Lajme
Arbër Ademi akuzon opozitën shqiptare
Koordinatori i Grupit Parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi e ka akuzuar opozitën shqiptare se me mos-votimin e Ligjit për Lojërat e fatit mbron interesat e VMRO-DPMNE-së. Në konferencë për mediat Ademi tha se për miratimin e këtij ligji është Lëvizja Anti-Bixhoz, ndërsa kundër ligjit janë vetëm Asociacioni i Kazinove dhe Bastoreve.
“Kush është kundër miratimit të këtij ligji. Është asociacioni i Kazinove dhe Bastoreve. Më thoni gjatë këtij mandati, përpos propozimit francez për të cilin janë organizuar protesta, për cilin ligj tjetër janë organizuar protesta. Janë organizuar protesta vetëm miratimit të këtij ligji për lojërat e këtij fati. Nga kush, nga mafia e kazinove dhe bastoreve. Në qoftë se shikojmë thellë dispozitat ligjore të këtij ligji, për amendamentet, më thoni ju si gazetarë, pse VMRO-DPMNE propozoi Amendament që distanca tëvogëlohjet nga 500 në 250 metra…. mua më vjen keq që e ashtuquajtura opozitë shqiptare është vendosur në shërbim të plotë të VMRO-DPMNBE-së dhe dalin këtu lexojnë kumtesa, konferenca të shtypit të cilat janë përgatitur kryekëput nga Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së”, tha Arbër Ademi, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së./tvklan.mk
Lajme
Policia e Maqedonisë së Veriut arrestoi tre persona për vjedhjen të arit
Në Maqedoninë e Veriut janë arrestuar tre persona si të dyshuar për vjedhje të arit një javë më parë në Gostivar. Paratë dhe stolitë e vjedhura do t’i kthehen pronarit, transmeton Portalb.mk.
“Zyrtarë policorë nga NJPB Gostivar, për shkak të dyshimit të bazuar se më 14.12.2025 kanë kryer vjedhje të rëndë në një shtëpi në pronësi të F.M. (58) nga Gostivari, gjatë së cilës janë marrë para dhe stoli ari në vlerë rreth 65.000 euro, i kanë privuar nga liria A.Z. (24) dhe M.Z. (27), të dyja nga Gostivari. Më pas, nga liria është privuar edhe N.I. (24) nga Tetova”, raportoi Policia, duke paralajmëruar kallëzim penal.
Policia në shtëpinë e A.Z. kishte gjetën paratë dhe stolitë e arit të vjedhur.
Lajme
Kongresi i BDI-së, Ahmeti në fjalimin e tij do të paraqesë katër rezoluta strategjike
Bashkimi Demokratik për Integrim sot në Shkup do të mbajë kongresin e pestë. Përveç ndryshimeve kadrovike dhe riorganizimin e strukturave partiake, nga ky kongres do të burojnë edhe katër rezoluta strategjike.
Në lidhje me: BDI sot mban Kongres në Shkup
Rezolutat do t’i paraqesë në fjalimin e tij kryetar i partisë Ali Ahmeti.
Burime për TV21 thonë se Ahmeti do të përcaktojë drejtimet politike të Bashkimit Demokratik për Integrim për periudhën e ardhshme katërvjeçare, si dhe vizionin për zhvillimin demokratik, institucional dhe shoqëror të shtetit.
“Ky fjalim do të shërbejë si orientim politik jo vetëm për veprimtarinë e BDI-së, por edhe për rrugën e zhvillimit të vendit në vitet që vijnë. Nga ky fjalim do të dalin katër rezoluta, të cilat përfaqësojnë boshtin themelor të angazhimit politik të BDI-së dhe do të shërbejnë si “via” që partia do ta ndjekë në mandatin e ardhshëm katërvjeçar të veprimtarisë së saj politike” – thotë burimi brenda BDI-së.
Rezolutat që do të shqyrtohen dhe miratohen nga delegatët e Kongresit të Pestë janë:
Rezoluta I – Për përforcimin e karakterit unitar të shtetit dhe konsolidimin e barazisë funksionale
Rezoluta II – Për shtetin e së drejtës, drejtësinë e pavarur dhe rikthimin e besimit në institucione
Rezoluta III – Për marrëveshjen kombëtare për përparim dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit
Rezoluta IV – Për integrimin evropian
Nga partia thonë se, këto katër rezoluta përfaqësojnë platformë dhe vizionin strategjik të Bashkimit Demokratik për Integrim për katër vitet e ardhshme dhe konfirmojnë rolin e saj si faktor kyç në drejtimin e proceseve demokratike dhe integruese të shtetit.
Lajme
Bashkim Mani varroset sot te varrezat e veteranëve në Haraçinë
Ka ndërruar jetë Bashkim Mani, 45-vjeç, ish-ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga Shkupi. I riu dje ka pësuar sulm në zemër, ndërsa nuk është ankuar më parë për shetësime shëbdetësore.
Ngushëllime kanë ardhur gjithandej Maqedonisë, ndërsa ka shkruar edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëluftëtarëve të Bashkim Manit! Ky lajm i kobshëm na kapi të gjithë në befasi. Ai ishte jo vetëm bashkëluftëtari im, por edhe një nga themeluesit e parë të BDI-së. Kujtimi i tij, guximi dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë ndër ne”, ka shkruar Ahmeti.
Bashkim Mani, babai i tre fëmijëve, do të varroset sot, në ora 15:00, te varrezat e veteranëve të UÇK-së në Haraçinë.
-
Lajme4 weeks agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme3 weeks agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
