Connect with us

Lajme

Struga përfundimisht nuk do të lidhet me autostradën Ohër-Kërçovë

Struga përfundimisht nuk do të lidhet me autostradën Ohër–Kërçovë, pasi po bëhet gjithnjë e më e sigurt se segmenti nga Trebenishta deri në Qafë-Thanë, i cili duhej të lidhej me autostradën 57 kilometra të gjatë, nuk do të ndërtohet. Kryeministri Hristijan Mickoski e konfirmoi këtë sot.

“Ky segment me shumë gjasë nuk do të mbetet në plan, sepse kjo nuk varet nga ne, por varet nga UNESCO. Megjithatë, po kërkohet mënyra se si të përmbyllet edhe kjo tërësi, sepse hyn në perimetrin e UNESCO-s dhe këtu do të gjejmë një mënyrë që përsëri të kemi komunikacion të sigurt ndërmjet këtyre dy pjesëve dhe mendoj se do ta arrijmë këtë. Në këtë moment, me shumë gjasë, ende nuk është marrë vendimi përfundimtar, ende po negociohet dhe po diskutohet, por ka shumë gjasa që këtu të kemi ndryshime,” deklaroi Hristijan Mickoski – kryeministër.

Ndërkohë kryeministri pret që autostrada Kërçovë–Ohër të përfundojë brenda afatit që është premtuar, i cili tani është mesi i majit të vitit 2027. Ndërkohë, Exim Bank nga Kina është tërhequr nga financimi i mëtejshëm.

„Financimin për përfundimin e autostradës Kërçovë–Ohër po e vazhdojmë me fonde që Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore do t’i marrë hua nga bankat vendore. Për disa arsye, financimi nga Exim Bank nga Kina tashmë është ndërprerë. Ne u njoftuam se do ta ndërpresin,“ tha Hristijan Mickoski – kryeministër.

Sa i përket ndërtimit të autostradave të tjera nga Korridori 8 dhe 10D, Mickoski tha se më shumë se 90% e punëve që vareshin nga shteti janë përfunduar dhe se tani u mbetet realizuesve ta kryejnë punën e tyre, edhe pse, siç tha ai, ndoshta do të duhet të zgjatet pak afati. Këto deklarata u bënë në fillimin e punimeve për rikonstruksionin e Aeroportit “Shën Apostol Pali” në Ohër. /Alsat.mk

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës

Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndijanjofton klubi kuqezi.

Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.

Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.

Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.

Continue Reading

Lajme

DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe

Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati.

Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.

Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme.

Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk.

Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.

Continue Reading

Lajme

Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi

Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15, derisa ajo dhe fëmijët e saj ndodheshin në ashensorin e një ndërtese banimi në territorin e Radishanit, dera e ashensorit papritmas është hapur dhe mbyllur,.

Nga hapja e mbyllja e shpesh vajza trevjeçare është tërhequr dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski” në Shkup.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./ZYRTARE.net

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme8 hours ago

Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës

Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi. Pas përfundimit...

Lajme8 hours ago

DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe

Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit...

Lajme8 hours ago

Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi

Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15,...

Lajme8 hours ago

DOKUMENTI: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

Prokuroria Speciale ka zbuluar një shumë të të hollave në vlerë të përgjithshme prej 681 mijë dinarësh, apo afër gjashtë...

Lajme8 hours ago

“Nuk do të ndalemi këtu” – Mexhiti paralajmëron vende të reja pune në shtator

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se sot në Spitalin Klinik të Tetovës janë ndarë 109 vendime...

Lajme8 hours ago

Mickoski: Së shpejti do të ketë ndryshim të emrave të drejtorëve

Pas rikonstruimit të kabinetit të ministrave, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron se së shpejti do të ketë ndryshim edhe në pozitat...

Lajme8 hours ago

Albin Kurti nesër për vizitë në Shkup

Më 26.08.2026 (e mërkurë), për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë kryeministri i Qeverisë së...

Lajme1 day ago

Netanyahu: Irani shënjestroi një nga djemtë e mi

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij ndërsa informacioni për...

Lajme1 day ago

“Lotaria” / Prokuroria me 231 prova dhe 7 dëshmitarë kundër Grubit dhe 7 personave të tjerë

Me shoqërim policor, ish zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, nga paraburgimi u soll sot në Gjykatën Penale të Shkupit për...

Lajme1 day ago

E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit

Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin, ndërsa burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur...

Trending