Connect with us

Lajme

Tetovë, nëna e rrahë në rrugë fëmijën 4-vjeçar e më pas e braktisë

Një rast i dyshuar i keqtrajtimit të një fëmije është raportuar më 9 qershor 2026 në SPB Tetovë.

Sipas informacioneve, rreth orës 14:15 në rrugën “Iliria” në Tetovë, një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës së saj, të moshës tre deri në katër vjeç.

Siç bëhet e ditur, pas reagimit të kalimtarëve të rastit, të cilët kanë ndërhyrë për ta mbrojtur fëmijën, gruaja e ka lënë të miturin në rrugë dhe është larguar me një karrocë ku ndodhej një tjetër fëmijë i mitur.

Për rastin janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale në Tetovë. Autoritetet po ndërmarrin masa për identifikimin e autores së dyshuar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fëmija, pas marrjes së ndihmës mjekësore, i është dorëzuar Qendrës për Punë Sociale në Tetovë për trajtim të mëtejshëm.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Drejtori i Vardarit, Milenko Nedellkovski kërkon Federatë dhe Ligë Futbolli pa shqiptar

Gazetari fashist dhe aktualisht drejtues ekzekutiv i Klubit të Futbollit “Vardar”, Milenko Nedellkovski, ka komentuar dënimet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) ndaj KF Shkëndija, duke e lidhur çështjen me strukturën e ligave vendore në rajon.

“Në Ligën e Futbollit në Maqedoni luajnë ekipe maqedonase. Në Shqipëri luajnë ekipe shqiptare, në Kosovë kosovare, në Serbi serbe… e kështu me radhë. Emisione debati, çfarë janë këto?!”, ka shkruar Nedellkovski, ndërsa racizmi i tij vjen nga reagimet dhe dënimeve disiplinore ndaj KF Shkëndija nga FFM, si dhe diskutimeve për mundësinë e ndryshimeve në garat vendore.

Nedellkovski aktualisht mban postin e drejtorit ekzekutiv në KF “Vardar”, një nga klubet më të mëdha të futbollit në vend. Ndërkohë, KF Shkëndija është klub nga Tetova që garon në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut dhe është një nga ekipet më të suksesshme në vitet e fundit në kampionat. Së fundmi, Shkëndija u dënua më 105.000 euro gjobë, katër ndeshje pa publik dhe përjashtim nga Kupa e Maqedonisë 2026/27./Koha.mk/

Continue Reading

Lajme

Sot është dita e fundit në shkolla, nxënësit nisin pushimet verore

Sot është dita e fundit e mësimit për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në vend. Pas përfundimit të vitit shkollor, ata do të jenë në pushim veror deri më 31 gusht.

Për më shumë se 14.500 maturantë, mësimi përfundoi më 15 maj. Ndërkohë, nesër (11 qershor), maturantët e regjistruar për provimin shtetëror të maturës do t’i nënshtrohen provimit të detyrueshëm ekstern në gjuhën amtare – maqedonase, shqipe, turke ose serbe.

Kandidatët që kanë zgjedhur maturën profesionale shtetërore dhe maturën artistike shtetërore do ta japin këtë provim më 12 qershor. Ndërkaq, pjesa e parë e maturës, provimi zgjedhor ekstern, u zhvillua më 6 qershor.

Sipas të dhënave zyrtare, nga gjithsej 14.587 nxënës të regjistruar për provimet e maturës, 12.184 do t’i nënshtrohen maturës shtetërore, 2.276 maturës profesionale shtetërore, ndërsa 127 nxënës janë regjistruar për maturën artistike shtetërore.

Në të njëjtën kohë, gjysmëmaturantët gjatë këtij muaji duhet të kryejnë regjistrimin në vitin e parë të arsimit të mesëm. Aplikimi do të bëhet në mënyrë elektronike përmes portalit Uslugi.gov.mk, duke përdorur qasjen e dedikuar për nxënësit nga llogaritë e tyre në schools.mk.

Pas aplikimit online, kandidatët do të duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në shkollat ku kanë aplikuar.

