Sport
FSHF në Tiranë priti takim të nivelit të lartë me presidentët e 11 Federatave anëtare të UEFA-së
Njëmbëdhjetë federata anëtare të UEFA-s nga Europa Juglindore u mblodhën sot në Tiranë, në selinë qëndrore të Federatës Shqiptare të Futbollit, për Mbledhjen strategjike të Federatave anëtare të UEFA-s.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini, bashkë me 9 presidentë dhe zëvendës sekretarë të përgjishëm të federatave tjera mikpritën nga Presidenti i FSHF-së dhe zëvendëspresidenti i UEFA-s, z. Armand Duka, derisa mbledhja u fokusua në aspekte kritike të strategjisë së UEFA-s për zhvillimin e futbollit si: formati i ardhshëm i garave të klubeve të UEFA-s pas vitit 2024 dhe programi i ri shoqërues i solidaritetit, diskutimet mbi çështjet e arbitrazhit dhe zhvillimet e ardhshme, krahasimi i të dhënave e analizat në fushën sportive dhe financat dhe eksplorimi i sistemeve të basteve dhe mundësive në zhvillim për vendet pjesëmarrëse.
Pjesëmarrës në këtë mbledhje ishin përfaqësues nga 11 federata kombëtare të futbollit, duke përfshirë Bosnje-Hercegovinën, Kroacinë, Qipron, Greqinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Slloveninë, Turqinë dhe Shqipërinë.
Pas prezantimeve të këtyre temave, federatat pjesëmarrëse u thelluan në diskutime në lidhje me të ardhmen e futbollit europian, ku të gjithë pjesëmarrësit shprehën njëzëri mbështetjen e palëkundur për Presidentin Çeferin dhe administratën e UEFA-s.
Sport
Manchester City – Inter, derbi i Championsit sonte
Në “Etihad Stadium” do të zhvillohet ndeshja kryesorja e mbrëmjes së sontme në Champions League.
Përballë njëri – tjetrit do të jenë dy ekipe gjigande, Manchester City dhe Inter.
Të dy trajnerët, Pep Guardiola dhe Simone Inzaghi, do të kërkojnë start sa më të mirë në garën më të rëndësishme të futbollit evropian.
Loja mes “Citizens” dhe “Nerazzuri” do të nis me fillim nga ora 21:00.
Në Champions do të jenë edhe pesë ndeshje interesante për adhuruesit e futbollit.
Ndeshjet e Champions League, transmetohen drejtpërdrejtë në kanalet e platformën më të madhe televizive, Artmotion.
Sport
Liga e Kampionëve rikthehet me sistem të ri, përballje të forta sonte
Sonte nis edicioni i ri në Champions League.
Adhuruesit e futbollit do të kenë mundësi të shohin përballje interesante mes ekipeve.
Në program do të jenë gjithsej gjashtë ndeshje, dy me fillim nga ora 18:45: Juventus – Psv Eindhoven dhe Young Boys Aston Villa.
Derisa katër ndeshje të tjera do të fillojnë nga ora 21:00.
Derbi i kësaj mbrëmje parashihet të zhvillohet në “San Siro” në mes të Ac Milan dhe Liverpoolit.
Të gjitha ndeshjet e sotme dhe orari:
Juventus – PSV Eindhoven 18:45
Young Boys – Aston Villa 18:45
Milan – Liverpool ora 21:00
Bayern Munich – Dinamo Zagreb ora 21:00
Real Madrid – Stuttgart ora 21:00
Sporting Lisbona – Lille ora 21:00
Po ashtu lojë interesante pritet të jenë edhe ndeshjet në mes të Bayern Munchen dhe Dinamo Zagreb, Real Madrid – VFB Stuttgart dhe Sporting – Lille.
Liga e Kampionëve rikthehet me sistem të ri të garës. Sipas vendimit të UEFA-së, faza e grupeve tashmë është zëvendësuar me një sistem të ri, të quajtur Faza e Ligës, aty ku do të shohim ndeshje jashtëzakonisht të forta.
Sport
Elseid Hysaj shqiptari më i paguar në Serie A
Futbollisti shqiptar Elseid Hysaj, i Lazios është më i paguari në Serie A. Sipas të dhënave të publikuara nga faqja e specializuar ‘Calcio e Finanza’ mbrojtësi 30-vjeçar merr 2 milionë euro në sezon nga Lazio.
Edhe pse mbeti jashtë listës klubi është i detyruar ta paguajë atë.
Pas Hysajt janë Berat Gjimshiti i Atalantës dhe Kristjan Asllani i Inter me një rrogë vjetore 800 mijë euro neto secili. Ardian Ismajli merr 700 mijë euro tek Empoli, ndërsa Ylber Ramadani paguhet 450 mijë nga Leçe.
I sapoardhuri Alen Sherri ka firmosur për 150 mijë euro në vit te Cagliari, ndërsa ma pak i paguari është mesfushori Medon Berisha. Ai merr 120 mijë euro nga Leçe.
Ndërsa nga futbollistët e huaj, më i paguari në Serie A është Dusan Vlahovic, sulmuesi që Juventusi e paguan 12 milionë euro në sezon. Në total klubet e Serie A paguajnë më shumë se 1 miliardë euro (përfshi taksat) për rrogat e futbollistëve.
Të dhënat janë publikuar nga Calcio dhe Finanza, revista e specializuar për ekonominë në Itali.
-
Lajme4 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle4 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme7 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme4 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme7 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme4 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme4 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare
-
Lajme2 months ago
“Rexhep Asani zv/drejtor në ELEM”, Bilall Kasami tregon emrat e personave që Lëvizja Besa do të emërojë nëpër drejtori