Connect with us

Lifestyle

Aleksander Gjelaj vjen me një mega projekt, “Bani marshallah”

Publikohet projekti më i ri muzikor me vlera të pasura kulturore – një bashkëpunim artistik që feston traditën dhe artin shqiptar ,një ndërthurje magjike e tingujve tradicionalë me shpirtin modern të muzikës shqiptare ka ardhur në skenë me projektin më të ri muzikor që premton të bëhet një perlë e dashur për publikun.

Projekti vjen si një bashkëpunim i fuqishëm mes emrave të njohur të muzikës dhe artit shqiptar: Teksti është shkruar nga Aleksander Gjelaj dhe Ramazan Çeka, dy autorë që i japin fjalës emocion dhe kuptim të thellë. Muzika mban firmën e Aleksander Gjelajt dhe të kompozitorit të njohur Florent Boshnjaku, i cili ka sjellë ndjeshmëri dhe finesë në çdo notë.

Orkestrimi gjithashtu është realizuar nga Florent Boshnjaku, duke e kompletuar veprën me një harmoni që mishëron shpirtin shqiptar. Për ta pasuruar më tej këtë projekt artistik, në klipin muzikor janë përfshirë edhe elementë të pasur kulturorë: Grupi i valleve “Tradicional Art” sjell në ekran një paraqitje plot ngjyrë, hijeshi dhe krenari për trashëgiminë tonë folklorike, duke i dhënë projektit një dimension autentik e vizualisht tërheqës.

Video është realizuar nga “Power Media Studio”, një produksion profesional që sjell çdo detaj në mënyrë artistike dhe emocionuese, me pamje që flasin më shumë se fjalët.

Projekti ka marrë jetë falë përkrahjes së disa bashkëpunëtorëve të veçantë, të cilët kontribuan për të sjellë në jetë këtë vepër: Special Falënderime për: Restorant Mireli – për mikpritjen dhe ambientet e ngrohta tradicionale Parukeri Barbie – për kujdesin estetik të pjesëmarrësve Velari Crystal Bride – për veshjet elegante dhe simbolikën kulturore Arsidi Tupan Show – për energjinë e veçantë që sjellin në çdo paraqitje ky projekt nuk është thjesht një këngë – është një homazh për rrënjët tona, për identitetin tonë dhe për gjithçka që e bën muzikën shqiptare kaq të pasur dhe të veçantë.

Rrini të lidhur për publikimin zyrtar të klipit dhe bëhuni pjesë e kësaj feste muzikore që na bashkon me kulturën tonë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lifestyle

Projekti i ri “AJSHE” nis fuqishëm, reagime pozitive nga publiku

Këngëtari i njohur Shkëlzen Krasniqi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “AJSHE”, një këngë që menjëherë ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale.

Projekti vjen me një produksion modern nga Nurteel, duke sjellë një ritëm të freskët dhe shumë të kapshëm për dëgjuesit. Ndërkohë, videoklipi i realizuar nga A Films i jep këngës një dimension vizual mjaft atraktiv, me skena dinamike që e bëjnë edhe më tërheqëse.

Publikimi është bërë nën Baresha Network, ndërsa fansat tashmë e kanë pritur shumë pozitivisht këtë projekt, duke e cilësuar si një nga këngët më të forta të momentit.

“AJSHE” pritet të kthehet në një nga hitet e sezonit, duke konfirmuar edhe një herë formën e mirë të Shkëlzen Krasniqit në skenën muzikore.

Continue Reading

Lifestyle

“Kam pi” ndez atmosferën, projekti i ri nga Bledar Vishi në fokus

Skena muzikore shqiptare është pasuruar me një tjetër projekt të ri. Bledar Vishi ka publikuar këngën më të fundit “Kam Pi”, të shoqëruar me një videoklip që po tërheq vëmendje në rrjetet sociale.

Projekti vjen me një prodhim muzikor nga Nurtel, duke sjellë një stil ritmik dhe të kapshëm për publikun, ndërsa ana vizuale është realizuar nga Estia Films, që i jep klipit një estetikë moderne dhe dinamike.

Në videoklip shfaqet edhe modelja Mona, e cila i shton projektit një dimension më tërheqës vizual, ndërsa pas kamerës kanë kontribuar emra si Emiljano Gjonaj.

Xhirimet janë realizuar në ambiente atraktive si Lugina e Surrelit dhe Clasic Hotel Tirana, duke krijuar një atmosferë që përputhet me energjinë e këngës.

