Connect with us

Lajme

Punë konkrete për qytetarët – Valon Zeqiri në terren për zgjidhjen e problemeve me ujin dhe kanalizimin në Tetovë

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim” në Komunën e Tetovës, z. Valon Zeqiri, së bashku me kryetarin e komunës, z. Bilall Kasami, kanë zhvilluar sot një vizitë pune në terren, në disa prej lagjeve të qytetit ku aktualisht po realizohen projekte të rëndësishme infrastrukturore.

Vizita nisi në lagjen jashtë Vardarit, një zonë që prej kohësh është përballur me mungesë të ujit të pijshëm. Tashmë, falë ndërhyrjes së institucioneve komunale dhe angazhimit të drejtpërdrejtë të Ndërmarrjes “Ujësjellës dhe Kanalizim”, ky problem po i afrohet zgjidhjes përfundimtare.

“Çdo ditë jemi në terren, pranë qytetarëve tanë, për të dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre dhe për të dhënë zgjidhje konkrete. Nuk bëjmë premtime boshe, por projekte reale që përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve të Tetovës”, theksoi Valon Zeqiri në deklaratën e tij pas inspektimit të punimeve.

Paralelisht me zgjidhjen e çështjes së ujit të pijshëm, një tjetër projekt i rëndësishëm po përgatitet në lagjen “AJ Zhurçin”, ku shumë shpejt do të nisë ndërtimi i një segmenti kanalizimi atmosferik me gjatësi prej 400 metrash. Ky projekt synon të eliminojë përfundimisht problemet e vazhdueshme me ujërat e shiut dhe përmbytjet që i kanë shqetësuar banorët për vite me radhë.

“Kjo është një dëshmi tjetër se si planifikimi i qëndrueshëm dhe përkushtimi institucional sjellin ndryshime të prekshme për çdo familje. Zgjidhjet vijnë përmes punës dhe jo fjalëve boshe. Çdo lagje, çdo familje dhe çdo qytetar janë prioritet për ne”, shtoi Zeqiri.

Nën udhëheqjen e kryetarit Kasami dhe bashkëpunimit të ngushtë me institucionet lokale, Komuna e Tetovës po kalon përmes një periudhe të thellë transformimi urban dhe infrastrukturor. Projektet për ujësjellësin dhe kanalizimin janë vetëm një pjesë e këtij vizioni zhvillimor që synon të rrisë cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët.

Ky angazhim i përditshëm në terren dhe përkushtimi për të punuar me qytetarët e Tetovës është dëshmi e qartë se ndryshimi nuk është vetëm premtim elektoral, por realitet në ndërtim.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Zjarri në Parkun e Gazi Babës, nën kontroll

Zjarri që përfshiu Parkun e Gazi Babës është vënë nën kontroll, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Sipas drejtorit të QMK-së, Muhamed Ali, ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit kanë ndërhyrë në terren, ndërsa situata aktualisht po stabilizohet.

“Zjarri në Parkun e Gazi Babës është vënë nën kontroll. Qendra për Menaxhim me Kriza reagoi menjëherë, duke kontaktuar dhe koordinuar institucionet kompetente, ndërsa Brigada Kundër Zjarrit e Qytetit të Shkupit ndërhyri me shpejtësi dhe profesionalizëm në terren. Personalisht isha i pranishëm në vendngjarje për të koordinuar aktivitetet dhe për të ndjekur nga afër zhvillimin e situatës. Gjendja po stabilizohet, ndërsa ekipet kompetente do të vazhdojnë të qëndrojnë në terren deri në shuarjen e plotë të zjarrit. Apelojmë tek të gjithë qytetarët që, nëse vërejnë zjarr, tym apo ndonjë situatë që mund të paraqesë rrezik, ta raportojnë menjëherë në numrin emergjent 112. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje qytetarëve që gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes në zonat malore dhe pyjore, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të respektojnë rekomandimet e institucioneve kompetente”, theksoi Muhamed Ali, drejtor i QMK-së.
Continue Reading

Lajme

JASHTË NORMALES: 24 vjeçari nga Shkupi tërhoqi zvarrë nënën me automjetin e tij

Më 25.07.2026, në orën 20:30, në një fshat të Komunës së Petrovecit në Maqedoninë e Veriut nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria R.D. (24) nga një fshat i rajonit të Shkupit, transmeton Zyrtare.net

Ai dyshohet se rreth orës 18:50, në fshat, përmes dritares së hapur të automjetit të udhëtarëve „Fiat“ me targa të Shkupit, e kishte kapur nënën e tij 42-vjeçare dhe e kishte tërhequr me automjet rreth 20 metra, pas çka ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Gruaja ka pësuar lëndime trupore dhe u dërgua në Institucionin e Shëndetit Publik „Shën Naum Ohridski“ për t’iu ofruar ndihmë mjekësore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Continue Reading

Lajme

Ohri dhe Struga strehë nga i nxehti, turistët ankohen për çmimet

Shpëtimi i vetëm nga moti i nxehtë këtë verë janë plazhet në Strugë dhe Ohër. Gastronomët shpresojnë që moti i mirë dhe uji i ngrohtë i liqenit prej 24 gradësh do të sjellin edhe më shumë mysafirë në periudhën e ardhshme. Ata me të cilët biseduam thonë se ishin të lumtur që zgjodhën Strugën dhe Ohrin për pushimet e tyre.

Erdhëm nga Prishtina për pushime në Strugë. Do të qëndrojmë gjithsej 30 ditë. Struga është një qytet i bukur, siç thonë në maqedonisht, nuk ka tjetër si Struga. Vijmë çdo vit. Për shkak të natyrës, njerëzve, plazheve. Ndihemi si në shtëpi. Nuk qëndrojmë në hotele, por në akomodime private. Qyteti mund të ishte më i pastër, ashtu si edhe plazhet”, tha një turist.

“Kjo është një bukuri që nuk gjendet kudo. Nuk e di se si agjencitë turistike nuk tërheqin më shumë vizitorë.” A kishte më shumë mysafirë këtë fundjavë?” Ata vijnë e shkojnë në ato ditë dhe plazhi duket më mirë, ndërsa të dielave është më pak i mbushur me njerëz. Çmimet duhet të jenë më normale nga ç’janë”, tha një turist tjetër.

“Uji është i bukur, nuk mund të jetë më i bukur. Është i ngrohtë, shumë i ngrohtë. Ne jemi nga Shkupi, kemi pasur një apartament këtu, që nga koha e Jugosllavisë dhe gjithmonë qëndrojmë këtu gjatë gjithë verës”, u shpreh turisti.

Ndërkohë disa vizitorë ankohen për çmimet e larta.

“Nuk është vetëm në Ohër, shko në Shkup, është njësoj. Çmimet janë të larta kudo. Është normale që restorantet të jenë të shtrenjta, është vend turistik. Kudo që të shkosh në Evropë, çmimet në restorante janë më të shtrenjta. Por pagat e tyre janë të larta dhe ata mund të përballojnë të shkojnë në restorant. Këtu ulesh, 500 denarë është një porcion për të ngrënë, dhe dy kafe janë 300 denarë”, shprehet një turist.

Nga ana tjetër operatorët e varkave në Strugë ankohen se çdo verë numri i vizitorëve po ulet. Ata thonë se të dielave, plazhet janë pothuajse gjysmë të zbrazëta.

“Nuk është ashtu siç duhet të jetë. Njerëzit shkojnë në vende të tjera, si në Shqipëri, Turqi, Greqi, dhe shohim që disa mysafirë që vijnë çdo vit thonë se këtë vit nuk do të vijmë në Strugë dhe Ohër, do të shkojmë në vende të tjera. Ata ankohen edhe për çmimet, duke thënë se janë të larta. Plazhet janë pjesërisht të dobëta, mysafirët janë të varfër, restorantet gjithashtu. Gjatë ditës plazhet janë bosh. Nuk është si vitet e tjera, larg asaj”, deklaroi
Nenad Guçeski-operator i varkave.

Numri më i madh i pushuesve në Ohër dhe Strugë, si këtë vit, pritet të jetë para dhe pas festave të Ilindenit, kur janë planifikuar koncerte të shumta nga këngëtarë dhe grupe vendase dhe fqinje, përfshirë Rita Orën, e cila do të performojë në Ohër më 1 gusht./Alsat.mk.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme12 seconds ago

Zjarri në Parkun e Gazi Babës, nën kontroll

Zjarri që përfshiu Parkun e Gazi Babës është vënë nën kontroll, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Sipas drejtorit...

Lajme4 minutes ago

JASHTË NORMALES: 24 vjeçari nga Shkupi tërhoqi zvarrë nënën me automjetin e tij

Më 25.07.2026, në orën 20:30, në një fshat të Komunës së Petrovecit në Maqedoninë e Veriut nëpunës policorë të SPB...

Lajme11 minutes ago

Ohri dhe Struga strehë nga i nxehti, turistët ankohen për çmimet

Shpëtimi i vetëm nga moti i nxehtë këtë verë janë plazhet në Strugë dhe Ohër. Gastronomët shpresojnë që moti i...

Lajme22 hours ago

Vjedhje prej 5 milionë eurosh në një nënstacion hekurudhor në Shkup

Në nënstacionin për tërheqje elektrike në Draçevë, mes stacioneve hekurudhore Lisiçe dhe Draçevë, është kryer një vjedhje e përmasave të...

Lajme22 hours ago

Ministri i Shëndetësisë: Uji në Gostivar ende nuk është i sigurt

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, gjatë vizitës në Spiatalin Special për Sëmundjet e Mushkërive dhe Tuberkulozin në Leshkë të Tetovës...

Lajme22 hours ago

2 turke arrestohen pasi i sulmuan policët në “Bit Pazar” të Shkupit

Më 24.07.2026 në orën 23:40, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Bit Pazar i privuan nga...

Lajme22 hours ago

“As në vitet e 80-ta s’ka pasur transmetime të tilla”, Mustafa Ademi kritikon ashpër Arena Sport M

Gazetari sportiv i RTVM-së, Mustafa Ademi, ka reaguar ashpër ndaj televizionit Arena Sport M mënyrës së transmetimit televiziv të ndeshjes...

Lifestyle22 hours ago

Reperi unik Blleki sjell projektin më të ri muzikor

Zakonisht shumica e artisrëve qoftë dhe rrepera duan të sjellin ndonjë bashkëpunim qoftë dhe me pak folk apo tallava në...

Lajme1 day ago

Forcimi i kapaciteteve institucionale, temë e takimit mes ministrit Ferati dhe IFES

Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati zhvilloi një takim pune me përfaqësues të IFES-it, ku u diskutua për rëndësinë...

Lajme2 days ago

Fshatrat shqiptare po dominojnë dhe po rriten me fëmijë, statistikat flasin qartë

Ndërsa shumë fshatra në Maqedoninë e Veriut përballen me shpërngulje dhe zbrazje, të dhënat zyrtare tregojnë një realitet tjetër në...

Trending