Sport
FC Shkupi me katër prurje të reja
Klubi I futbollit Shkupi vetëm një javë para fillimit të sezonit pranveror ka promovuar katër prurjet më të reja. Përforcimet e reja të skuadrës nga Çairi janë: Victor e Oliveira, Ioan Simun Edmundson, Emmanuel Avornio, si dhe Abdul Rwatubje i cili serish është rikthyer te Shkupi
Emri më I njohur nga katër këto prurje padyshim se është përfaqësuesi i Ishujve Faroe, Simoun Edmundson, 32-vjeçar ka luajtur në shumë skuadra të mëdha evropiane, ku do të përmendim disa prej tyre si SK Beveren, Waasland-Beveren, Arm. Bielefeld, Odense BK, Vejle BK, HB Tórshavn, AB Argir, FC Fredericia, Newcastle (Res.) dhe Vikingqë. Ai ka 85 ndeshje në kombëtaren e tij, nënshkroi kontratë me Skupin deri në Prurja tjetër është Emmanuel Avornyo, i cili luan në pozitën e qendër sulmuesit.
Karriera e Avornyos është lidhur me një ekip, është skuadra e Premier Ligës ganeze, Bechem United FC me të cilën skuadër ai ka luajtur 68 ndeshje, ndërsa ka regjistruar 11 gola dhe 5 asiste.
Fanellë e FC Shkupit do ta vesh edhe braziliani Victor Damasceno De Oliveira tani më zyrtarisht është pjesë e skuadrës tonë dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Mlladen Zhizhoviç. Bëhet fjalë për një sulmues krahu, i cili karrierën e tij e ka nisur dhe zhvilluar pikërisht në vendlindjen e tij, në Brazil, por së fundmi aventura e tij kishte vazhduar në Evropë, konkretisht në kampionatin suedez me ekipin e Vasalunds IF. De Oliveria në Brazil ka lujatur për ekipet si Flamengo-SP, Red Bull, Monte Azul, Bragantino B dhe Ji-Paraná.
De Oliveira me ekipin e Vasalunds ka regjistruar 14 paraqitje duke shënuar dy gola, ndërsa tani më do të jetë pjesë e kampionatin tonë me fanellën bardhekaltër të FC Shkupi.
Ekipi i FC Shkupi ka rikthyer në skuadër ish-mbrojtësin e kombëtares së Ruandës, Abdul Rwatubyaye, i cili ngjyrat e klubit tonë i mbronte nga janari i vitit 2021, deri gushtin e vitit 2022.
Futbollisti shtatlartë nga Ruanda me ekipin tonë pati regjistruar 33 paraqitje, duke shënuar 4 gola dhe shtoi edhe 2 asistime. Karrierën profesioniste e ka nisur në vitin 2012-të në vendlindje, ndërsa nga viti 2019 ishte pjesë e futbollit profesional në Amerikë, duke luajtur te Kanzas dhe Kolorado Rapids, ndërsa në gjithashtu k luajtur edhe me Colorado Springs Switchbacks FC.
Sport
Skandal në futbollin serb: Mbahet një minutë heshtje për Mlladiqin, i dënuar për krime lufte
Një skandal është shënuar para derbit të 180-të mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit, në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Serbisë.
Pak para fillimit të ndeshjes, tifozët e Partizanit janë dëgjuar duke bërë thirrje në mbështetje të Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska.
Mlladiqi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Para nisjes së takimit, u mbajt edhe një minutë heshtjeje në nderim të tij.
Ngjarja ka ndodhur në prag të përballjes mes dy rivalëve të përbetuar të futbollit serb, Crvena Zvezdës dhe Partizanit.
Lajme
E dhimbshme, tifoz i Fenerbahçes ndërron jetë gjatë ndeshjes
Një tifoz i Fenerbahçes, Yaşar Gerçek, ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes pas një sulmi në zemër.
Klubi e ka konfirmuar lajmin me dhimbje, duke shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe gjithë komunitetin e Fenerbahçes.
Në të njëjtën ndeshje, Fenerbahçe u mposht në shtëpi nga Beşiktaşi me rezultat 2-1.
Sport
Shkëndijën ska kush e ndal, fiton edhe në Kratovë ndaj Sileksit
Shkëndija e Tetovës vazhdon me rezultate pozitive në kampionat, raporton SHENJA. Kuqezinjtë tetovarë regjistruan fitoren e pestë radhazi, pasi në kuadër të xhiros së 5-të të elitës mposhtën Sileksin me rezultat 2:0. Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, ndërsa Shkëndija e zhbllokoi rezultatin në minutën e 53-të. Meliqi realizoi për epërsinë 1:0 të miqve. Kuqezinjtë vazhduan të kërkonin golin e dytë dhe e gjetën atë në minutën e 87-të, kur Xengue shënoi për 2:0, duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Me këtë fitore, Shkëndija shkon në kuotën e 15 pikëve pas pesë xhirove, ndërsa Sileksi mbetet me 7 pikë. /SHENJA/
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
