Sport
Çelet ekspozita për legjendën italiane të futbollit, Paolo Rossi! Rama: Për ne futbolli italian ka qenë imazhi i botës tjetër, ndihem krenar…
Ekspozita mbi jetën dhe karrierën e ish-sulmuesit të famshëm italian, Paolo Rossi, u çel këtë të enjte në Muzeun Historik, në Tiranë.
Në ceremoninë hapëse morën pjesë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, kryeministri Edi Rama dhe personalitete nga sporti italian dhe jo vetëm.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka: Jam shumë i nderuar të hap këtë ceremoni inaugurimi. Paolo Rossi është ndarë fizikishr nga jeta, por vazhdon të frymëzojë brezat e rinj.
Kryeministri Edi Rama: Për ne, futbolli ka qenë një imazh i një bote tjetër, prania e një jete tjetër. Mundësia për të parë një pasqyrë që lëvizte të një ëndrre të ndaluar. Për ne ishte dritarja e lirisë në errësirën e asaj kohe. Thamë me të padrejtë që kjo ishte ide imja, por nuk hyj te ata që kanë një pozicion më të lartë. Ideja ishte e Arrigo Sacchi, që e vlerësoj. U ndjeva shumë krenar, se e di që nuk është një person i lehtë. Faleminderit që na dhatë mundësinë të mikprisnim këtë ekspozitë.
Hapësirat e ekspozitës, që do të qëndrojë e hapur deri në 24 shkurt, përshkruajnë në mënyrë kronologjike jetën dhe karrierën e Paolo Rossit. Në veçanti, ekspozita paraqet nëpërmjet telajove, paneleve, stampave, banerave, flamujve, monitorëve, dokumenteve dhe fotove një rrugëtim nga debutimi e deri në përmbylljet e karrierës së legjendës italiane me mbi 500 relike unike përfshirë këtu dhe trofetë më të rëndësishëm të Rossit.
Top Channel
Sport
Indrit Çullhaj shpallet Kampion i Ballkanit, ngre sërish flamurin kuqezi në majën e podiumit
Xhudisti shqiptar Indrit Çullhaj ka shkruar një tjetër kapitull të artë në sportin shqiptar, duke u shpallur Kampion i Ballkanit pas një paraqitjeje mbresëlënëse në Kampionatin Ballkanik.
Çullhaj dominoi garën nga fillimi deri në fund, duke mposhtur radhazi kundërshtarët nga Kosova, Rumania dhe Greqia, ndërsa në finalen e madhe triumfoi ndaj përfaqësuesit të Malit të Zi, duke fituar me meritë medaljen e artë në kategorinë e tij.
Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm, kampioni shqiptar shprehu mirënjohjen për familjen e tij, Federatën Shqiptare të Xhudos, trajnerët dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit drejt këtij triumfi.
Kjo medalje e artë shënon një tjetër arritje historike për Çullhajn, i cili bëri që flamuri kuqezi të ngrihej për herë të katërt falë medaljeve të fituara prej tij në Kampionatet Ballkanike, duke konfirmuar edhe një herë se është një nga xhudistët më të suksesshëm që ka përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
Triumfi i Indrit Çullhajt përfaqëson jo vetëm një sukses personal, por edhe një krenari të madhe për sportin shqiptar, duke dëshmuar se puna, përkushtimi dhe sakrifica shpërblehen me rezultate në skenën ndërkombëtare.




Sport
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime
19-vjeçari spikati në fitoren 15:0 ndaj Rottach-Egern, ndërsa Kosova vazhdon përpjekjet për ta bindur ta veshë fanellën dardane, transmeton albinfo.ch.
Talenti shqiptar Arijon Ibrahimoviç ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen miqësore të Bayern Munich, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar në fitoren e thellë 15:0 ndaj Rottach-Egern.
19-vjeçari realizoi dy gola dhe dhuroi tri asistime, duke konfirmuar potencialin e tij të madh dhe duke lënë përshtypje të shkëlqyera edhe te trajneri Vincent Kompany.
Paraqitja e tij ka forcuar bindjen se Ibrahimoviç është një nga talentët më premtues shqiptarë në futbollin evropian dhe se e ardhmja e tij mund të jetë në nivelet më të larta të futbollit.
Ndërkohë, Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon kontaktet me lojtarin dhe familjen e tij, me synimin që ai në të ardhmen të zgjedhë ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Me formën që po tregon te Bayerni, Arijon Ibrahimoviç shihet si një futbollist me potencial për t’u shndërruar në një nga yjet e së ardhmes së futbollit evropian./Albinfo.ch
Lajme
“Bomba” e merkatos: Mevlan Adili transferohet te Shkëndija e Haraçinës
Shkëndija e Haraçinës vazhdon të përforcohet për sezonin e ri, teksa ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit me përvojë, Mevlan Adili.
Pas negociatave të zhvilluara ndërmjet palëve, drejtuesit e skuadrës debutuese në elitën e futbollit vendor arritën ta bindin futbollistin shkupjan që të veshë fanellën kuqezi.
Adili vjen nga kampionati i Kosovës, ku së fundmi ishte pjesë e Gjilanit. Gjatë karrierës së tij ai ka ndërtuar një eksperiencë të pasur, duke mbrojtur ngjyrat e disa klubeve të njohura, si Shkëndija e Tetovës, Bylisi, Vllaznia, Shkupi, Žalgirisi dhe UTA Arad.
Me afrimin e 31-vjeçarit, Shkëndija e Haraçinës synon të fitojë më shumë siguri në repartin defensiv dhe të përfitojë nga përvoja e tij në sezonin e parë në elitën e futbollit. /SHENJA/
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë

