Lajme
Dy gra ukrainase janë grabitur në një banesë në Shkup, u janë vjedhur paratë dhe telefonat
MPB ka njoftuar se dje në datë 06.02.2024 rreth orës 21:00 në SPB Shkup, I.R.(39) dhe T.L.(35), të dy nga Ukraina, me banim në Shkup, kanë raportuar se në shtëpinë ku kanë qëndruar në zonën e Qendrës, dy personat me dhunë fizike dhe kanosje u kanë marrë para, celularë dhe sende të tjera.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Lajme
Durmishi: Gjithmonë jemi për paga më të larta, por duhet të ketë arsyetim ekonomik
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besart Durmishi, sonte në emisionin “Biznis21” në TV21 deklaroi se çështja e pagës minimale është shndërruar në një arenë politike ditore dhe se çdo rritje eventuale duhet të ketë arsyetim ekonomik.
“Më vjen keq që një temë kaq serioze si paga minimale është bërë arenë e politikës ditore. Ne kemi rreth 30 mijë persona që marrin pagë minimale, nga gjithsej 750 mijë sa kemi në nivel shteti. Nga këta 30 mijë persona, gjysma prej tyre janë njerëz që kanë hapur vetë biznese, përkatësisht kompani si tregtarë individualë dhe kanë edhe të ardhura të tjera”, tha Durmishi.
Ai shtoi se si qeveri gjithmonë janë të qëndrimit se pagat duhet të rriten, por se duhet të merren parasysh edhe parametra të tjerë ekonomikë.
“Sinqerisht, asnjëherë nuk kemi thënë se rritja është e mjaftueshme. Gjithmonë jemi të qëndrimit se pagat duhet të rriten, por duhet të ketë bazë ekonomike. Duhet të shohim edhe produktivitetin dhe të mos shkaktojmë probleme të tjera. Nëse shkojmë me zgjidhje ad-hoc dhe me përmbushjen e kërkesave populiste të opozitës, nëse reagojmë në këtë mënyrë pa arsyetim ekonomik, mund të shkaktojmë inflacion. Ndërkohë, kompanitë me numër më të vogël të të punësuarve mund të përballen me implikime financiare dhe të detyrohen të ndërmarrin hapa për të larguar punonjës”, deklaroi Durmishi.
Lajme
Kujdes shoferë: Pezullimi i patentës nis pas SMS-it të dytë
Ndalimi i drejtimit të automjetit i vendosur me vendim të formës së prerë të gjykatës nuk do të shënohet më fizikisht në patentën e shoferit. Në vend të kësaj, po futet një sistem dixhital njoftimi nëpërmjet SMS-ve dhe email-it , njofton Ministria e Brendshme.
Sipas metodës së re të zbatimit të sanksionit, procesi i njoftimit zhvillohet në dy faza . Qytetarët fillimisht do të marrin një mesazh fillestar SMS , i cili përmban informacion në lidhje me llojin dhe kohëzgjatjen e ndalimit. Ky mesazh dërgohet afërsisht shtatë ditë pasi të jetë përfunduar deklarata me të dhënat e kontaktit .
Tetë ditë pas marrjes së mesazhit të parë, dërgohet një mesazh i dytë SMS dhe ndalimi i drejtimit të mjetit fillon zyrtarisht të ecë që nga momenti i marrjes së këtij mesazhi të dytë.
Ministria e Brendshme thekson se sistemi i ri eliminon nevojën që qytetarët të marrin një patentë të re shoferi me ndalim, gjë që më parë nënkuptonte kosto shtesë.
Deri më tani, sipas të dhënave të Ministrisë, më shumë se 3,000 ndalime drejtimi mjetesh , të vendosura me vendime gjyqësore të formës së prerë, janë zbatuar nëpërmjet këtij sistemi të ri.
Qytetarëve të cilëve u është lëshuar një sanksion i tillë u kërkohet të përditësojnë të dhënat e tyre të kontaktit – telefonin celular dhe adresën e email-it – në departamentet e çështjeve administrative, në mënyrë që të marrin njoftime në kohë dhe të shmangin keqkuptimet gjatë ekzekutimit të sanksionit.
Lajme
Altron Ismani zgjidhet kryetar i nëndegës së BDI-së në Drenovec
Në degën e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë është mbajtur një takim me përfaqësues dhe banorë nga Drenoveci, ku Altron Ismani është zgjedhur me unanimitet kryetar i nëndegës së BDI-së në këtë vendbanim.
Takimi u karakterizua nga një pjesëmarrje e madhe dhe një atmosferë uniteti, duke dëshmuar përkrahjen e fuqishme të qytetarëve për përfaqësuesit e tyre. Mbështetje të madhe mori Altron Ismani, i cili u vlerësua si figura që do ta përfaqësojë Drenovecin në periudhën e ardhshme.

Pas zgjedhjes, Ismani falënderoi bashkëbanorët për besimin e dhënë, duke theksuar se përkrahja që mori përbën një nder të madh, por edhe një përgjegjësi të rëndësishme.
“Ju falënderoj nga zemra secilin prej jush për mbështetjen, besimin dhe respektin që treguat ndaj meje. Ky besim për mua nuk është vetëm një nder, por mbi të gjitha është një përgjegjësi e madhe për të punuar me përkushtim, ndershmëri dhe transparencë për të mirën e lagjes sonë dhe të gjithë banorëve të saj”, tha Ismani.
Gjatë takimit u theksua edhe rëndësia e unitetit dhe bashkëpunimit mes qytetarëve, duke vlerësuar se vetëm përmes angazhimit të përbashkët mund të tejkalohen sfidat dhe të arrihen qëllimet për një të ardhme më të mirë për Drenovecin.
-
Lajme3 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme3 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
