Sport
Përballje titanësh sot në EURO 2024

5 korriku për shtëpinë me të madhe të futbollit evropian, UEFA do të jetë me plot emocione, dhe jo vetëm për ta.
Sot luhen dy ndeshje të çerekfinales së EURO 2024, shkruan Klankosova.tv.
Duke nisur nga ora 18:00, Spanja përballet me Gjermaninë në Stuttgart Arena. Të dyja ekipet janë ndër më të mirat të këtij kampionati.
Nuk na mungojnë emocionet as për ndeshjen e orës 21:00.
Portugalia para vetes ka Francës në Hamburg. Edhe këto skuadra janë po aq të përfolura sa të lartpërmendurat.
Sport
Të shtunën Arlind Sulejmani shkund ringun kundër kroatit, Ivan Njegac

Të shtunën, më 21 qershor me fillim në ora 18:00 emocione të papara për të gjithë tifozët e boksit pasiqë kampioni i njohur shqiptar që jeton në Vjenë të Austrisë pritet që të përballet me bokserin kroat, Ivan Njegac.
Kjo pritet të jetë ndeshja e rradhës për kampionin shqiptar Sulejmani i cili deri më tani ka rradhitur shumë suksese në karierën e tij si bokser.
Sport
Shkëndija do të përballet me kundërshtarin e vjetër TNS-në në Çampions

Kampionët e vendit, Shkëndija e Tetovës përmes shortit të hedhur në UEFA ka përfituar për kundërshtar Nju Sentsin e Uellsit për raundin e parë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.
Tetovarët nuk ishin në mesin e skuadrave favorite, por patën fat në short dhe do të përballen me një kundërshtarë të njohur, me të cilin janë takuar edhe më herët në vitin 2018.
Asaj kohe, Shkëndija i mposhti britanikët me rezultat të thellë 5:0 në Shkup, ku katër gola shënoi vetëm Besart Ibraimi, teksa në takimin e kthimit u mund me shifra 4:0, por u kualifikuan më tej falë fitores në duelin e parë.
Ndërkohë Drita e Zekirija Ramadanit në xhiron e parë të eliminatoreve për Ligën e Kampionëve do të përballet me Diferdangin e Luksemburgut.
Ndeshjet e para eliminatore për Ligën e Kampionëve janë planifikuar për 8 dhe 9 korrik, ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 15 dhe 16 korrik. Ndeshja e parë Shkëndija do ta luaj në Uells, teksa atë të kthimit në Shkup.
Sport
E la Shkëndijën për Suharekën, por rikthehet sërish te kuqezinjtë

Endrit Krasniqi sërish do të luaj për Shkëndijën e Tetovës. Këta të fundit kanë komunikuar këtë të hëne, rikthimin e futbollistit kosovar, Endrit Krasniqi.
Pas 10 muajsh, lojtari ka vendosur të rikthehet në Tetovë dhe tashmë do të jetë pjesë e kuqezinjëve për sezonin e ardhshëm.
Ai ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe do të udhëtojë menjëherë drejt Sllovenisë, ku do t’i bashkohet Shkëndijës në fazën përgatitore.
Sezoni 2023/24 rezultoi pozitiv për Krasniqin në fanellën kuqezi, ku në 32 paraqitje regjistroi 6 gola dhe 13 asistime, duke qenë një nga lojtarët më produktivë në fazën ofensive. Ai e nisi edhe sezonin e fundit me Shkëndijën, duke u aktivizuar në 4 ndeshje zyrtare para se të transferohej në elitën e futbollit kosovar, te klubi i Suharekës.
Kthimi i Endrit Krasniqit përforcon më tej repartin ofensiv të tetovarëve dhe sjell rritje në kreativitetin e mesfushës.
-
Lajme8 months ago
Detaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lajme1 year ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle1 year ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme1 year ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme1 year ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme1 year ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme1 year ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme1 year ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare