Connect with us

Lajme

Hapet shtabi në Reçicë të Vogël/ Halili: I kemi yjet shëndritse të fitores së madhe të Frontit Europian

Në një atmosferë të jashtëzakonshme dhe në prani të një numri të madh të qytetarëve, sonte në Reçicë të Vogël u hap shtabi zgjedhor i Frontit Europian.

Të pranishmëve ju drejtua drejtori Festim Halili, ndërsa të prezent ishte dhe sekretari gjeneral i BDI Faton Ahmeti, nënkryetari Bajram Rexhepi, ministri i Shëndetësisë njëherit kandidat për deputetë Ilir Demiri, kandidatët për deputetë Rina Ajdari e Valon Asani dhe shumë funksionarë të lartë nga të gjitha partitë politike pjesë të Frontit Europian.

Fitorja e madhe na pret.

#FrontiEuropian #Bashkëdrejtfitorevetëreja #BujarOsmani4ForPresident

Reçicasit i kemi yjet shëndritse të fitores së madhe të Frontit Europian!

Hapja e shtabit lokal u bë në prani të kandidatëve për deputet dhe zyrtarëve të partive të koalicionit, në një atmosferë entuziaste, duke përçuar frymën unifikuese dhe fitimtare.

Na priftë e mbara në fitore të reja, shkruan Halili.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=982281830128950&set=pcb.982282183462248
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Mickoski: LSDM duhet t’i bëjë thirrje Kovaçevskit të kthehet dhe të përballet me drejtësinë

Kryeministri Hristijan Mickoski tha sot në aktivitetin për promovimin e 100 automjeteve të reja për SHA Posta se situata mbetet e njëjtë në Maqedoni për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, pas fitores së opozitës në Hungari, dhe se ai qëndron pas të njëjtës deklaratë që bëri dje.

Në këtë kontekst, Mickoski i tha LSDM-së të apelojë te ish-drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski, që të kthehet në vend, pasi iku në fund të vitit 2024 para se të akuzohej për keqpërdorim me prokurimin publik për aditivët për termocentralet.

“Ajo që është shqetësuese është fakti se opozita ende nuk e ka mësuar mësimin dhe ende jeton në botën e saj paralele, kështu që nuk mund të dëgjosh, le të themi, thirrjen që Vasko Kovaçevski të kthehet dhe të përballet me drejtësinë.

Kjo është arsyeja pse pyes veten pse në konferencat e tyre për shtyp, nëse duan të jenë një alternativë ndaj kësaj qeverie, nuk mund të dëgjosh emrin e Vasko Kovaçevskit dhe t’i bësh thirrje atij të kthehet dhe të përballet me drejtësinë”, tha Mickoski.

Për momentin, policia, të paktën publikisht, nuk ka njoftuar se ku mund të fshihet ish-kreu i EMV-së.

Continue Reading

Lajme

Amir Idrizi zgjidhet kryetar i ri i Këshillit të Komunës së Sarajit

Në vazhdim të mbledhjes së 8-të të Këshillit Komunal të Komunës së Sarajit, pas shkarkimit të Iljaz Veselit, është zgjedhur kryetari i ri i këshillit, raporton Zyrtare.net

Amir Idrizi, nga koalicioni VLEN, ka marrë mbështetjen e shumicës së këshilltarëve dhe është zgjedhur në krye të Këshillit Komunal.

Idrizi më herët ushtronte funksionin e zëvendëskryetarit të Komunës së Sarajit, ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale ishte bartës liste për këshilltarë nga koalicioni VLEN./Zyrtare.net/

Continue Reading

Lajme

Në këtë ditë u fundos Titanic-u: një tragjedi si mit dhe frymëzim!

Këtë të mërkurë, 15 prill, shënohet 114-vjetori i tragjedisë detare që tani ka fituar statusin e “legjendares”.

Në orën 23:40 të mbrëmjes më 14 prill 1912, anija britanike oqeanike RMS Titanic goditi një ajsberg në Atlantikun e Veriut me një shpejtësi prej 20 nyjesh.

Sipas Muzeut Kombëtar të Historisë Amerikane, anija u fundos nën sipërfaqe në orën 2:20 të mëngjesit të ditës tjetër. Ishte një katastrofë që rezultoi në vdekjen e 1,500 njerëzve në udhëtimin e parë të anijes.

