Lajme
Nënkryetari i Kuvendit, Miloshoski mori pjesë në Samitin e 4-t Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimen dhe zhvilloi takime bilaterale në Stokholm
Në margjinat e Samitit të Katërt Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimen, i cili u mbajt më 23 dhe 24 nëntor 2025 në Stokholm, Mbretëria e Suedisë, nënkryetari i Kuvendit, Antonio Miloshoski, zhvilloi disa takime me kolegë të tij nga parlamente të ndryshme.
Në takimin me Fabio Rampelli, nënkryetar i Parlamentit të Italisë, u diskutua për mundësitë e avancimit të marrëdhënieve maqedono-italiane, për mbështetjen që Italia u jep të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për sfidat e sigurisë në kontekstin e luftës në Ukrainë.
Nënkryetari Miloshoski zhvilloi takim edhe me Daiga Mieriņa, kryetare e Parlamentit të Letonisë. Në këtë takim u bisedua për situatën në Bashkimin Evropian, për luftën dhe sfidat me të cilat përballet Ukraina, si edhe për marrëdhëniet miqësore dypalëshe me Maqedoninë dhe mundësitë për avancimin e tyre të mëtejshëm. Në takimin me Peter Haubner, nënkryetar i dytë i Parlamentit të Austrisë, biseda u fokusua në marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, mundësitë për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe interesin e përbashkët për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të të gjitha shteteve të rajonit.

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Antonio Miloshoski, i shoqëruar nga zëvendësi i Sekretarit të Përgjithshëm, Boban Stojanovski, mori pjesë në Samitin e Katërt Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimen, i cili u mbajt më 23 dhe 24 nëntor 2025 në Stokholm, Mbretëria e Suedisë. Samiti u mbajt me ftesë të Kryetarit të Riksdagut, Dr. Andreas Norlén, dhe Kryetarit të Radas së Lartë të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk. Ky samit paraqet vazhdimësinë e takimeve të mëparshme të këtij formati, të mbajtura në Zagreb në vitin 2022, në Pragë në vitin 2023 dhe në Riga në vitin 2024. Në Samit morën pjesë përfaqësues të parlamenteve të 41 shteteve nga e gjithë bota, si edhe kuvende parlamentare nga gjashtë organizata ndërkombëtare.
Brenda Samitit, nënkryetari i Kuvendit, Antonio Miloshoski, mbajti një fjalim, ku u ndal në disa aspekte kyçe përmes të cilave fokusohet mbështetja ndaj Ukrainës. Ai, ndër të tjera, theksoi se:
-
është me rëndësi të jashtëzakonshme që Ukraina të mbështetet në këto dhe ngjarje të ngjashme ndërkombëtare, ku dërgohet mesazhi i qartë se Ukraina nuk është e vetme në këtë luftë; fitorja e Ukrainës është edhe fitorja jonë, ndërsa disfata e saj do të ishte disfatë e përbashkët e komunitetit demokratik;
-
çdo parlament dhe çdo individ duhet të gjejë mënyrën për t’ua përcjellë Shteteve të Bashkuara të Amerikës mesazhin për nevojën e mbështetjes së vazhdueshme ndaj Ukrainës, deri në arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme;
-
për Bashkimin Evropian është shumë e rëndësishme të bëjë hapin e radhës dhe të nisë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën;
-
vendi ynë, ashtu si deri tani, do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën brenda mundësive të saj – në fushën ushtarake, diplomatike dhe logjistike.
Në përfundim të Samitit, pjesëmarrësit miratuan një Deklaratë të Përbashkët, përmes së cilës shprehën vendosmërinë e tyre për të vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës në përpjekjet për rikthimin e paqes, sovranitetit dhe stabilitetit të vendit.
Lajme
Në Maqedoni do të prodhohen pjesë për “Audi”! Mickoski: 2.000 vende të reja pune
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi sot një investim të ri të kompanisë gjermane “Kromberg & Schubert”, i cili, sipas tij, do të sjellë 2 mijë vende të reja pune.
Kompania pritet të prodhojë pjesë për industrinë automobilistike, përfshirë edhe për gjigantin gjerman “Audi”.
“Do të njoftojmë edhe një lajm të madh dhe të rëndësishëm për ekonominë maqedonase – një investim të ri të kompanisë gjermane ‘Kromberg & Schubert’, 2 mijë vende të reja pune dhe prodhim të pjesëve për gjigantin gjerman të automobilave ‘Audi’”, deklaroi Mickoski.