Continue Reading

Lajme

Sekuestrohen 312 puro kontrabandë në Tabanoc, kallëzim penal ndaj shoferit të autobusit

Një sasi e madhe purosh me vlerë rreth 4 mijë euro është sekuestruar nga ekipet mobile të Drejtorisë së Doganave gjatë një kontrolli të detajuar të një autobusi në pikën kufitare Tabanoc.

Siç njoftojnë autoritetet doganore, kundër shtetasit të Maqedonisë së Veriut, K.B., është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Kumanovës për veprën penale të kontrabandës, e paraparë dhe e dënueshme sipas Kodit Penal. I dyshuari është shofer autobusi, i punësuar në një kompani që merret me transport ndërkombëtar rrugor.

Autobusi u ndalua për kontroll të hollësishëm nga ekipi doganor mobil pas dyshimeve të ngritura gjatë procedurës së rregullt kufitare. Gjatë kontrollit, nën ulëse dhe në një zgavër të fabrikuar të autobusit u zbuluan gjithsej 312 puro të prodhuesve të ndryshëm.

Sipas vlerësimeve të autoriteteve, detyrimet e papaguara ndaj shtetit arrijnë në rreth 174.900 denarë.

Produktet e akcizës që ishin objekt i tentativës për kontrabandë janë sekuestruar, ndërsa me urdhër të Prokurorisë Publike të Kumanovës do t’i dorëzohen Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Sekuestruar.

Nga Drejtoria e Doganave theksojnë se kontrollet e intensifikuara në pikat kufitare do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim parandalimin e tregtisë së paligjshme të produkteve të akcizës, mbrojtjen e interesave financiare të shtetit, ruajtjen e shëndetit publik dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme3 hours ago

Drejtori i Vardarit, Milenko Nedellkovski kërkon Federatë dhe Ligë Futbolli pa shqiptar

Gazetari fashist dhe aktualisht drejtues ekzekutiv i Klubit të Futbollit “Vardar”, Milenko Nedellkovski, ka komentuar dënimet e Federatës së Futbollit...

Lajme3 hours ago

Sot është dita e fundit në shkolla, nxënësit nisin pushimet verore

Sot është dita e fundit e mësimit për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në vend. Pas përfundimit të...

Lajme3 hours ago

Sekuestrohen 312 puro kontrabandë në Tabanoc, kallëzim penal ndaj shoferit të autobusit

Një sasi e madhe purosh me vlerë rreth 4 mijë euro është sekuestruar nga ekipet mobile të Drejtorisë së Doganave...

Lajme3 hours ago

Ali Ahmeti i pranishëm në pritjen solemne për ditëlindjen e Mbretit Charles III

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Matthew Lawson, me...

Lajme3 hours ago

Turqia emëron ambsador të ri në Shkup, ja kush është

Alper Aktas është emëruar ambasador i ri në Ambasadën e Turqisë në Shkup, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu. Sipas...

Lajme4 hours ago

Arrestohen në Shkup 5 turistë, shtetas të Turqisë

Policia ka arrestuar pesë shtetas turq në territorin e komunës së Aerodromit për qëndrim të parregullt në vend, bën të...

Lajme4 hours ago

Tetovë, nëna e rrahë në rrugë fëmijën 4-vjeçar e më pas e braktisë

Një rast i dyshuar i keqtrajtimit të një fëmije është raportuar më 9 qershor 2026 në SPB Tetovë. Sipas informacioneve,...

Lajme1 day ago

27 vjet nga marrëveshja e Kumanovës

Sot bëhen 27 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, me të cilin iu dha fund luftës në Kosovë,...

Lajme1 day ago

Mbi 1,600 gra të lindura në Maqedoni të Veriut lindën foshnje në Gjermani vitin e kaluar

Numri i përgjithshëm i shtetasve të RMV-së të regjistruar si të huaj që jetojnë në Gjermani deri në dhjetor të...

Lajme1 day ago

Pesëvjeçari nga Gostivari u helmua me barna, dërgohet në Klinikën e Pediatrisë

Më 8 qershor 2026, rreth orës 18:40, në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar se në Repartin e Pediatrisë ishte...

Trending