Titanic-ut iu deshën dy orë e 40 minuta për t’u fundosur në fund të oqeanit, sipas History.com. Ndarjet e Titanic-ut nuk ishin të mbyllura në majë. Për shkak të kësaj, uji që mbushte secilën ndarje derdhej në tjetrën, duke bërë që harku të fundosej dhe pjesa e pasme të zhvendosej në një pozicion pothuajse vertikal.

Nga një total prej 2,240 pasagjerësh dhe anëtarësh të ekuipazhit, vetëm 706 njerëz mbijetuan fundosjen e gjigandit jetëshkurtër të ujrave, sipas History.com.

Titanic-u u fundos në Oqeanin Atlantik të Veriut, afërsisht 400 milje në jug të Newfoundland, Kanada.

Pasi anija grandioze goditi për herë të parë ajsbergun, pati një “evakuim kryesisht të çorganizuar dhe të rastësishëm”.

Disa varka shpëtimi nuk u përdorën në kapacitetin e tyre të plotë dhe procedurat e hipjes në bord nuk ishin në rregull, duke çuar në një nga tragjeditë më të mëdha detare në historinë e njerëzimit.

Kjo tragjedi, për shkak të shkallës dhe simbolikës së saj, tërhoqi vëmendje të madhe në dekadat në vijim dhe me adaptimin e saj përmes filmit të famshëm Titanic, fitoi statusin e një miti. Megjithatë, historia e dashurisë midis Jack dhe Rose ishte fiction dhe dy personazhet nuk bazoheshin në asnjë person të vërtetë që përjetoi fundosjen e Titanic-ut në vitin 1912. /tesheshi.com/

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme5 hours ago

Mickoski: LSDM duhet t’i bëjë thirrje Kovaçevskit të kthehet dhe të përballet me drejtësinë

Kryeministri Hristijan Mickoski tha sot në aktivitetin për promovimin e 100 automjeteve të reja për SHA Posta se situata mbetet...

Lajme5 hours ago

Amir Idrizi zgjidhet kryetar i ri i Këshillit të Komunës së Sarajit

Në vazhdim të mbledhjes së 8-të të Këshillit Komunal të Komunës së Sarajit, pas shkarkimit të Iljaz Veselit, është zgjedhur...

Lajme5 hours ago

Në këtë ditë u fundos Titanic-u: një tragjedi si mit dhe frymëzim!

Këtë të mërkurë, 15 prill, shënohet 114-vjetori i tragjedisë detare që tani ka fituar statusin e “legjendares”. Në orën 23:40...

Lajme5 hours ago

Italia pezullon marrëveshjen e mbrojtjes me Izraelin

Italia nuk do ta rinovojë marrëveshjen e mbrojtjes me Izraelin, deklaroi kryeministrja Giorgia Meloni. Ajo tha se qeveria ka vendosur të...

Lajme5 hours ago

Posta e Maqedonisë bëhet me 100 automjete të reja, kanë kushtuar mbi 1,6 milionë €

Posta e Maqedonisë sot në parkingun përpara Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” pranoi 100 automjete të reja, të siguruara nga Ministria...

Lajme5 hours ago

Shkarkohet kryetari i Këshillit të Komunës së Sarajit, Iljaz Veseli

Në mbledhjen e 8-të të Këshillit Komunal të Komunës së Sarajit është shkarkuar nga detyra kryetari i këshillit, Iljaz Veseli,...

Lajme5 hours ago

BDI-Çair: Nga “masterplan” për Çarshinë, në tender-skema me asfalt

Dje pamë se si një “masterplan”, i promovuar me bujë para zgjedhjeve, u degradua në zëvendim të disa kalldrëmeve e...

Lajme5 hours ago

Sela në ZOOM: Ligji i për përfaqësim të drejtë i pushtetit është mashtrim, do të propozoj ligj tjetër!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj koalicionit VLEN dhe Qeverisë, duke e...

Lajme1 day ago

4 oferta për tenderin për blerje të 150 autobusëve elektrikë

Katër kompani kanë dorëzuar oferta në tenderin për furnizimin me autobusë elektrikë, të shpallur nga Ministria e Transportit. Sipas Ministrisë,...

Lajme1 day ago

Edi Rama: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, popull shtetformues

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Samitin e IV të Diasporës, theksoi rolin e shqiptarëve jashtë...

Trending