Sipas kryeministrit, investimi është pjesë e politikave të Qeverisë për tërheqjen e investimeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Lajme
Ndryshimet në postet e zv/ministrave dhe drejtorëve, Kasami: Javën tjetër takohemi me Mickoskin
Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami në një deklaratë për mediat, ka thënë se javën tjetër pritet të takohet me kryetarin e VMRO-së dhe kryeministër Hristijan Mickoski, ku do të diskutohet për ndryshimet në postet e zëvendës ministrave dhe drejtorëve.
“Edhe për zëvendës ministra, plotësimin dhe zëvendësimin e zëvendësministrave por njëherit edhe për eshalonët tjera, më konkretisht për drejtorët dhe zëvendës drejtorët aty ku duhet plotësuar dhe aty ku duhet të bëhet zëvendësimi i tyre”, tha Kasami.
Lajme
Rama: Nuk jap dorëheqje, Qeveritë ndryshohen me zgjedhje, jo me dhunë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes pas protestave të shoqëruara me përplasje dhe dëmtime në Tiranë, duke theksuar se qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike dhe jo përmes dhunës.
Në një përgjigje për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, Rama është shprehur i gatshëm për dialog me studentët dhe për adresimin e kërkesave të tyre legjitime, ndërsa ka bërë dallimin mes protestave paqësore dhe akteve të dhunës.
“Ne respektojmë studentët e Shqipërisë dhe të drejtën e tyre themelore për të protestuar, për të sfiduar qeverinë e tyre dhe për të kërkuar arsim më të mirë, më shumë mundësi dhe llogaridhënie. Zëri i tyre është dëgjuar edhe në të kaluarën dhe do të dëgjohet gjithmonë. Jemi të gatshëm të angazhohemi dhe këtë e kemi thënë shumë qartë.
Korrupsioni duhet të luftohet dhe, siç e rikonfirmoi së fundmi edhe vetë Bashkimi Europian, Shqipëria po e lufton atë si kurrë më parë. Për herë të parë në historinë e saj, dhe falë Reformës së thellë në Drejtësi që unë drejtova dhe çova përpara, Shqipëria po sheh njerëz të fuqishëm të japin llogari përpara një gjyqësori të pavarur.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes pas protestave të shoqëruara me përplasje dhe dëmtime në Tiranë, duke theksuar se qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike dhe jo përmes dhunës.
Në një përgjigje për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, Rama është shprehur i gatshëm për dialog me studentët dhe për adresimin e kërkesave të tyre legjitime, ndërsa ka bërë dallimin mes protestave paqësore dhe akteve të dhunës.
“Ne respektojmë studentët e Shqipërisë dhe të drejtën e tyre themelore për të protestuar, për të sfiduar qeverinë e tyre dhe për të kërkuar arsim më të mirë, më shumë mundësi dhe llogaridhënie. Zëri i tyre është dëgjuar edhe në të kaluarën dhe do të dëgjohet gjithmonë. Jemi të gatshëm të angazhohemi dhe këtë e kemi thënë shumë qartë.
Korrupsioni duhet të luftohet dhe, siç e rikonfirmoi së fundmi edhe vetë Bashkimi Europian, Shqipëria po e lufton atë si kurrë më parë. Për herë të parë në historinë e saj, dhe falë Reformës së thellë në Drejtësi që unë drejtova dhe çova përpara, Shqipëria po sheh njerëz të fuqishëm të japin llogari përpara një gjyqësori të pavarur.
Ndoshta dikush, apo disa forca brenda dhe jashtë vendit, nuk duan që Shqipëria të shkëlqejë si një nga vendet pararojë drejt Bashkimit Europian, por unë nuk do të lejoj që dhuna të devijojë të ardhmen europiane të Shqipërisë. Po ashtu, nuk do të lejoj që zërat legjitimë të studentëve tanë të mbyten nga ata që zgjedhin shkatërrimin.
Sa u përket thirrjeve për dorëheqjen time, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike, dhe ne i zhvilluam ato vitin e kaluar, jo përmes dhunës. Përgjegjësia ime është të dëgjoj, të trajtoj shqetësimet legjitime dhe ta çoj Shqipërinë përpara. E kundërta do të ishte një tradhti ndaj të gjithë shqiptarëve që më dhanë një mandat shumë të fortë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit në BE”, ka thënë Rama.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
