Connect with us

Lajme

Mot me diell dhe i nxehtë deri të shtunën

Në dy ditët e fundit do të përqendrohet mot kryesisht me diell dhe i nxehtë me ngritje graduale të temperaturave të ditës, të cilat do të arrijnë deri 38 gradë, kumtoi DPHM.

Të shtunën pasdite dhe gjatë natës drejt të dielës moti do të jetë jostabil me reshje lokale të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë e matur, vende-vende e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa të dielën erë veriore, e cila do të kushtëzojë rënie të temperaturave ditore.

Më pas pason periudha e motit stabil dhe më të ngrohtë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Në Aeroportin e Shkupit zbulohen 150 mijë paund britanikë të padeklaruar

Zyrtarët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të një pasagjeri, shtetas i huaj, i cili po udhëtonte drejt Londrës, zbuluan 150 mijë paund britanikë të cilët nuk ishin deklaruar sipas detyrimeve ligjore.

Sipas Ligjit për Punë Devizore, pasagjerit i janë kthyer deviza në kundërvlerë prej 10 mijë eurosh, ndërsa pjesa tjetër prej 141,315 paund britanikë është mbajtur përkohësisht. Siç njofton Drejtoria e Doganave, ndaj personit është ngritur kallëzim përkatës për kundërvajtje.

Nga kjo drejtori theksojnë se zbatojnë vazhdimisht aktivitete që synojnë zbulimin dhe parandalimin e transferimit të paligjshëm ndërkufitar të parave të gatshme, duke kontribuar drejtpërdrejt në luftën kundër krimit financiar.

Continue Reading

Lajme

Alarm nëpër pompat e benzinës, disa nuk japin naftë, Qeveria qetëson qytetarët!

Një situatë dramatike është regjistruar gjatë orëve të fundit në pikat e karburantit në Maqedoninë e Veriut, ku radhët e gjata dhe nervozizmi i shoferëve kanë krijuar një atmosferë paniku. Shumë qytetarë raportojnë se në disa pika të caktuara nuk po lejohet furnizimi me dizel, ndërsa në të tjera po aplikohen kufizime jozyrtare të sasisë, përcjell INA.

“Në disa benzinata thjesht nuk të lënë të mbushësh naftë dhe më kthyen mbrapsht. Është një kaos i vërtetë sepse askush nuk jep informacion zyrtar, ndërkohë që njerëzit kanë filluar të frikësohen se do mbeten pa karburant,” deklaron i revoltuar një shofer nga Shkupi.

Nga ana tjetër, Qeveria ka dalë me një njoftim urgjent për të qetësuar situatën. Kryeministri Hristijan Mickoski, pas takimeve me përfaqësuesit e industrisë së naftës, ka deklaruar se gjendja është plotësisht nën kontroll dhe se ka rezerva të mjaftueshme për të mbuluar të gjitha nevojat e vendit. Sipas autoriteteve, nuk ka vend për panik pasi furnizimi vazhdon rregullisht.

Kjo valë shqetësimi vjen në një kohë kur çmimet e naftës në tregjet botërore kanë shënuar rritje si pasojë e tensioneve në Lindjen e Mesme, çka ka shtuar dyshimet te qytetarët për një shtrenjtim të mundshëm ose bllokim të derivateve në ditët në vijim.(INA)

Continue Reading

Lajme

Durmishi: Gjithmonë jemi për paga më të larta, por duhet të ketë arsyetim ekonomik

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besart Durmishi, sonte në emisionin “Biznis21” në TV21 deklaroi se çështja e pagës minimale është shndërruar në një arenë politike ditore dhe se çdo rritje eventuale duhet të ketë arsyetim ekonomik.

“Më vjen keq që një temë kaq serioze si paga minimale është bërë arenë e politikës ditore. Ne kemi rreth 30 mijë persona që marrin pagë minimale, nga gjithsej 750 mijë sa kemi në nivel shteti. Nga këta 30 mijë persona, gjysma prej tyre janë njerëz që kanë hapur vetë biznese, përkatësisht kompani si tregtarë individualë dhe kanë edhe të ardhura të tjera”, tha Durmishi.

Ai shtoi se si qeveri gjithmonë janë të qëndrimit se pagat duhet të rriten, por se duhet të merren parasysh edhe parametra të tjerë ekonomikë.

“Sinqerisht, asnjëherë nuk kemi thënë se rritja është e mjaftueshme. Gjithmonë jemi të qëndrimit se pagat duhet të rriten, por duhet të ketë bazë ekonomike. Duhet të shohim edhe produktivitetin dhe të mos shkaktojmë probleme të tjera. Nëse shkojmë me zgjidhje ad-hoc dhe me përmbushjen e kërkesave populiste të opozitës, nëse reagojmë në këtë mënyrë pa arsyetim ekonomik, mund të shkaktojmë inflacion. Ndërkohë, kompanitë me numër më të vogël të të punësuarve mund të përballen me implikime financiare dhe të detyrohen të ndërmarrin hapa për të larguar punonjës”, deklaroi Durmishi.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 minutes ago

Në Aeroportin e Shkupit zbulohen 150 mijë paund britanikë të padeklaruar

Zyrtarët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të një pasagjeri, shtetas i huaj, i cili po udhëtonte drejt...

Lajme4 minutes ago

Alarm nëpër pompat e benzinës, disa nuk japin naftë, Qeveria qetëson qytetarët!

Një situatë dramatike është regjistruar gjatë orëve të fundit në pikat e karburantit në Maqedoninë e Veriut, ku radhët e...

Lajme16 hours ago

Durmishi: Gjithmonë jemi për paga më të larta, por duhet të ketë arsyetim ekonomik

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besart Durmishi, sonte në emisionin “Biznis21” në TV21 deklaroi se çështja e pagës minimale është shndërruar në një arenë...

Lajme16 hours ago

Kujdes shoferë: Pezullimi i patentës nis pas SMS-it të dytë

Ndalimi i drejtimit të automjetit i vendosur me vendim të formës së prerë të gjykatës nuk do të shënohet më...

Sport20 hours ago

Nafta pritet të shkoj në “hava”: Çfarë e pret Maqedoninë e Veriut?

Çmimet e naftës në Maqedoninë e Veriut pritet të pësojnë rritje të ndjeshme gjatë javës së ardhshme, si pasojë e...

Lajme1 day ago

Altron Ismani zgjidhet kryetar i nëndegës së BDI-së në Drenovec

Në degën e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë është mbajtur një takim me përfaqësues dhe banorë nga Drenoveci, ku...

Lajme1 day ago

“Mbajnë gjallë gjuhën shqipe”, Edi Rama takon fëmijët e Manastirit

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka shpërndarë pamje nga pritja që u ka bërë kryeministri Edi...

Lajme1 day ago

VLEN: Edhe një pishinë moderne për Çairin, investim prej një milion eurove

VLEN po vazhdon me punë të mira dhe projekte konkrete që ndryshojnë jetën e qytetarëve, ndërsa Çairit po i shtohet...

Lajme2 days ago

Mickoski: Situata me naftën është stabile, qytetarët të mos shqetësohen

Nuk ka vend për shqetësim, situata është plotësisht nën kontroll. Ka furnizime me karburant dhe nevojat për naftë janë përmbushur...

Lajme2 days ago

Qoku: VLEN në krah të studentëve për provimin e jurisprudencës në shqip

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku, ka njoftuar se grupi parlamentar i këtij koalicioni ka pritur sot në Kuvend studentët...

Trending