Sport
Sylvinho: Përvojë e artë, shpresoj të drejtoj Shqipërinë edhe për 10 vite
Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024.
“Po, jam krenar për lojtarët e mi. Jam i lumtur për vendin, Federatën dhe gjithë tifozët. Kam jetuar për 1.5 vite në Tiranë, kam zbuluar lojtarë të rinj. Njerëzit mund të supozojnë që Italia do të na shënonte 3 gola, Kroacia 4 dhe Spanja 5.
Por kemi bërë punë taktike, kemi patur shumë besim. Kemi sakrifikuar, arritëm të konkurrojmë kundër tri skuadrave kombëtare të mëdha.
Spanja është kombëtare e madhe, ata kanë lojtarë shumë të mirë dhe të shpejtë. Skuadër e gatshme për të fituar, njëra nga favoritet për fitimin e Europianit.
Shorti dhe grupi ishin të vështirë. Nuk jemi mësuar të luajmë në kompeticione të tilla. Shpresoj të jem në drejtimin e kësaj Kombëtareje për 10 vitet e ardhshme.
Kam kaluar shumë netë pa gjumë duke ëndërruar se si duhet të luanim përballë skuadrave të tilla. Arritëm të ishim kundërshtarë dinjitozë, nuk kemi keqardhje. Urime për lojtarët, Shqipëria është krenarë me ne.
Synimi i Shqipërisë është të luajmë në evenimente të tilla, të arrijmë në nivele më të larta duke mësuar e duke u përmirësuar. Kemi synime të qarta, kemi lojtarët e duhur. Na pret një punë e madhe, por kemi materialin e duhur.
Po të ishim në një grup tjetër? Nuk do e ndryshoja eksperiencën e përballjes dhe presionit të të luajturit kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. Lojtarët e mi dhanë gjithçka kishin, do e mbajnë mend gjithmonë këtë përvojë kaq të vlefshme.
Jam shumë i lumtur, edhe për faktin që askush nuk na dominuar plotësisht. Kam marrë përgjigje shumë të mira, kjo është diçka e artë. Nuk do të kisha ndryshuar asgjë.
Broja dhe Hoxha? Jo, nuk kemi bërë zëvendësime të gabuara. Bëmë atë që duhej, por ishte shumë e vështirë. Spanja ka lojtarë të mrekullueshëm. Ishim përgatitur për kundërsulme, organizim dhe tranzicione të duhura. Kështu u kualifikuam në Europian.
Dua të falënderoj gjithë tifozët, të cilët na kanë përkrahur pavarësisht rezultateve, në çdo ndeshje. Jemi përkrahur nga të gjithë, edhe nga të rinj 15, 16 apo 17-vjeçarë, të cilët nuk e kanë parë kurrë Shqipërinë duke luajtur në Europian. Ishte një përvojë e artë.
Ndjesia e ballafaqimit me tifozët? Përkrahës të skajshëm, i shoh edhe në Tiranë ku jetoj e punoj. E shoh vlerësimin e njerëzve ndaj punës që kemi bërë. Jemi të gjithë të lumtur për atë që kemi arritur”.
Lajme
Kush është Valdrin Uka, drejtori i ri ekzekutiv i Shkëndijës
Më shumë se shtatë vite pjesë e klubit, Uka është një nga kuadrot e rritura dhe të përgatitura brenda strukturave të Shkëndijës, ndërsa ndryshimet e fundit pasqyrojnë planin e klubit për të ndërtuar një menaxhment të qëndrueshëm me njerëz nga brenda.
Ndryshimet e fundit në strukturën e KF Shkëndija nuk janë të rastësishme. Përtej emërimeve të reja në pozita drejtuese, ato pasqyrojnë një filozofi të qartë të klubit për të përgatitur kuadro nga brenda dhe për t’u besuar atyre përgjegjësi gjithnjë e më të mëdha.
Në qendër të këtij riorganizimi është Valdrin Uka, i cili është emëruar Drejtor Ekzekutiv i Shkëndijës. Uka është pjesë e klubit prej më shumë se shtatë vitesh dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë pranë strukturave drejtuese, duke ndjekur nga afër funksionimin dhe zhvillimin e klubit. Vitet e kaluara në menaxhmentin e Shkëndijës e kanë shërbyer si një proces i gjatë përgatitjeje dhe kalitjeje për përgjegjësinë e re.
Në të njëjtën linjë janë edhe ndryshimet në Departamentin Sportiv. Erhan Selimi, deri tani Drejtor i Shkollës së Futbollit, avancon në pozitën e Drejtorit Sportiv, ndërsa Festim Ademi, pas rolit të Team Menaxherit, emërohet Drejtor Teknik i Departamentit Sportiv.
Të tre emërimet kanë një të përbashkët: bëhet fjalë për njerëz që tashmë njohin nga afër klubin, strukturën dhe mënyrën e funksionimit të tij. Kjo tregon se Shkëndija prej kohësh ka punuar në krijimin dhe përgatitjen e kuadrove të veta për pozita udhëheqëse.
Me vizionin dhe mbështetjen e drejtuesve dhe sponsorit të klubit, ndryshimet janë pjesë e një plani për një organizim më të balancuar dhe më profesional, duke ndjekur modelin e klubeve moderne ku investimi nuk bëhet vetëm te skuadra, por edhe te njerëzit që e drejtojnë dhe e zhvillojnë organizatën.
Në këtë drejtim, Shkëndija po tregon se kuadrot nuk kërkohen vetëm jashtë klubit, por ndërtohen, zhvillohen dhe përgatiten edhe brenda tij.
Lajme
Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës
Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi.
Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.
Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.
Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.
Sport
Indrit Çullhaj shpallet Kampion i Ballkanit, ngre sërish flamurin kuqezi në majën e podiumit
Xhudisti shqiptar Indrit Çullhaj ka shkruar një tjetër kapitull të artë në sportin shqiptar, duke u shpallur Kampion i Ballkanit pas një paraqitjeje mbresëlënëse në Kampionatin Ballkanik.
Çullhaj dominoi garën nga fillimi deri në fund, duke mposhtur radhazi kundërshtarët nga Kosova, Rumania dhe Greqia, ndërsa në finalen e madhe triumfoi ndaj përfaqësuesit të Malit të Zi, duke fituar me meritë medaljen e artë në kategorinë e tij.
Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm, kampioni shqiptar shprehu mirënjohjen për familjen e tij, Federatën Shqiptare të Xhudos, trajnerët dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit drejt këtij triumfi.
Kjo medalje e artë shënon një tjetër arritje historike për Çullhajn, i cili bëri që flamuri kuqezi të ngrihej për herë të katërt falë medaljeve të fituara prej tij në Kampionatet Ballkanike, duke konfirmuar edhe një herë se është një nga xhudistët më të suksesshëm që ka përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
Triumfi i Indrit Çullhajt përfaqëson jo vetëm një sukses personal, por edhe një krenari të madhe për sportin shqiptar, duke dëshmuar se puna, përkushtimi dhe sakrifica shpërblehen me rezultate në skenën ndërkombëtare.




-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
