Lajme
Krim i rëndë në Prilep: Daja vret nipin dhe djalin e tij, pastaj vetëvritet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në lagjen Toçila të Prilepit, ku sipas informacioneve jozyrtare, është regjistruar një vrasje e dyfishtë, pas së cilës autori i krimit i ka dhënë fund jetës së tij.
Sipas raportimeve nga mediat, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e autorit, i cili ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy personave. Më pas, ai është vetëvrarë. Informacionet e para tregojnë se autori ka qenë daja i njërës prej viktimave, ndërsa mes të vrarëve është edhe një i mitur, djali i nipit të autorit.
Disa media raportojnë gjithashtu se në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë edhe njësitë speciale të policisë dhe se autori ka përdorur edhe një mjet shpërthyes.
Detaje zyrtare priten gjatë ditës nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Themelore Publike.
Lajme
Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, Jusufi: Fillon Programi online i mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët që jetojnë në mërgatë
Ka filluar Programi online për mësimin e gjuhës shqipe dedikuar për fëmijët që jetojnë jashtë atdheut. Qëllimi i këtij program, siç bën të ditur zëvendësdrejtori i Agjencisë së mërgatës, Fatlum Jusufi është ruajtja dhe zhvillimi i gjuhës amtare, si dhe forcimi i lidhjes së fëmijëve me kulturën dhe identitetin kombëtar.
Mësimi është i përshtatshëm për të gjitha nivelet: nga fillestarët që nuk e njohin gjuhën shqipe, deri te nxënësit e avancuar që dëshirojnë të përmirësojnë shkrimin dhe ligjërimin e tyre.
Objektivat e programit janë; Përvetësimi i alfabetit shqip dhe leximi i saktë; pasurimi i fjalorit dhe zhvillimi i komunikimit të përditshëm; njohja me historinë, gjeografinë dhe traditat shqiptare.
“Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje shoqatave dhe organizatave të mërgimtarëve për bashkëpunim. Jemi të hapur për koordinim, promovim të përbashkët dhe organizim të aktiviteteve që ndihmojnë në përfshirjen e sa më shumë fëmijëve në këtë program arsimor. Bashkëpunimi juaj është i mirëpritur dhe i çmuar për ruajtjen dhe forcimin e gjuhës shqipe në diasporë”, ka thënë Jusufi.
Programi është i hapur për fëmijët e moshës 6 deri në 15 vjeç. Mësimi do të zhvillohet çdo javë, me nga 2 orë mësimore, përmes platformës Zoom / Google Meet. Linku për ndjekjen e mësimit është i njëjti gjatë gjithë kohës: https://meet.google.com/qkh-rmaz-xej
Për regjistrim të interesuarit mund të paraqiten edhe në emailin: info@minisel.gov.mk.
Lajme
Mexhiti: Pa pëlqimin e palës shqiptare Ligji për Arsimin e Lartë nuk do të miratohet
Izet Mexhiti ka deklaruar se nuk ka vend për shqetësim, kur bëhet fjalë për propozim ligjin e ri për Arsimin e Lartë. Mexhiti tha se procesi po ndiqet në dy nivele, atë politik dhe atë akademik dhe se asnjë vendim nuk do të merret pa pëlqimin e plotë të palës shqiptare dhe ekspertëve akademikë. Sipas tij, qëllimi parësor i kësaj reforme mbetet rritja e standardeve akademike, gjë që do të krijojë diploma më të fuqishme dhe më të njohura ndërkombëtarisht për gjeneratat e reja.
“Duhet ta kemi parasysh që ligji në fund sillet me badenter dhe patjetër të ketë pëlqimin e palës shqiptare dhe duhet të jetë në interes edhe të universiteteve shqiptare. Mendoj që në esencë Ligji pretendon për rritjen e kualitetit në arsimin e lartë dhe këtu e përshëndesim. Ne jemi që të rriten standardet, të rritet kualiteti sepse në fund ajo është vlerë për fëmijët tanë të cilët nesër do të dalin studentë nga aty dhe do të kenë një diplomë më të verifikuar, më të njohur dhe me vlera më të larta. Nuk ka nevojë për brengosje, edhe si përfaqësues politik edhe në nivel akademik po I bëjmë analizat në detaje dhe ligji do të jetë në frymën e ngritjes së kualitetit për të gjitha universitetet dhe arsimin e lartë në tërësi pa diskriminuar asnjë universitet”, deklaroi Izet Mexhiti, Kryetar i LD-së, VLEN.
Sipas dikasterit të Arsimit, rritja e cilësisë dhe kritere më të forta akademike janë ndër pikat më diskutuara të ligjit të ri. Çdo profesor do të jetë i detyruar të ketë nga 6 deri në 7 punime shkencore përpara zgjedhjes në titull, prej të cilave 3 ose 4 duhet të jenë të publikuara në revista me faktor impakti. Ndryshimet parashikohen në organizimin dhe financimin e universiteteve. Studentët që kanë studiuar në njërin nga 100 universitetet më të mira botërore me bursa shtetërore do të kenë përparësi punësimi në universitetet shtetërore. Mandati i rektorëve kthehet në 4 vite nga 3 që është aktualisht dhe ndryshon modeli i zgjedhjes së tyre. Propozim ligji i ri u kritikua edhe nga Forumi për Ndryshime në Arsim. Sipas Forumit, Qeveria po kërkon të marrë në dorë universitetet, duke kontrolluar statutet e tyre, gjë që e quan kundër Kushtetutës. Gjithashtu, Forumi akuzon se ligji vendos kritere të forta për profesorët e rinj, por i fal ata që janë tashmë në punë. Madje ata thonë se ky ligj përveç se po bëhet për të mbrojtur profesorët po i hap rrugë edhe nepotizmit, duke dëmtuar rëndë cilësinë në fakultete. /Alsat.mk
Lajme
Orce Gjeorgjievski: Do të largohen të gjitha objektet pa leje në Shkup
Numri një i Qytetit të Shkupit thotë se do të vendoset rend dhe se të gjitha objektet jolegale në kryeqytet do të largohen.
Orce Gjeorgjievski tha se bëhet fjalë për objekte që nuk kanë leje, kanë uzurpuar hapësirat shtetërore apo që pengojnë funksionimin e qytetarëve.
Ai nënvizoi se largimi i tyre do të ndodh, pavarësisht nëse dikujt i prishet komoditeti ose jo.
“Ato në përgjithësi janë objekte që uzurpojnë zona të biçikletave, këmbësorëve por edhe shumë hapësira të gjelbra të qytetit. Ja ka disa shembuj në disa komuna, shembull komuna nga ku vij unë, në mesin e ambulancës ka të vendosur objekte të përkohshme pa asnjë dokument, a është ky rendi dhe dinjiteti që qytetarët e meritojnë, jo. Këtu jemi kategorik me kolegët se rend duhet të bëjmë, ja në Bit Pazar ka një tobako që është e pamundur funksionimi prej saj, ndodhet në vend të shtegut për biçikleta dhe këmbësorë, do të largohet”, tha Orce Gjeorgjievski, Kryetar i Qytetit të Shkupit./ Alsat.mk
-
Lajme3 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme2 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
