjese të taksave

Propozim për ndryshimin e Ligjit për tatimin e automjeteve motorike është dorëzuar në Kuvend nga deputeti i pavarur Mile Cekov, me...

Lajme5 hours ago

Paralajmërohet shtrenjtimi i rrymës dhe ngrohjes

Çmimi i furnizimit me energji elektrike mund të rritet. SHA EMV ka ofruar të njëjtin çmim prej 65 eurosh për...

Lajme5 hours ago

Sela përplaset me Gashin në Kuvend: I vogël je për të ma ndaluar mikrofonin

Në seancën e sotme në Kuvend për pyetje të deputetëve, Ziadin Sela është përplasur me Afrim Gashin. Sela tha se...

Lajme5 hours ago

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka paralajmëruar kontrolle të intensifikuara ndaj shoqërive financiare që ofrojnë kredi të shpejta,...

Lajme1 day ago

Nga 1 dhjetori, kontrolle dhe kritere të reja për pushimin mjekësor!

Nga 1 dhjetori 2026, në Maqedoninë e Veriut do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për hapjen dhe vazhdimin...

Lajme1 day ago

Apeli konfirmon Taravarin në krye të ASH-së! Përfundon beteja gjyqësore për vulat dhe drejtimin e partisë

Gjykata e Apelit në Gostivar ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore të Tetovës, duke njohur Arben Taravarin si kryetar legjitim...

Lajme1 day ago

Adnan Azizi: Flamurin shqiptar nuk ka kush e prek, shpifjet e UDB-së nuk na lëkundin

Deputeti dhe eksponenti i lartë i VLEN-it, Adnan Azizi ka reaguar pas publikimit të disa SMS-ve në të cilat pretendohet...

Lajme1 day ago

Festa e 28 nëntorit, Mickoski: Flamuri shqiptar do të vendoset në shumë komuna

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se flamuri shqiptar më 28 nëntor do të vendoset në vend në shumë komuna. Ai...

Trending