Connect with us

Lifestyle

Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit

Sot pasdite iu njoftuam që ka festë në familjen e këngëtares Adelina Tahiri.

Ajo fejon vëllain e vetëm, Edmondin i cili jo rrallë herë ka bërë lajm nëpër portale duke pasur edhe fanse pas vetes, përkundër që nuk është fytyrë publike.

E ka qenë vet këngëtarja që ka bërë të ditur detaje të reja.

Partnerja e tij është maqedonase dhe quhet Bisera.

Adelina ka ndarë edhe foton e parë të çiftit.

Të trashëgohen!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lifestyle

Nga Struga në New York, drejt skenës globale – Big Nit, zëri i një brezi pa limite

Në një kohë kur skena e rap-it shqiptar po merr formë të re dhe po hapet gjithnjë e më shumë ndaj ndikimeve ndërkombëtare, emra të rinj po dalin në pah me energji, stil dhe identitet të qartë. Njëri prej tyre është Big Nit – një artist i ri, por me një vizion të madh, që po e ndërton rrugën e tij me disiplinë, ambicie dhe një qasje autentike ndaj muzikës.

Vetëm 22 vjeç, me rrënjë nga Struga dhe i rritur në New York, Big Nit përfaqëson një përzierje të kulturave që reflektohet drejtpërdrejt në tingullin dhe stilin e tij. Ai nuk është thjesht një reper që ndjek trendet – përkundrazi, ai synon të krijojë identitetin e vet në një treg gjithnjë e më konkurrues. Për të, muzika nuk është vetëm art, por një mënyrë jetese, një pasqyrim i realitetit dhe i rrugës që po ndërton çdo ditë.

Historia e tij nis krejt spontanisht – nga një moment i thjeshtë në studio me shokë, që më pas u kthye në një pasion serioz. Që në fillim, energjia dhe autenticiteti i tij u dalluan, ndërsa inspirimi nga figura të mëdha të skenës ndërkombëtare i dha shtysë për të ecur përpara. Megjithatë, Big Nit nuk kërkon të kopjojë askënd – ai ndërton versionin e tij, atë që e quan “mindset pa limite”.

Tekstet e tij burojnë nga jeta reale: ambicia, sfidat, rruga drejt suksesit dhe përjetimet personale janë thelbi i çdo vargu. Ai nuk fsheh vështirësitë, përkundrazi i përdor ato si forcë për të ecur përpara. Për Big Nit, forca mendore dhe qëndrueshmëria janë po aq të rëndësishme sa talenti.

Në një skenë që po rritet me ritme të shpejta, ai synon të dallohet – jo vetëm me muzikë, por me një identitet të fortë dhe një mesazh të qartë: beso në veten tënde dhe mos prit që dikush tjetër të të hapë rrugën. Me sytë drejt tregut global dhe me dëshirën për të ndihmuar njerëzit e tij, Big Nit është një emër që premton shumë më tepër se sa thjesht disa hite – ai është një projekt jete në ndërtim.

Kush është Big Nit përtej muzikës – si do ta përshkruaje veten me pak fjalë?

Përtej muzikës jam një djalë 22 vjeçar me rrënjë nga Struga, i rritur në New York, që po ndërtoj jetën time me disiplinë dhe ambicie për me arrit nivel tjetër.

Si ka nisur rruga jote në rap dhe kush të ka inspiruar më shumë në fillim?

Rruga ime në rap ka nis si shaka isha në studio me ca shok dhe më thanë me provu mikrofonin. E provova dhe ajo që doli na pëlqeu. Inspirimi im kryesor ka qenë Pop Smoke energji, stil dhe mënyra si e sillte veten në muzikë.

Çfarë përfaqëson emri “Big Nit” për ty?

Emri “Big Nit” përfaqëson versionin më të madh të vetes time një mindset pa limite.

Cila është historia pas këngës tënde të parë?

Kënga ime e parë ka qenë më shumë ndjenjë sesa plan—quhej “Mop”. Isha në studio në Jersey City me ca shok, hyra për freestyle dhe më pëlqeu zëri që doli. Pastaj e publikova në SoundCloud.

Për çfarë flet zakonisht në tekstet e tua – nga vijnë idetë?

Tekstet e mia flasin për jetën time rrugën që po ndërtoj, suksesin, ambicien dhe eksperiencat që kaloj. Idetë vinë natyrshëm nga ajo që jetoj çdo ditë.

Sa ndikim ka jeta jote personale në muzikën që krijon?

Jeta personale ka shumë ndikim çdo gjë që kaloj reflektohet në muzikë.

Cila është sfida më e madhe që ke kaluar deri tani në këtë rrugë?

Sfida më e madhe ka qenë me qëndru i fortë mentalisht edhe kur gjërat nuk shkojnë siç dua.

Si e sheh skenën e rap-it shqiptar sot dhe ku e vendos veten?

Skena e rap-it shqiptar është në rritje unë vij me stilin tim dhe synoj me u dallu.

