Sport
Dominuan tribunën, por jo fushën, Shqipëria mundet nga Italia
Pritshmëritë ishin të larta, mirëpo nuk ia dolëm të realizonim ëndrrën e një populli të tërë. “Të Kaltërit” e Italisë kanë treguar se meritojnë të jenë sërish kampionë të Evropës, teksa në sfidën e parë të rrugëtimit, në Euro 2024 kanë mundur në “Signal Iduna Park”, “Legjionarët” e Shqipërisë, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1.
Pavarësisht se fitoja i takoi italianë, goli i parë i sfidës erdhi nga “fantazisti” i Sassuolo, Nedim Bajrami, i cili shënoi golin më të shpejtë në historinë e një Evropiani, pas vetëm 22 sekondash lojë, duke shtangur kundërshtarët e duke nisur festën e “kuqezinjve” në tribunat e mbushura plot të “Signal Iduna Park”.
Megjithatë, vetëm 15 minuta më pas gjithçka ndryshoi me djemtë e teknikut, Luciano Spalletti, që shënuan dy herë në portën e “Legjionarëve”, me dyshen “Zikaltër”, Bastoni-Barrella, me “shtatlartin” e mbrojtjes, që dërgoi me kokë në rrjetë, një krosim të Dimarco, ndërsa “ylli” i mesfushës mposhti portierin Strakosha, me një goditje nga jashtë zone dhe aq mjaftoi për të siguruar 3 pikët e plota në sfidën e parë.
Falë këtij rezultati, “Të Kaltërit” e Luciano Spalletti pozicionohen në vendin e 2-të, të Grupit B, me pikë të barabarta me Spanjën, por me një golavarazh më negativ se këatë të fundit, ndërsa “Legjionarët” tanë vendosen në vendin e 3-të, pasi pësuan 2 gola e shënuan 1, duke e mbajtur bilancin, në -1, ndryshe nga tre golat e pësuar nga Kroacia, me këta të fundit, që do të përplasemi, në sfidën e radhës, të Evropianit, më 19 qershor, në “Volksparkstadion”, të Hamburgut.
Sport
Elseid Hysaj shqiptari më i paguar në Serie A
Futbollisti shqiptar Elseid Hysaj, i Lazios është më i paguari në Serie A. Sipas të dhënave të publikuara nga faqja e specializuar ‘Calcio e Finanza’ mbrojtësi 30-vjeçar merr 2 milionë euro në sezon nga Lazio.
Edhe pse mbeti jashtë listës klubi është i detyruar ta paguajë atë.
Pas Hysajt janë Berat Gjimshiti i Atalantës dhe Kristjan Asllani i Inter me një rrogë vjetore 800 mijë euro neto secili. Ardian Ismajli merr 700 mijë euro tek Empoli, ndërsa Ylber Ramadani paguhet 450 mijë nga Leçe.
I sapoardhuri Alen Sherri ka firmosur për 150 mijë euro në vit te Cagliari, ndërsa ma pak i paguari është mesfushori Medon Berisha. Ai merr 120 mijë euro nga Leçe.
Ndërsa nga futbollistët e huaj, më i paguari në Serie A është Dusan Vlahovic, sulmuesi që Juventusi e paguan 12 milionë euro në sezon. Në total klubet e Serie A paguajnë më shumë se 1 miliardë euro (përfshi taksat) për rrogat e futbollistëve.
Të dhënat janë publikuar nga Calcio dhe Finanza, revista e specializuar për ekonominë në Itali.
Sport
Dita e ndeshjes: Kosova nis edicionin e ri të Ligës së Kombeve si nikoqir i Rumanisë
Sot (e premte), Kombëtarja e Kosovës do të luajë në shtëpi ndaj Rumanisë në ndeshjen e parë të edicionit 2024/25 të Ligës së Kombeve.
Dardanët janë nikoqir të rumunëve të takimin e sotëm të vlefshëm për Grupin 2 të Ligës C.
Ky takim është paraparë të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.
Ekipi i përzgjedhësit gjerman, Franco Foda, është gati për këtë përballje dhe synon ta nis edicionin e ri me fitore.
Te ekipi jonë të gjithë lojtarët janë gati për këtë ndeshje, ndërsa pritet edhe debutimi i mesfushorit të sapoardhur Elvis Rexhbeçaj.
Sport
Xhaka së bashku me Haaland, Vinicius e Bellingham në kërkim të Topit të Artë
Lista e ngushtë e nominimeve për Ballon d’Or 2024 është publikuar para ceremonisë së ndarjes së çmimeve që zhvillohet muajin e ardhshëm.
Ylli anglez, Jude Bellingham, është në mesin e 30 të nominuarve pas një viti të jashtëzakonshëm me klubin dhe kombëtaren.
Një numër i madh i lojtarëve të Premier Ligës gjithashtu janë të përfshirë në këtë listë, përfshirë Ruben Dias, Phil Foden dhe Erling Haaland të Cityt. Edhe portieri i Aston Villas, Emi Martinez është në garë për top-çmimin në kategorinë e portierëve.
Mes të nominuarve është edhe Granit Xhaka i Bayer Leverkusen, i cili me klubin pati sukses të jashtëzakonshëm sezonin e fundit, por edhe me kombëtaren nuk është se i munguan rezultatet.
Për çmimin e klubit të vitit janë nominuar Manchester City, Real Madrid, Borussia Dortmund, Girona dhe Bayer Leverkusen.
Po ashtu, edhe të rinjtë e Manchester United, Kobbie Mainoo dhe Alejandro Garnacho janë nominuar për Kopa Trophy, bashkë me fituesin e Euro 2024, Lamine Yamal.
Disa nga futbollistët e nominuar për Ballon d’Or:
Jude Bellingham – Real Madrid
Phil Foden – Man City
Ruben Dias – Man City
Federico Valverde – Real Madrid
Emiliano Martinez – Aston VIlla
Erling Haaland – Man City
Nicolas Williams – Athletic Bilbao
Granit Xhaka – Bayer Leverkusen
Artem Dovbik – Roma
Toni Kroos – Real Madrid
Vinicius Jr – Real Madrid
Martin Odegaard – Arsenal
Dani Olmo – Barcelona
Florian Wirtz – Bayer Leverkusen
Mats Hummels – Roma
-
Lajme4 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle4 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme7 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme4 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme7 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme4 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme4 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare
-
Lajme2 months ago
“Rexhep Asani zv/drejtor në ELEM”, Bilall Kasami tregon emrat e personave që Lëvizja Besa do të emërojë nëpër drejtori