Connect with us

Lajme

Mbrojtja e “Besa Trans” do të bëjë ankesë: Dënimet janë të larta

Mbrojtja do të ushtrojë të drejtën e ankesës ndaj aktgjykimit në rastin “Besa Trans”, në të cilin pronari Bekim Haxhiu u dënua me një vit e tetë muaj burg.

Në një deklaratë për media pas aktgjykimit të sotëm për rastin, në të cilin përveç pronarit, “Besa Trans” si subjekt juridik është dënuar me gjobë prej 800.000 mijë denarë dhe katër vite ndalim për transport ndërkombëtar, avokati i mbrojtjes Asmir Alispahiq tha se konsideron se dënimi është shumë i lartë.
“Nëse bëjmë një krahasim në seksionin e vendimeve të tjera të shqiptuara gjyqësore dhe vendimeve gjyqësore të këtij lloji, megjithëse parashikohet dënimi me burg nga një deri në pesë vjet, mendoj se në këtë situatë të veçantë është shumë i lartë”, tha ai.
Ai shtoi se teoria e mbrojtjes do të paraqitet edhe para gjykatave më të larta.

“Sipas mbrojtjes në rastin konkret penal, kjo vepër jo vetëm që nuk mund të mbijetojë, por as i pandehuri Bekim Haxhiu e as personi juridik nuk është dashur të akuzohen. Por, natyrisht, procedura u krye. Dënimi është përfundimtar. Palët kanë të drejtë ankese dhe ne do të presim vendimet prej tyre”, tha ai.
Sipas avokatit Asmir Alispahiq, për të përmbushur thelbin e veprës penale të “falsifikimit të dokumentit”, këtij materiali dëshmues, nevojitet edhe një gjetje e ekspertëve.

“Në fjalën time përmbyllëse e kam analizuar si teorikisht ashtu edhe nga praktika gjyqësore krahasuese, ku elementi bazë për këtë krim është ekzistenca e një dokumenti të falsifikuar dhe të përdorur si real. Në këtë situatë specifike, as nuk bëhet, as përdoret dhe as nuk ekziston. Pra, jam i bindur, si avokat dhe si avokat i Haxhiut, se ky aktgjykim nuk mund të mbijetojë ashtu siç është shqiptuar në këtë situatë të veçantë”, theksoi ai.
Ndërsa prokurori Vladimir Miloshevski tha se do të presin që të merret vendimi me shkrim i Gjykatës për të parë se çfarë do të bëjnë më pas.

“Nuk dua ta komentoj më vendimin e Gjykatës, e vetmja gjë është se gjykata e ka pranuar aktakuzën në tërësi ashtu siç ka qenë dhe ka shpallur fajtor të akuzuarin dhe personin juridik të akuzuar”, tha ai.

Gjyqtari Ivica Stefanovski, i cili sot e shpalli aktgjykimin në Gjykatën Penale Shkup, deklaroi se të akuzuarit Bekim Haxhiu dhe personi juridik “Besa Trans” janë fajtorë për shkak se i pandehuri, si menaxher i personit juridik “Besa Trans” në më shumë në disa raste ka përdorur dokument të rrejshëm publik ekstrakt nga licenca për transport publik në komunikacionin rrugor ndërkombëtar, të cilin Ministria e Transportit dhe Lidhjeve nuk e ka lëshuar fare për atë autobus.
Ndryshe, aksidenti i autobusit ndodhi në nëntor 2021, në të cilin 45 persona humbën jetën, ndërsa 7 të tjerë u lënduan.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, Jusufi: Fillon Programi online i mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët që jetojnë në mërgatë

Ka filluar Programi online për mësimin e gjuhës shqipe dedikuar për fëmijët që jetojnë jashtë atdheut. Qëllimi i këtij program, siç bën të ditur zëvendësdrejtori i Agjencisë së mërgatës, Fatlum Jusufi është ruajtja dhe zhvillimi i gjuhës amtare, si dhe forcimi i lidhjes së fëmijëve me kulturën dhe identitetin kombëtar.

Mësimi është i përshtatshëm për të gjitha nivelet: nga fillestarët që nuk e njohin gjuhën shqipe, deri te nxënësit e avancuar që dëshirojnë të përmirësojnë shkrimin dhe ligjërimin e tyre.

Objektivat e programit janë; Përvetësimi i alfabetit shqip dhe leximi i saktë; pasurimi i fjalorit dhe zhvillimi i komunikimit të përditshëm; njohja me historinë, gjeografinë dhe traditat shqiptare.

“Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje shoqatave dhe organizatave të mërgimtarëve për bashkëpunim. Jemi të hapur për koordinim, promovim të përbashkët dhe organizim të aktiviteteve që ndihmojnë në përfshirjen e sa më shumë fëmijëve në këtë program arsimor. Bashkëpunimi juaj është i mirëpritur dhe i çmuar për ruajtjen dhe forcimin e gjuhës shqipe në diasporë”, ka thënë Jusufi.

Programi është i hapur për fëmijët e moshës 6 deri në 15 vjeç. Mësimi do të zhvillohet çdo javë, me nga 2 orë mësimore, përmes platformës Zoom / Google Meet. Linku për ndjekjen e mësimit është i njëjti gjatë gjithë kohës: https://meet.google.com/qkh-rmaz-xej
Për regjistrim të interesuarit mund të paraqiten edhe në emailin: info@minisel.gov.mk.

Continue Reading

Lajme

Mexhiti: Pa pëlqimin e palës shqiptare Ligji për Arsimin e Lartë nuk do të miratohet

Izet Mexhiti ka deklaruar se nuk ka vend për shqetësim, kur bëhet fjalë për propozim ligjin e ri për Arsimin e Lartë. Mexhiti tha se procesi po ndiqet në dy nivele, atë politik dhe atë akademik dhe se asnjë vendim nuk do të merret pa pëlqimin e plotë të palës shqiptare dhe ekspertëve akademikë. Sipas tij, qëllimi parësor i kësaj reforme mbetet rritja e standardeve akademike, gjë që do të krijojë diploma më të fuqishme dhe më të njohura ndërkombëtarisht për gjeneratat e reja.

“Duhet ta kemi parasysh që ligji në fund sillet me badenter dhe patjetër të ketë pëlqimin e palës shqiptare dhe duhet të jetë në interes edhe të universiteteve shqiptare. Mendoj që në esencë Ligji pretendon për rritjen e kualitetit në arsimin e lartë dhe këtu e përshëndesim. Ne jemi që të rriten standardet, të rritet kualiteti sepse në fund ajo është vlerë për fëmijët tanë të cilët nesër do të dalin studentë nga aty dhe do të kenë një diplomë më të verifikuar, më të njohur dhe me vlera më të larta. Nuk ka nevojë për brengosje, edhe si përfaqësues politik edhe në nivel akademik po I bëjmë analizat në detaje dhe ligji do të jetë në frymën e ngritjes së kualitetit për të gjitha universitetet dhe arsimin e lartë në tërësi pa diskriminuar asnjë universitet”, deklaroi Izet Mexhiti, Kryetar i LD-së, VLEN.

Sipas dikasterit të Arsimit, rritja e cilësisë dhe kritere më të forta akademike janë ndër pikat më diskutuara të ligjit të ri. Çdo profesor do të jetë i detyruar të ketë nga 6 deri në 7 punime shkencore përpara zgjedhjes në titull, prej të cilave 3 ose 4 duhet të jenë të publikuara në revista me faktor impakti. Ndryshimet parashikohen në organizimin dhe financimin e universiteteve. Studentët që kanë studiuar në njërin nga 100 universitetet më të mira botërore me bursa shtetërore do të kenë përparësi punësimi në universitetet shtetërore. Mandati i rektorëve kthehet në 4 vite nga 3 që është aktualisht dhe ndryshon modeli i zgjedhjes së tyre. Propozim ligji i ri u kritikua edhe nga Forumi për Ndryshime në Arsim. Sipas Forumit, Qeveria po kërkon të marrë në dorë universitetet, duke kontrolluar statutet e tyre, gjë që e quan kundër Kushtetutës. Gjithashtu, Forumi akuzon se ligji vendos kritere të forta për profesorët e rinj, por i fal ata që janë tashmë në punë. Madje ata thonë se ky ligj përveç se po bëhet për të mbrojtur profesorët po i hap rrugë edhe nepotizmit, duke dëmtuar rëndë cilësinë në fakultete. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Orce Gjeorgjievski: Do të largohen të gjitha objektet pa leje në Shkup

Numri një i Qytetit të Shkupit thotë se do të vendoset rend dhe se të gjitha objektet jolegale në kryeqytet do të largohen.

Orce Gjeorgjievski tha se bëhet fjalë për objekte që nuk kanë leje,  kanë uzurpuar hapësirat shtetërore apo që pengojnë funksionimin e qytetarëve.

Ai nënvizoi se largimi i tyre do të ndodh, pavarësisht nëse dikujt i prishet komoditeti ose jo.

“Ato në përgjithësi janë objekte që uzurpojnë zona të biçikletave, këmbësorëve por edhe shumë hapësira të gjelbra të qytetit. Ja ka disa shembuj në disa komuna, shembull komuna nga ku vij unë, në mesin e ambulancës ka të vendosur objekte të përkohshme pa asnjë dokument, a është ky rendi dhe dinjiteti që qytetarët e meritojnë, jo. Këtu jemi kategorik me kolegët se rend duhet të bëjmë, ja në Bit Pazar ka një tobako që është e pamundur funksionimi prej saj, ndodhet në vend të shtegut për biçikleta dhe këmbësorë, do të largohet”, tha Orce Gjeorgjievski, Kryetar i Qytetit të Shkupit./ Alsat.mk

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme9 hours ago

Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, Jusufi: Fillon Programi online i mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët që jetojnë në mërgatë

Ka filluar Programi online për mësimin e gjuhës shqipe dedikuar për fëmijët që jetojnë jashtë atdheut. Qëllimi i këtij program,...

Lajme14 hours ago

Mexhiti: Pa pëlqimin e palës shqiptare Ligji për Arsimin e Lartë nuk do të miratohet

Izet Mexhiti ka deklaruar se nuk ka vend për shqetësim, kur bëhet fjalë për propozim ligjin e ri për Arsimin...

Lajme14 hours ago

Orce Gjeorgjievski: Do të largohen të gjitha objektet pa leje në Shkup

Numri një i Qytetit të Shkupit thotë se do të vendoset rend dhe se të gjitha objektet jolegale në kryeqytet...

Lajme14 hours ago

Asnjë pozitë udhëheqëse – Drejtori i Spitalit të Qytetit në Kumanovë diskriminon kuadrin shqiptar

Struktura organizative në Spitalin e Qytetit në Kumanovë është diskriminuese dhe nuk respektohet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat. Në disa...

Lajme15 hours ago

Izraeli planifikon të kufizojë hyrjen në Xhaminë Al-Aksa gjatë Ramazanit

Autoritetet izraelite kanë planifikuar të kufizojnë aksesin e myslimanëve në Xhaminë Al-Aksa për lutje gjatë muajit të shenjtë islam të...

Lajme15 hours ago

Gjenden eshtra njerëzor dhe rroba në fshatin Koliçan i Epërm të Shkupit

Më 12 shkurt 2026, rreth orës 16:49, në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup është denoncuar një gjetje rrënqethëse në...

Lajme15 hours ago

Limani: Rrugëtimi i VLEN-it kërkon arkitekt, koha e monarkëve dhe e sundimtarëve ka ikur

Ministri për Punë dhe Politikë Sociale dhe Demografi, Fatmir Limani ka reaguar pas vendimit të Lëvizjes Besa për shkarkimin e...

Lajme15 hours ago

Çfarë përfiton Maqedonia nga marrëveshja e re tregtare me SHBA-në?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kanë arritur Marrëveshje kornizë për tregti reciproke, korrekte dhe...

Lajme15 hours ago

Tetovari rreh një person dhe denoncon veten si viktimë, përfundon me kallëzim penal

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër 35-vjeçarit me iniciale P.I. nga Tetova, nën dyshimin...

Lajme15 hours ago

Adnan Azizi: Sulmet politike po na forcojnë; “Me Besë ia VLEN!”

Deputeti i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi, ka reaguar përmes një mesazhi publik pas zhvillimeve të fundit në parti, duke vlerësuar...

Trending