Connect with us

Lajme

Drejtori Festim Halili: Maqedonia e Veriut 12 vende më lartë për inovacion

Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Festim Halili ka njoftuar se ka arritur një lajm i bukur sa i përket rangimit të vendit në fushën e inovacionit.

Me punë e përkushtim të përbashkët arrihen rezultatet e mira. Jemi krenar që për herë të parë vendi ynë ngjitet lartë në listën e rangimit të shteteve në bazë të inovacionit nga organizata botërore Global Innovation Index!

❗️Lajm i bukur. Me punë e përkushtim të përbashkët arrihen rezultatet e mira. Jemi krenar që për herë të parë vendi ynë ngjitet lartë në listën e rangimit të shteteve në bazë të inovacionit nga organizata botërore Global Innovation Index.

https://www.facebook.com/photo?fbid=955342539489546&set=pcb.955342582822875
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Çairi bëhet me pishinë të re

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar për hapjen e pishinës në Çair, një projekt që sipas tij ka kushtuar 1 milion euro.
Mexhiti, ka thënë se ata po realizojnë një nga një projektet të cilat i kanë realizuar.
“Pishina sportive, me investim prej 1 milion eurosh, sot hap dyert. Një projekt i madh që për shumë kohë ka qenë nevojë dhe kërkesë e qytetarëve, e që sot bëhet realitet.
Premtim pas premtimi, po i realizojmë. Një nga një. Çdo projekt që kemi zotuar ka hyrë në rrugën e realizimit dhe çdo ditë po dëshmojmë se puna, përkushtimi dhe përgjegjësia japin rezultate. Javë pas jave, bashkë me qytetarët, po përurojmë vepra që mbeten. Si sot këtë pishinë sportive.
Kjo është qeverisja jonë. Ky është VLEN. Fjalët i kthejmë në punë, ndërsa zotimet në rezultate.
Urime!”, ka shkruar Mexhiti.

Continue Reading

Lajme

Deputeti Bytyqi: Qytetarët do të paguajnë mbi 60 milionë euro vetëm kamatë për borxhin e ri

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend, tha se huamarrja e re qeveritare prej 260 milionë eurosh do të jetë shumë më e shtrenjtë, duke marrë parasysh normën e lartë të interesit, me shtetin që paguan midis 58 dhe 64 milionë euro vetëm për interesa.

Bytyqi theksoi se çmimi për huamarrje kaq të shtrenjtë do të paguhet nga qytetarët edhe para se të ndihet ndonjë efekt ekonomik.
“Sipas EURIBOR-it aktual gjashtëmujor prej 2.562% dhe marzhit të dakorduar prej 2.10 pikë përqindjeje, kjo kredi aktualisht do të kushtojë rreth 4.66% në vit. Në varësi të orarit përfundimtar të shlyerjes, shteti do të paguajë afërsisht midis 58 dhe 64 milionë euro vetëm për interesa, dhe me tarifën e njëhershme prej 3.64 milionë eurosh, barra e drejtpërdrejtë financiare varion nga 61 deri në 67 milionë euro, pa kosto shtesë të agjencisë dhe kosto të tjera. Ky është çmimi i vërtetë që qytetarët do të paguajnë edhe para se të ndiejnë ndonjë efekt ekonomik”, tha Bytyqi.

Në të njëjtën kohë, Bytyqi theksoi se paratë nga borxhi i ri nuk do të përdoren për të përmirësuar standardin e jetesës së qytetarëve, por për tenderët kriminalë të Qeverisë.
“Gjëja më e frikshme është se këto para nuk shkojnë te qytetarët, nuk shkojnë për një standard më të lartë, por për tenderët partiakë, kompanitë e preferuara dhe luksin e qeverisë. Prandaj, LSDM, siç njoftoi, do ta kundërshtojë këtë borxh”, tha Bytyqi.

Continue Reading

Lajme

Çmime të reja të naftës për festën e Bajramit

Çmimet e benzinës dhe vajit ekstra të lehtë rriten me 0.5 denarë, çmimi i dizelit mbetet i njëjtë.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të vajit ekstra të lehtë për përdorim shtëpiak (EL-1) do të rriten me 0.50 denarë për litër nga mesnata, njoftoi Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) nuk do të ndryshojë.

Çmimi i naftës M-1 NS do të rritet me 0.330 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 51.144 denarë.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme3 minutes ago

Çairi bëhet me pishinë të re

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar për hapjen e pishinës në Çair, një projekt që sipas tij...

Lajme5 minutes ago

Deputeti Bytyqi: Qytetarët do të paguajnë mbi 60 milionë euro vetëm kamatë për borxhin e ri

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend, tha se huamarrja e re qeveritare prej...

Lajme6 minutes ago

Çmime të reja të naftës për festën e Bajramit

Çmimet e benzinës dhe vajit ekstra të lehtë rriten me 0.5 denarë, çmimi i dizelit mbetet i njëjtë. Çmimet me...

Lajme8 minutes ago

Mexhiti: Është gjetur zgjidhje për provimin e jurisprudencës, studentët duhet të festojnë

Bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti, në një paraqitje para gazetarëve, tha se studentët nuk duhet të protestojnë, por të festojnë...

Lajme9 minutes ago

Sela propozon Ligj të ri për përfaqësim të drejte dhe adekuat: Ky ligj realizon të drejtat e qytetarëve, nuk është ligj dosido

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, në Kuvend ka njoftuar se kanë dorëzuar në procedurë parlamentare Ligjin për përfaqësim të drejtë...

Lajme11 minutes ago

Mesazhi i Reisul Ulemasë, Shaqir Fetahu me rastin e Kurban Bajramit

Me rastin e festës së Kurbanit Bajramit, kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu,në urimin përcjellë me një video mesazh...

Lajme20 hours ago

Tregjet plot, qytetarët po përgaditen për festën e Kurban Bajramit

Me afrimin e festës së Kurban Bajramit, qytetarët kanë filluar përgatitjet tradicionale që shoqërojnë këtë ditë të rëndësishme për besimtarët...

Lajme20 hours ago

Interesimi i madh për blerjen e kurbanëve, pavarësisht çmimeve të larta

Tregjet e shitjes së kurbanëve nuk janë mbushur veç me kurbana, por janë mbushur edhe me qytetarë që, pavarësisht sfidave...

Lajme20 hours ago

MPB del me sqarim për të shtënat në Haraçinë

Rasti i djeshëm në Haraçinë i cili bëri bujë në opnion, ku policia ka shtënë me armë zjarri, pasi të...

Lajme20 hours ago

Maqedonia e Veriut humb 10 mijë banorë në vit nga emigrimi dhe rënia e lindshmërisë

Po lindin gjithnjë e më pak fëmijë, popullsia po plaket. Të rinjtë po emigrojnë masivisht nga Maqedonia e Veriut. Këtë...

Trending