Sport
Zeni Husmani firmos me Gostivarin
E paralajmëruam disa ditë më herët, sot lajmi i dalur nga Sportmania merr konfirmim zyrtar. Zeni Husmani është rikthyer edhe zyrtarisht të luaj në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Mesfushori 33 vjeçar ka firmosur kontratë dy vjeçare me skuadrën e Gostivarit, me këta të fundit që e kanë zyrtarizuar dhe prezantuar përmes rrjeteve sociale mesditën e kësaj të enjte.
Rikthimi i Husmanit në elitën e futbollit vendor është ndërmjetësuar nga dy agjentët Muaz Ramadani dhe Erduan Ali, të cilët kanë kontribuar jo pak për të bindur futbollistin shqiptar që të kthehet të luaj në vendlindje edhe përkrahë disa ofertave nga Rumania dhe Shqipëria.
Zeni Husmani edhe më herët ka luajtur në kampionatin vendor kur në vitin 2019 ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Ai gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e klubeve si Domzhale, Giresunspor dhe Shibenik.
Sport
Festë dhe spektakël në Tetovë, Shkëndija fiton duelin me Shkupin
Skuadra e Shkëndijës ka fituar me rezultat 2:0 derbin me Shkupin nën spektaklin e dy tifozerive “Ballistëve” dhe “Shvercerave” në Tetovë.
Në takimin e luajtur në kuadër të xhiros së 16-të në elitën e futbollit vendor, kuqezinjtë nga Tetova triumfuan me golat e Shalës dhe Ibraimit në minutat 4-t dhe 62-të.
Ky duel mori vëmendje të madhe për shkak se për herë të parë pas shumë vitesh kjo përballje u zhvillua nën praninë e dy tifozerive shqiptare.
Ndërkohë, në duelet tjera të luajtura në xhiro e 16-të, Struga Trim Lum mori fitore 1:0 ndaj Pelisterit, teksa Gostivari e mundi me rezultat 2:0 Vardarin.
Voska Sport ka humbur me rezultat 4:1 nga Sileksi në Kratovë, ndërsa Besa e Dobërdollit u mposht nga Brera Strumicë me shifrat 0:1. Fitore në këtë xhiro ka marrë Rabotniçki që triumfoi ndaj Tikveshit ke rezultat 0:2.
Sport
“Për vëllazëri s’ka kufij” Part II, Shkëndija bën falas hyrjen për “Shvercerat”
Pas nismës së suksesshme në ndeshjen e Kupës kundër Shkëndijës së Haraçinës, KF Shkëndija vazhdon me të njëjtën moto: “Për vëllazëri s’ka kufij”, tanimë si pjesë e dytë dhe vazhdimësi e duelit me vëllezërit shkupjan (haraçinali).
Të mërkurën, në përballjen e xhiros së 16-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija mirëpret FC Shkupin, duke hapur dyert e stadiumit për tifozët mysafir, Shvercerat, me hyrje falas.
Ky vendim, ashtu si në ndeshjen e kaluar, vjen si një mesazh i fuqishëm për promovimin e respektit, unitetit dhe solidaritetit ndërvëllazëror. Rivaliteti sportiv në fushë zgjat vetëm 90 minuta, ndërsa miqësia dhe vlerat që ndajnë këto dy klube duhet të jenë shembull për të gjithë.
Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme, me Ballistët dhe Shvercerat që do të shënojnë këtë ndeshje si një festë të vërtetë futbolli. KF Shkëndija vazhdon të tregojë se sporti është ura më e mirë që lidh komunitetet dhe inkurajon vlerat që i bëjnë njerëzit më të bashkuar.
Nën moton “Për vëllazëri s’ka kufij – Part II”, të mërkurën, Shkëndija dhe Shkupi takohen jo vetëm për një duel futbolli, por për të dhënë një mesazh të fuqishëm bashkimi dhe respekti, një ditë para festës së madhe kombëtare “28 Nëntorit”. /Sportmania/
Sport
FFK-ja do të ankohet në CAS për vendimin e UEFA-s
Avokati i FFK-së, Taulant Hodaj ka reaguar pas vendimit të UEFA-s, ku ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës u vendos me rezultat zyrtare 3-0.
Ndeshja ishte ndërprerë në minutën e 90-të, kur rezultat ishte 0-0, ndërsa në kor filluar thirrjet “Serbi, Serbi” nga tifozët rumunë.
Avokati i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, është i bindur se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) me seli në Llozanë, do ta kthej në favor të Kosovës vendimin e UEFA-s.
Hodaj beson se Kosova do ta fitojë rastin në CAS, ku do të drejtohet, pasi nuk janë shqyrtuar disa nga pikat që FFK i ka paraqitur.
“Federata e Futbollit e Rumanisë dënohet për thirrje raciste, ksenefobe, diskriminuese, mesazhe politike dhe sjellje të tjera të papranueshme. UEFA ka marrë një vendim duke dënuar Federatën Rumune të Futbollit me një gjobë qindra mijëra eurosh dhe një ndeshje pa tifozë, për shkak të sjelljeve, raciste, ksenofobe, politike, diskriminuese dhe të papranueshme të tifozëve, ekipit dhe zyrtarëve të saj gjatë ndeshjes kundër Kosovës. Ky vendim po ashtu ka vendosur që rezultati i ndeshjes të jetë 3:0 në favor të Rumanisë. Kjo pjesë e vendimit së bashku me disa shkelje tjera të Rumanisë që ende nuk janë marrë parasysh konsideroj që mund të ndryshojnë në CAS, Lozanë në favor të Kosovës sepse kemi një numër të madh të shkeljeve dhe dënimet tashmë të vërtetuara ndaj Federatës Rumune që duhet të konstatojnë ndërprerjen e ndeshjes e jo veprimi i futbollistëve të Kosovës”, ka shkruan Hodaj në “Facebook”.
Avokati i FFK-së insiston se Kosova ka argumente të mjaftueshme për ta fituar rastin në CAS.
“Ka qenë shumë sfiduese situate pas ndërprerjes së lojës, por fakti që lojtarët tanë patën të drejtë në veprimet e tyre dhe thirrjet ‘Kosova është Serbi’ dhe ‘Serbia, Serbia’ u dënuan nga UEFA, e në anën tjetër bërja e shqiponjës me duar nuk u dënua, më bëjnë të ndihem mirë për këtë pjesë sepse shumica e pikave të ankesës të përgatitur nga ekipi ligjor i FFK-së është miratuar”.
“Ankesa je FFK-së, e cila përfshinte prova të qarta dhe argumente të pakundërshtueshme, ka luajtur një rol kyç në vënien para përgjegjësisë të palës rumune për gjuhën raciste, të urrejtjes dhe sjelljet diskriminuese. Në të ardhmen duhet të vazhdojmë aktivisht të ankohemi dhe kërkojmë që UEFA të mos lejoj racizmin në fushat e futbollit në asnjë rrethanë”, deklaroi Hodaj.
Ai insiston se vendimi i UEFA-s do të ndryshojë dhe në të ardhmen të ketë dënime më të ashpra ndaj Federatës Rumune dhe Federatave tjetër që sipas tij bëjnë thirrje anti-Kosovë.
-
Lajme1 month ago
Detaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lajme7 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle7 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme9 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme9 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme7 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare