Connect with us

Sport

Shkëndija e kishte fitoren në duar, por Gostivari barazon në minutat e fundit!

Përballja ndërmjet dy ekipeve shqiptare nuk ka sjellur fitues, pasi Shkëndija dhe Gostivari barazuan me rezultat 2:2 në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 20-të në elitën e futbollit vendor. Kuqezinjtë ishin shumë pranë fitores, ku me dy golat e Adenis Shalës kishin epërsi prej 2:0 deri në minutën e 86-të, teksa Kehinde dy herë nga penalltia realizoi dy gola për barazim 2:2 të kësaj sfide. Skuadra e Jeton Beqirit e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak në fushë, pasi Reshat Ramadani u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 90-të.

Nuk ka fituar as Voska Sport në shtëpi, aty ku nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Sileksit të Kratovës. Ndërkohë në ndeshjet tjera, Brera ka mposhtur Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultatin 3:0. Rabotniçki u mund 2:0 në Kavadar nga Tikveshi, teksa Vardari ka triumfuar në duelin ndaj Bregallnicës me shifra 2:0.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Bomba” e merkatos: Mevlan Adili transferohet te Shkëndija e Haraçinës

Shkëndija e Haraçinës vazhdon të përforcohet për sezonin e ri, teksa ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit me përvojë, Mevlan Adili.

Pas negociatave të zhvilluara ndërmjet palëve, drejtuesit e skuadrës debutuese në elitën e futbollit vendor arritën ta bindin futbollistin shkupjan që të veshë fanellën kuqezi.

Adili vjen nga kampionati i Kosovës, ku së fundmi ishte pjesë e Gjilanit. Gjatë karrierës së tij ai ka ndërtuar një eksperiencë të pasur, duke mbrojtur ngjyrat e disa klubeve të njohura, si Shkëndija e Tetovës, Bylisi, Vllaznia, Shkupi, Žalgirisi dhe UTA Arad.

Me afrimin e 31-vjeçarit, Shkëndija e Haraçinës synon të fitojë më shumë siguri në repartin defensiv dhe të përfitojë nga përvoja e tij në sezonin e parë në elitën e futbollit. /SHENJA/

Continue Reading

Lajme

“As në vitet e 80-ta s’ka pasur transmetime të tilla”, Mustafa Ademi kritikon ashpër Arena Sport M

Gazetari sportiv i RTVM-së, Mustafa Ademi, ka reaguar ashpër ndaj televizionit Arena Sport M mënyrës së transmetimit televiziv të ndeshjes së xhiros së parë të Ligës së Parë të futbollit ndërmjet Strugës dhe Shkëndijës së Haraçinës, transmeton Zyrtare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi e cilësoi transmetimin në Arena Sport M si “të tmerrshëm”, duke theksuar se ai nuk ishte në nivelin e një kampionati elitar.

Sipas tij, transmetimi u zhvillua pa timer në ekran, ndërsa pamjet nga kamerat ishin të një cilësie shumë të dobët, të cilat ai i krahasoi me një transmetim të thjeshtë në internet.

“Bile edhe transmetimet e viteve të 80-ta të shekullit të kaluar kanë qenë më të mira”, shkroi Ademi, duke shprehur pakënaqësinë e tij për standardin e transmetimit në ndeshjen që shënoi debutimin historik të Shkëndijës së Haraçinës në elitën e futbollit vendor.

Arena Sport M ishte në qendër të kritikave edhe gjatë transmetimit të finales së kupës së botës për cilësinë e dobët në transmetimin e ndeshjes finale. /Zyrtare.net/

Continue Reading

Sport

Spektakël boksi në Gostivar, Benjamin Imeri kryeson mbrëmjen me duelin ndaj kolumbianit Mosquera

Qyteti i Gostivarit do të jetë sot (e enjte) amfiteatri i një spektakli të vërtetë boksi profesional, ku do të ngjiten në ring boksierë nga i gjithë Ballkani dhe bota. Në përballjen kryesore të mbrëmjes, vëmendja do të jetë te boksieri Benjamin Imeri, i cili do të matë forcat me rivalin nga Kolumbia, Edwin Mosquera.

Për të qenë në formën më të mirë të mundshme për këtë sfidë, Imeri ka zhvilluar një fazë përgatitore mjaft intensive dy-mujore, duke premtuar një përballje të fortë dhe me rivalitet të lartë.
Përveç duelit kryesor, organizatorët kanë parashikuar edhe një seri ndeshjesh të tjera mjaft interesante, ku do të përballen emra të njohur të boksit nga rajoni dhe më gjerë.

Një nga organizatorët e këtij eventi, ish-boksieri i njohur Nelson Hysa, shprehet i bindur se e nesërmja do t’u dhurojë adhuruesve të boksit një mbrëmje të jashtëzakonshme sportive.

“Benjamin Imeri është një boksier mjaft i mirë dhe me cilësi të larta. Presim që ndeshjen e nesërme ta përfundojë me një rezultat pozitiv për të,” tha Hysa gjatë prononcimit të tij.

Gostivari mirëpret kështu një event të përmasave ndërkombëtare, ku pritet prani e madhe e tifozëve për të mbështetur boksierët dhe për të shijuar emocionet e ringut.

Sponsor kryesor i kësaj mbrëmjeje të madhe të boksit është kompania Global Immobilien.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme13 hours ago

Uji në Gostivar pastrohet nga ndotja

Më në fund uji në Gostivar është pastruar nga ndotja fekale dhe tash mund të përdoret si ujë teknik, por...

Lajme13 hours ago

Nga 1 gushti shtrenjtohet ngrohja qendrore në Shkup, faturat rriten për rreth 140 denarë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur që çmimi i ngrohjes për konsumatorët e EMV-së të rritet mesatarisht me 5,96%,...

Lajme13 hours ago

BDI: VLEN në panik, kur nuk i ke numrat, i porosit anketat

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj anketës së publikuar nga koalicioni VLEN, duke e akuzuar atë se po...

Lajme13 hours ago

“Bomba” e merkatos: Mevlan Adili transferohet te Shkëndija e Haraçinës

Shkëndija e Haraçinës vazhdon të përforcohet për sezonin e ri, teksa ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit me përvojë, Mevlan Adili....

Lifestyle14 hours ago

‘Pijama’ lansohet me klip nga Dorandd dhe Uksavage

Janë bërë bashkë për një projekt muzikor. Dorandd dhe Uksavage kanë lansuar ditë më parë këngën e titulluar ‘Pijama’, e...

Lajme17 hours ago

Ferati-Hricová: Bashkëpunim më i fuqishëm për integrimin evropian dhe zhvillimin institucional

Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati zhvilloi një takim pune me ambasadoren e Republikës së Sllovakisë në Maqedoninë e...

Lajme1 day ago

Unioni i Shoqatave Shqiptare në Mërgim shpërndan 6 mijë litra ujë për banorët e Gostivarit

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim ka realizuar sot një aksion humanitar për shpërndarjen e ujit të pijshëm...

Lajme1 day ago

6 ditë pas stuhisë, Shkupi ende i mbuluar nga pemët rrëzuara

Ndonëse sot është dita e gjashtë prej kur Shkupi u përfshi nga një stuhi e fuqishme me erë prej 130...

Lajme1 day ago

Bastisje në Shkup, arrestohet një 23-vjeçar nga fshati Brezë

Një 23-vjeçar nga fshati Brezë i Shkupit është arrestuar pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë dhe objektet e tij ndihmëse...

Lajme1 day ago

Burri nga Shkupi “ankohet” në polici se e ka rrahur gruaja

MPB njofton se më 25.07.2026, në orën 10:30, në SPB Shkup, një 42-vjeçar nga Shkupi denoncoi se në shtëpinë familjare,...

Trending