Connect with us

Sport

Boks: Arjan Iseni regjistron dy fitore në xhiron e tretë kundër serbit Rastko Simiq

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, boksieri i KB Çairi, Arjan Iseni, në kategorinë 80 kg, ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi në Kampionatin Evropian  të boksit që mbahet në Beograd. Pas fitores në luftën e parë kundër boksierit grek Michail Tsamalidis, në luftën e dytë Iseni mundi boksierin  armen Rafayel Hovhannisyan dhe  tani është pritje luftës së tretë, kundër serbit Rastko Simiq dhe me  fitore eventuale do të siguronte medaljen e bronzit. Arjan Iseni shpreson se më pas do të vazhdojë drejt titullit kampion i Evropës.

Në kampionatin Evropian  të boksit që ka filluar nga 18 prilli dhe do të zgjasi deri më 28 prill, marrin pjesë gjithësejt 401 boksier nga 33 vende prej të cilëve 263 në kategorinë e meshkujve dhe 138 në kategorinë e femrave.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Derbi të shtunën, Shkupi pret Shkëndijën në Çair

Fundjava do të sjell ndeshjet e xhiros së 31-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Të gjitha sfidat e kësaj xhiroje do të zhvillohen të shtunën.

Ndeshja që spikat në këtë xhiro është ajo që do të zhvillohet në Çair, ku Shkupi do të pret Shkëndijën në duelin direkt për titullin e kampionit. Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo që do të luhet në Strugë, aty ku kampionët në fuqi do të përballen me Gostivarin. Skuadra tjetër shqiptare, Voska Sport në këtë xhiro do të takohet me Sileksin e Kratovës, ndërkohë që në ndeshjet tjera përballen Vardari me Makedonija Gjorçe Petrovin, Rabotniçki luan kundër Tikveshit dhe Brera do ta sfidoj Bregallnicën.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 31-të në elitën e futbollit vendor do të luhen nesër, duke nisur nga ora 17:00. /SHENJA/

Continue Reading

Sport

Struga ia beson pankinën Meriton Gegës

Vetëm pak orë pasi njoftuan ndarjen me trajnerin Shpëtim Duron, kampionët aktual të Strugës drejtimin e skuadrës ia kanë besuar Meriton Gegës. Ky i fundit, e njeh mjaft mirë ekipin, pasi ishte edhe ndihmës i Shpëtim Duros te skuadra e Strugës, ndërsa para vetes ka një detyrë të vështirë në tre xhirot e fundit të kampionatit, ku Struga, Shkupi dhe Shkëndija futen me pikë të barabarta në krye të renditjes.

Ndeshjen e radhës Struga e luan të shtunën kundër Gostivarit.

Continue Reading

Sport

FSHF në Tiranë priti takim të nivelit të lartë me presidentët e 11 Federatave anëtare të UEFA-së

Njëmbëdhjetë federata anëtare të UEFA-s nga Europa Juglindore u mblodhën sot në Tiranë, në selinë qëndrore të Federatës Shqiptare të Futbollit, për Mbledhjen strategjike të Federatave anëtare të UEFA-s.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini, bashkë me 9 presidentë dhe zëvendës sekretarë të përgjishëm të federatave tjera mikpritën nga Presidenti i FSHF-së dhe zëvendëspresidenti i UEFA-s, z. Armand Duka, derisa mbledhja u fokusua në aspekte kritike të strategjisë së UEFA-s për zhvillimin e futbollit si: formati i ardhshëm i garave të klubeve të UEFA-s pas vitit 2024 dhe programi i ri shoqërues i solidaritetit, diskutimet mbi çështjet e arbitrazhit dhe zhvillimet e ardhshme, krahasimi i të dhënave e analizat në fushën sportive dhe financat dhe eksplorimi i sistemeve të basteve dhe mundësive në zhvillim për vendet pjesëmarrëse.

Pjesëmarrës në këtë mbledhje ishin përfaqësues nga 11 federata kombëtare të futbollit, duke përfshirë Bosnje-Hercegovinën, Kroacinë, Qipron, Greqinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Slloveninë, Turqinë dhe Shqipërinë.

Pas prezantimeve të këtyre temave, federatat pjesëmarrëse u thelluan në diskutime në lidhje me të ardhmen e futbollit europian, ku të gjithë pjesëmarrësit shprehën njëzëri mbështetjen e palëkundur për Presidentin Çeferin dhe administratën e UEFA-s.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme5 hours ago

Ali Ahmeti: Përballë kemi VMRO-në e jo Opozitën Shqiptare

Me plis të bardhë në Hasanbeg, në tubime në Likovë e Haraçinë, kreu I BDI-së, Ali Ahmeti, sërish u bëri...

Lajme5 hours ago

Mickoski: Nuk do të habitem nëse kemi 61 deputetë

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka dekalruar se në këto zgjedhje është afër shumicës në Parlament dhe nuk do të...

Lajme5 hours ago

Kasami: Mbi 5000 mërgimtarë kanë ardhur për të votuar VLEN-in

Sot bartësi i listës nga Koalicioni VLEN në NJZ 6 dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami mbajti një...

Lajme5 hours ago

Kompanitë e sigurimeve do të vendosin nëse do t’ua kthejnë paratë qytetarëve të RMV-së

Rreth 10 mijë automjete janë siguruar në ditët kur kompanitë e sigurimit e rritën policën me 15%. Është kthyer çmimi...

Lajme2 days ago

Ahmeti në Debat Plus në Klan M: Në garën për president do të dilnim me një kandidat të përbashkët shqiptar, VLEN e prishi marrëveshjen dhe kandidoi Taravarin

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti i ftuar në emsionin Debat Plus në Klan M, ka shprehur mirënjohje...

Lajme2 days ago

Erdoğan: Turqia synon vetëm të detyrojë Izraelin në armëpushim në Gaza

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se qëllimi i vetëm i vendit të tij me pezullimin e tregtisë me...

Sport2 days ago

Derbi të shtunën, Shkupi pret Shkëndijën në Çair

Fundjava do të sjell ndeshjet e xhiros së 31-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Të...

Lajme2 days ago

Mickoski: Nuk më shkon ndërmend të flas për ndarje të resorëve pa kaluar 8 maji

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se përveç deklarimeve publike nuk ka patur lloj tjetër të komunikimit me askënd....

Lajme3 days ago

MPB: Rrahje mes dy grave në Bit Pazar

Një rast i dhunës mes grave në Bit Pazar qëndron në njoftimin e sotëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme....

Sport3 days ago

Struga ia beson pankinën Meriton Gegës

Vetëm pak orë pasi njoftuan ndarjen me trajnerin Shpëtim Duron, kampionët aktual të Strugës drejtimin e skuadrës ia kanë besuar...

Trending