Lajme
Siljanovska-Davkova uron 22 Nëntorin: Gjuha shqipe është pjesë e mozaikut të pasur të dallimeve
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, uroi bashkëqytetarët shqiptarë, duke theksuar se këtë ditë e përshëndet me respekt të veçantë, si një simbol të fuqishëm të përpjekjes për arsimin dhe edukim, përcjell TV21.
“Para 117 vjetësh, Alfabeti i unifikuar nisi rrugëtimin e tij nga Kongresi i Manastirit, si kodi më i rëndësishëm i komunikimit për një popull. Sot duhet të kujtojmë se gjuha dhe shkrimi janë vlera themelore që formojnë identitetin kolektiv dhe forcojnë lidhjen shpirtërore mes brezave. Respekti ndaj gjuhës dhe shkrimit të çdo komuniteti forcon kohezionin shoqëror dhe bashkon shoqërinë multietnike të Maqedonisë. Gjuha shqipe është pjesë e mozaikut të pasur të dallimeve që është një investim për të ardhmen e atdheut tonë të përbashkët”, thuhet në urimin e Siljanovska-Davkovës.
Në këtë ditë, sipas urimit, shprehet edhe mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin e arsimit dhe kulturës në jetën shoqërore, i cili pasuron shoqërinë tonë.
“Gëzuar Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Të vazhdojmë së bashku të ndërtojmë shtetin në frymën e respektit, barazisë dhe unitetit”, përfundon urimi i Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova me rastin e 22 Nëntorit.
Lajme
Gjinekologu Muhamed Asani shkon në burg, pasi i njëjti i hoqi pacientes mitren, veshkën dhe vezoren, pa arsye!
Gjinekologu Muhamed Asani para dy javësh është dënuar përfundimisht me tre vite burg, pasi gjatë një ndërhyrjeje me prerje cezariane i ka hequr mitrën, vezoren dhe veshkën pacientes Jaldz Veaposka nga Dibra. Siç raporton “Sloboden Peçat”, Gjykata e Apelit në Manastir e ka refuzuar ankesën e tij dhe e ka vërtetuar dënimin me burg për vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve.
Gjithashtu, Gjykata e Apelit ka konfirmuar edhe sanksionin shtesë për gjinekologun Asani – ndalim për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë apo detyrës si mjek për pesë vite.
Gjinekologu Muhamed Asani është dënuar sepse gjatë një ndërhyrjeje (lindje me operacion – cezariane) tek pacientja nga Dibra, Jaldz Veaposka, janë bërë ndërhyrje të rënda dhe të pajustifikuara mjekësore.
Çka konkretisht ka ndodhur sipas raportimeve:
* Gjatë operacionit, pacientës i janë hequr mitra, një vezore dhe një veshkë.
* Ekspertizat mjeko-ligjore kanë konstatuar se ndërhyrjet nuk kanë qenë të arsyetuara plotësisht mjekësisht dhe kanë shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin e saj.
* Rasti është cilësuar si “vepër e rëndë kundër shëndetit të njerëzve”, sepse dëmtimi ka qenë i madh dhe i pakthyeshëm.
* Gjykatat kanë vlerësuar se ka pasur lëshime serioze profesionale (neglizhencë / gabim mjekësor) gjatë trajtimit./PaCensurë
Lajme
19 vjeçari humb jetën në aksident trafiku në Maqedoninë e Veriut
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë mëngjes në Prilep, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
“Këtë mëngjes në orën 06:23 në Njësinë e Punëve të Brendshme të Prilepit, është raportuar se në rrugën “Lece Kotevski” në Prilep, ka ndodhur një aksident trafiku midis një autobusi me targa të Prilepit, të drejtuar nga G.K. (62) nga Prilepi dhe një motoçiklete “Honda” pa targa, të drejtuar nga V.B. (19) nga fshati Konjarë e Madhe, Prilep.
Pas aksidentit, V.B. është transferuar në Spitalin e Qytetit – Prilep, ku një mjek e ka shpallur të vdekur. Hetimet janë kryer nga ekipi hetimor i Njësisë së Punëve të Brendshme të Prilepit”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Lajme
“Maqedonët kanë probleme mes vete”, Hasani: Duan të na e lënë kopilin te dera!
I ftuar në emisionin debativ Click Plus, në Tv21, deputeti i BDI-së. Ilir Hsani aadresoi kritika ndaj palës maqdonase për çështjen e shtetësisë. Ai tha mes tjerash se shumë njerëz kanë shtetësi të dyfishtë, të të gjitha nacionaliteteve në të gjitha pjesët e Maqedonisë që kufizohen me vendet fqinje.
Sipas Hsanit partitë maqedone kanë probleme mes vete dhe siç u shpreh ai, duan të na e lënë kopilin te dera.
Të diskriminohen tanë ky numër i qytetarëve që duan të kontribuojnë për të mirën e këtij vendi është e paparë. Maqedonët mes vete kanë hy në konflikt neve kopilin te dera duan me na e lënë, po nuk shkon ashtu”, shpreh Ilir Hasani.
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