“Kam Pi” pritet të jetë një nga hitet e sezonit, me një kombinim të fortë mes muzikës dhe imazhit, që po gjen menjëherë reagim pozitiv nga publiku dhe fansat e artistit.

Continue Reading

Lifestyle

Nora Istrefi flet për raportin me Robert Berishën: Çdo njeri e meriton një shans të dytë, por jo të tretë ndoshta

Këngëtarja, Nora Istrefi, ka qenë e ftuar në një intervistë për Prive By Liberta Spahiu, ku përveç projektit të ri muzikor “EP IV”, është ndalur edhe te jeta e saj private dhe raporti me ish-bashkëshortin, Robert Berishën.

Në javët e fundit në media dhe rrjete sociale kanë qarkulluar zëra për një afrim të mundshëm mes dyshes, sidomos pas një darke të përbashkët në Zvicër dhe deklaratave të Robert Berishës, i cili ka lënë të hapura mundësitë për çdo zhvillim mes tyre.

E pyetur për këto spekulime, Nora Istrefi ka reaguar fillimisht me humor duke thënë: “A fillut ju?”.

Më pas, ajo është ndalur te ideja e shanseve të dyta në marrëdhënie, ku ka dhënë një qëndrim të qartë mbi këtë temë.

Ajo është shprehur: “Unë mendoj që çdo njeri e meriton një shans të dytë, në momentin e duhur, por jo të tretë ndoshta”.

Në vijim të intervistës, kur është pyetur nëse do të zgjidhte një intervistë me ish-partnerin apo një pushim të përbashkët me të, këngëtarja ka treguar se marrëdhënia mes tyre mbetet korrekte edhe pas ndarjes. Ajo ka thënë: “Të dyjat i kam bërë, po”.

Ndërkohë, Nora Istrefi po vazhdon aktivitetin e saj muzikor me publikimin e projektit “EP IV”, i cili është pritur me interes nga publiku.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme1 day ago

Ahmeti: Deklaratat e Kurtit për gjuhën shqipe u përdorën nga antishqiptarët, më gërryente në shpirt

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur lidhur me statusin e gjuhës shqipe në Maqedonia e Veriut....

Lajme1 day ago

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Lufta me Iranin mund të rifillojë “së shpejti”

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka paralajmëruar se lufta me Iranin mund të rifillojë “së shpejti”, transmeton Anadolu....

Lajme1 day ago

Qeveria: Ulja e çmimeve të karburanteve vazhdon deri më 18 maj

Qeveria informon opinionin se, pas diskutimeve me kompaninë OKTA dhe me qëllim të zbutjes së presioneve të çmimeve mbi qytetarët...

Lajme1 day ago

Nga pragu i shuarjes në shkëlqim: Sulejmani për ringjalljen e Ansamblit shqiptar

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV ka mbajtur koncertin e tij në Tetovë, duke shënuar një moment...

Lajme1 day ago

“Ankohen te kryeministri për njëri tjetrin”, Osmani: VLEN nuk ka peshë në Qeveri

“Mua vet ambasadorët me thonë: Ne jemi të habitur si mundet një parti politike, elektorati i të cilëve janë 100%...

Lajme2 days ago

Gjinekologu Muhamed Asani shkon në burg, pasi i njëjti i hoqi pacientes mitren, veshkën dhe vezoren, pa arsye!

Gjinekologu Muhamed Asani para dy javësh është dënuar përfundimisht me tre vite burg, pasi gjatë një ndërhyrjeje me prerje cezariane...

Lajme2 days ago

19 vjeçari humb jetën në aksident trafiku në Maqedoninë e Veriut

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë mëngjes në Prilep, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. “Këtë mëngjes në...

Lajme2 days ago

“Maqedonët kanë probleme mes vete”, Hasani: Duan të na e lënë kopilin te dera!

I ftuar në emisionin debativ Click Plus, në Tv21, deputeti i BDI-së. Ilir Hsani aadresoi kritika ndaj palës maqdonase për...

Lajme2 days ago

Mickoski: Nuk do të lejojë manipulime me ndjenjat e shqiptarëve!

Kryeministri, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme për pyetje deputetësh theksoi se askush në vend nuk është kundër përdorimit të...

Lajme2 days ago

Bexheti pyet Stoilkoviqin: A jeni ministër për marrëdhënie mes bashkësive apo për marrëdhënie me Republikën Sërpska?

Deputeti i Frontit Evropian, Blerim Bexheti, nga foltorja e Kuvendit, ka pyetur ministrin për Marrëdhënie mes Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, nëse...

Trending