Çfarë mesazhi dëshiron t’i japësh publikut përmes muzikës tënde?

Mesazhi im është: beso në veten tënde dhe mos prit askënd me të hap rrugën.

Ku e sheh veten Big Nit pas 5 vitesh?

Zoti e din më mirë, po kjo është ajo ku synoj me arrit global, duke ndihmu njerëzit e mi, me liri dhe sukses në nivel tjetër.

Në vazhdim ndiqni klipin e fundit:

Continue Reading

Lifestyle

Publikohet videoklipi i ri “Kthehu” nga Valon Islamaj

Këngëtari shqiptar Valon Islamaj ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Kthehu”, një këngë që vjen me emocione të forta dhe një interpretim të ndjerë.

Teksti dhe muzika e këngës janë realizuar nga Miti Geci, ndërsa orkestrimi është punuar nga producentët Kujtim Shala dhe Kreshnik Aliqkaj. Videoklipi i projektit është realizuar nga Enis Limani, i cili i ka dhënë këngës një dimension të veçantë vizual.

“Kthehu” vjen si një këngë të lehtë emocionale që trajton temën e mallit dhe rikthimit në dashuri, duke përcjellë një mesazh të ndjerë për publikun. Projekti është realizuar në bashkëpunim me Faber Media & Production dhe tashmë është publikuar në platformën YouTube.

Me këtë projekt të ri, Valon Islamaj vazhdon të sjellë krijime të reja për adhuruesit e muzikës shqipe, duke kombinuar melodinë e ndjerë me interpretimin e tij karakteristik.

Continue Reading

Lifestyle

Si u bë Filloreta Balaj-Elezi multimilionere? Historia e kosovares së famshme në SHBA

Ka histori suksesi që tingëllojnë si legjenda urbane dhe ka histori që ndërtohen ngadalë, me sakrifica reale, vendime të guximshme dhe një disiplinë që nuk lë vend për justifikime. Rrugëtimi i Filloreta Balaj-Elezit i përket kësaj të dytës. Sot ajo është një nga gratë shqiptare më të suksesshme në fushën e pasurive të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara, me mbi 110 milionë dollarë volum total shitjesh dhe një portofol prej 25 pronash në SHBA, Kosovë dhe Shqipëri. Por gjithçka ka nisur shumë larg luksit që e rrethon sot.

E lindur në Prishtinë, Filloreta u përball herët me pasigurinë që solli lufta në Kosovë. Në vitin 1999, familja e saj u largua drejt Shteteve të Bashkuara si refugjate. Ishte një fillim i vështirë, pa garanci dhe pa mbështetje financiare. Në atë kohë nuk kishte as plane të mëdha, as lidhje biznesi, por vetëm një vendosmëri të brendshme për të mos mbetur peng i rrethanave. Ajo e përshkruan atë periudhë si momentin kur i premtoi vetes se do të arrinte sukses, jo vetëm për ambicie personale, por për familjen dhe për ta bërë krenar babanë e saj.

Figura e Ukë Balajt, babait të saj, ka qenë boshti emocional dhe moral i gjithë rrugëtimit. Ai mishëronte disiplinën, forcën dhe krenarinë për punën e ndershme. Edhe pas ndarjes së tij nga jeta në vitin 2023, ndikimi i tij mbetet i pranishëm në çdo hap të saj. Çdo arritje, çdo investim dhe çdo rekord i ri mbart edhe një dimension personal: dëshirën për ta nderuar emrin e tij.

Në vitin 2006, pas martesës në Prishtinë, Filloreta dhe bashkëshorti i saj, Neziri, u kthyen në SHBA me vetëm 2,000 dollarë. Nuk kishte plan rezervë. Çfarë kishte ishte një etikë pune e palëkundur dhe bindja se suksesi ndërtohet me durim. Ajo hyri në botën e shitjeve dhe shumë shpejt u dallua si shitësja numër një në Art Van Furniture. Ishte një fazë formuese, ku mësoi jo vetëm si të shesë, por si të kuptojë psikologjinë e klientit dhe rëndësinë e besimit.

Lëvizja vendimtare erdhi në vitin 2020, kur vendosi të kalojë në sektorin e pasurive të paluajtshme. Në një kohë kur tregjet globale përjetonin pasiguri, ajo pa mundësi. Si REALTOR® në eXp Realty, Filloreta ndërtoi me shpejtësi një reputacion të fortë në Michigan.

Brenda pak vitesh, ajo arriti mbi 110 milionë dollarë volum total shitjesh, realizoi 25 milionë dollarë në një vit të vetëm dhe u rendit si agjentja individuale numër një në Michigan, duke fituar edhe titullin prestigjioz ICON Agent. Në Michingan prona që zotëron ajo, sot ka vlerë 1.3 milion.

Paralelisht me suksesin në shitje, ajo ndërtoi edhe portofolin e saj të investimeve. Sot, familja zotëron 19 prona në Michigan, tre në Shëngjin dhe një në Prishtinë, shumica e tyre të shlyera plotësisht. Një nga investimet më domethënëse në Evropë për të mbetet ai në Shëngjin, ku në vitin 2022 investoi 158 mijë euro; sot prona vlerësohet rreth 300 mijë euro. Për të, kjo nuk është vetëm një rritje e kapitalit, por një lidhje simbolike me rrënjët dhe me premtimin e hershëm për të mos harruar kurrë nga erdhi.

Prishtinën ajo e sheh si një treg me energji të jashtëzakonshme dhe potencial të madh zhvillimi. Planet e saj afatgjata janë të qarta: të vazhdojë zgjerimin e portofolit në SHBA dhe, në një moment kyç të jetës, qoftë kur të arrijë 50 prona private në Michigan apo kur të mbushë 50 vjeç të rikthehet më fuqishëm për të investuar dhe kontribuar në vendlindje. Për të, suksesi merr kuptim të plotë vetëm kur ndahet me komunitetin dhe vendin nga ku nisi gjithçka.

Megjithatë, dimensioni profesional është vetëm një pjesë e portretit të saj. E martuar prej dy dekadash dhe nënë e dy fëmijëve, Filloreta ka ndërtuar një model jete ku karriera dhe familja nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Ajo punon nga shtëpia dhe e konsideron kohën me fëmijët si luksin më të madh që i ka dhënë suksesi. Për të, pavarësia financiare është formë fuqizimi, veçanërisht për gratë që kërkojnë stabilitet dhe kontroll mbi jetën e tyre.

Besimi në Zot dhe dëshira për të ndihmuar të tjerët janë pjesë thelbësore e filozofisë së saj. Ajo shpesh thekson se lutet për të pasur mundësi të japë më shumë. Suksesi, në këtë kuptim, nuk është vetëm akumulim pasurie, por mundësi për të krijuar ndikim.

Historia e Filloreta Balaj-Elezit nuk është thjesht rrëfim i një ngjitjeje financiare. Është kronika e një gruaje që doli nga një realitet i vështirë, ndërtoi identitet profesional në një treg konkurrues si ai amerikan dhe mbeti e lidhur fort me rrënjët, familjen dhe vlerat. Në një kohë kur suksesi shpesh paraqitet si spektakël, rrugëtimi i saj tregon se fuqia e vërtetë ndërtohet në heshtje, me vizion, disiplinë dhe një qëllim që shkon përtej vetes.

“Kosovarja”.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme18 hours ago

Erdogan priti presidenten Siljanovska-Davkova në Stamboll, prezent edhe kreu i inteligjencës turke

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan e priti presidenten Gordana Siljanovska-Davkova në Zyrën Presidenciale në Dolmabahçe me një ceremoni zyrtare. Sipas...

Lajme19 hours ago

Inteligjenca Artificiale na bashkon me Austrinë, Festim Halili këtë semestër do të ligjërojë në Graz University of Technology

Profesori universitar në Universitetin i Tetovës, Festim Halili do të mbajë edhe këtë semestër një cikël ligjëratash në fushën e...

Lajme1 day ago

Skandal në Shkup: Nëna e rreh mësuesen gjatë mbledhjes prindërore

Më datë 15.04.2026, rreth orës 22:10, në SPB Shkup, personi me iniciale K.K.L. nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës...

Lajme1 day ago

Zgjatet gjendja e krizës për furnizimin me naftë

Kvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar zgjatjen e gjendjes së krizës për furnizimin me naftë dhe derivate, e cila...

Lajme1 day ago

Çairi përgjigjet për Haqim Ramadanin: Çdo angazhim është ligjor dhe i lidhur me punë konkrete

Nga komuna e Çairit kanë dalë me sqarim rreth punësimit të ish-kandidatit për kryetar të komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani,...

Lajme1 day ago

Parandalohet hyrja e vezëve të pasigurta nga Serbia

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kreu 1.221 inspektime të jashtëzakonshme përpara festave të Pashkëve, duke vendosur gjoba në shumën...

Lajme1 day ago

BDI: 1,000 euro në muaj për aktivist nga jashtë Çairit, ndërsa edukatoret pa 100 euro për gjashtë muaj

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair ka reaguar ashpër ndaj, siç thotë, keqpërdorimit të buxhetit komunal nga ana...

Lajme1 day ago

Kasami “me asfalt në dorë”: Promovon 4 rrugë të reja

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar për përfundimin dhe promovimin e katër rrugëve në lagjen Drenovec. Sipas...

Lajme1 day ago

Kush është Feridja nga Shkupi? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila ka përfituar ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur sërish opinionin publik pasi...

Lajme2 days ago

Bilall Kasami shpërblen nxënësit e dalluar në CodingOlympiad 2026

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vlerësuar lart suksesin e nxënësve të dalluar që përfaqësuan qytetin në garën...

Trending