Connect with us

Lajme

New York, Times Square – Protestë: “Jo në emrin tim”

Në zemër të Nju Jorkut, në Times Square, diaspora shqiptare u mblodh disa orë më parë në një protestë paqësore kundër vendimit të Gjykatës Speciale të Hagës. Me flamuj të Shqipërisë, Kosovës dhe Amerikës, pankarta dhe këngë patriotike, dhjetëra pjesëmarrës dërguan një mesazh të qartë: një popull, një histori, një drejtësi dhe një e ardhme më e ndritshme.

Protesta ishte spontane. Ajo filloi në orën 6 të mbrëmjes, të mërkurën, më 16 shtator 2026, menjëherë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, dhe iu bashkëngjit protestave të zhvilluara dje në Prishtinë e Hagë.

Në sheshin Times Square u shpalos një shtrirje e madhe me fotot e katër ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të shoqëruar vazhdimisht me thirrjet “Liri për çlirimtarët” dhe “Bashkë për drejtësi”.
https://youtu.be/n_9z0TcmHB8?si=g9tZuXwo8_YW9-PV
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Spanjë, sekuestrohen 2.7 tonë drogë

Policia Kombëtare spanjolle ka shkatërruar një organizatë kriminale shqiptare, e dyshuar për importimin dhe eksportimin e sasive të mëdha të kokainës drejt vendeve të tjera europiane.

Operacioni, i nisur në vitin 2025 në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, është zhvilluar kryesisht në Andaluzi, Katalonjë dhe zona të tjera të Spanjës.

Hetuesit zbuluan se grupi transportonte drogën nga Kolumbia drejt zonës së Campo de Gibraltar dhe më pas e lëvizte me makina drejt destinacioneve në veri të Europës.

Sipas policisë, organizata përdorte metoda të sofistikuara vëzhgimi. Udhëtimet e shkurtra, komunikimet e kufizuara telefonike dhe takimet e drejtpërdrejta mes drejtuesve tregonin një nivel të lartë organizimi.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar 15 persona, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar:

2.700 kilogramë kokainë;
29 automjete luksoze;
dy armë zjarri;
bizhuteri;
pasuri të paluajtshme;
llogari bankare;
goditja e parë ndaj grupit erdhi më 10 prill, kur policia kontrolloi njëkohësisht tre banesa dhe një punishte në Málaga, Estepona, Marbella dhe Churriana, ku u gjetën 1.434 kilogramë kokainë. Në të njëjtën kohë, në një vilë në Sant Just Desvern, në Katalonjë, e përdorur si depo, u zbuluan edhe 1.351 kilogramë të tjera.

Hetuesit thanë se disa prej të arrestuarve kishin lidhje familjare dhe se disa kompani të shitblerjes së automjeteve luksoze.

Këto biznese, sipas policisë, shërbenin edhe për sigurimin e automjeteve që përdoreshin në transportet e drogës.

Disa anëtarë të dyshuar të grupit u larguan nga Spanja pas nisjes së hetimit dhe u arrestuan jashtë vendit përmes urdhër-arresteve europiane dhe ndërkombëtare.

Shefi i njësisë UDYCO, Antonio Jesús Martínez Duarte, e cilësoi hetimin si “shumë kompleks”, duke theksuar se objektivi i operacioneve të tilla nuk është vetëm sekuestrimi i drogës, por çmontimi i plotë i organizatave kriminale, përfshirë strukturat e tyre financiare.

Continue Reading

Lajme

Përparim Bajrami para gjykatës: Jam i papunë, s’kam prona në emrin tim

Ish drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami i cili është i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, tha se ka të mbaruar shkollim të lartë, momentalisht është i papunë, ndërsa s’ka prona në emrin e tij.
Bajrami u soll nga paraburgimi me shoqërim policor dhe kjo është seanca e parë që paraqitet në gjykatë, pas 21 muajsh në arrati.

Në bankën e të akuzuarit ndodhet edhe ish zv.kryeministri i parë Artan Grubi, i cili në seancën e kaluar tha se nuk ndihet fajtor. I pyetur për shkollimin tha se është doktor shkence, por i papunë.
Bajrami,Grubi dhe 6 persona të tjerë akuzohen për keqpërdorimin e 9,7 milionë eurove në Lotarinë Shtetërore.

Continue Reading

Lajme

„Lirinë e kemi paguar me gjak“, Ahmeti: Duhet t’i jemi mirënjohës Amerikës që e bëri Kosovën shtet

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në një intervistë për emisionin „Off the Record“ të A2 CNN, theksoi se pavarësia e Kosovës është arritur me sakrifica të mëdha dhe me mbështetjen vendimtare të aleatëve perëndimorë.

Sipas tij, shqiptarët duhet t’u jenë përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe NATO-s për pavarësinë e Kosovës, pasi ato mbështetën rezistencën e popullit të Kosovës dhe i dhanë fund gjenocidit.

„Nuk është gjë e vogël të krijosh një shtet në Evropën e vjetër. Kosova u bë shtet. Nuk është e lehtë ta bësh Kosovën shtet kur për 150 vjet Moska dhe Beogradi investuan që ta fshinin nga faqja e dheut jo vetëm Kosovën, por edhe një pjesë të madhe të Shqipërisë“, deklaroi Ahmeti në intervistë.

Lideri i BDI-së u ndal edhe te e kaluara, duke vënë në dukje padrejtësitë historike të bëra ndaj shqiptarëve, duke filluar nga viti 1878. Ai përmendi marrëveshjet dhe konferencat e San Stefanos, Berlinit, Londrës dhe Versajës, për të cilat theksoi se gjithmonë kanë qenë në dëm të territoreve shqiptare.

Megjithatë, sipas tij, kjo është hera e parë që bashkësia ndërkombëtare, e përfaqësuar nga Amerika dhe Evropa, i ka korrigjuar këto gabime historike.
„Çlirimin në këtë luftë e arritëm me aleatët. Lirinë e kemi paguar me gjak. Prandaj duhet t’i jemi mirënjohës deri në fund të jetës Amerikës dhe NATO-s, të cilat u rreshtuan në anën e drejtësisë dhe mbështetën rezistencën për t’i dhënë fund gjenocidit dhe dëbimit të shqiptarëve. Vetëm në Shqipëri u dëbuan 800 mijë shqiptarë, pa folur për pjesën tjetër në Maqedoni“, përfundoi Ahmeti.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme15 hours ago

New York, Times Square – Protestë: “Jo në emrin tim”

Në zemër të Nju Jorkut, në Times Square, diaspora shqiptare u mblodh disa orë më parë në një protestë paqësore...

Lajme15 hours ago

Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Spanjë, sekuestrohen 2.7 tonë drogë

Policia Kombëtare spanjolle ka shkatërruar një organizatë kriminale shqiptare, e dyshuar për importimin dhe eksportimin e sasive të mëdha të...

Lajme15 hours ago

Përparim Bajrami para gjykatës: Jam i papunë, s’kam prona në emrin tim

Ish drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami i cili është i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, tha se ka...

Lajme15 hours ago

„Lirinë e kemi paguar me gjak“, Ahmeti: Duhet t’i jemi mirënjohës Amerikës që e bëri Kosovën shtet

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në një intervistë për emisionin „Off the Record“ të A2 CNN,...

Lajme23 hours ago

Kapet me mbi 1 mijë artikuj pa dokumente, arrestohet 36-vjeçari nga Kumanova

Një 36-vjeçar nga Goshinca është arrestuar në rajonin e Likovës, pasi dyshohet se ka tentuar t’i shmanget kontrollit policor me...

Lajme23 hours ago

Shtrenjtohet sërish ari në tregjet botërore

Çmimi i arit sot është sërish në rritje në tregjet botërore, duke vazhduar rimëkëmbjen pas rënies në mes të javës....

Lajme23 hours ago

Një hyrje falas në 24 orë? TAV tërheq vendimin

Komisioni për Vendimmarrje për Kundërvajtje pranë Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës e informon publikun se, në kuadër të analizës së...

Lajme3 days ago

Lazim Destani pas vendimit të Gjykatës Speciale: Kosova ka nevojë urgjente për bashkim, t’i lëmë mënjanë përplasjet politike

Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, filantropi i njohur Lazim Destani ka bërë një reagim...

Lajme3 days ago

Ali Ahmeti pas aktgjykimit në Hagë: Vendim i padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë...

Lajme3 days ago

Kasami: Keqardhje për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e vërteta historike e luftës çlirimtare nuk rishkruhet

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka shprehur keqardhje të thellë për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit,...

Trending